Vëllai i Olldashit: Përgjegjësit e një katastrofe që demokratët nuk ua kanë borxh

Ornela

Nga Ardian Olldashi*

“Demokracia e narcizizmit“ e mbarsur me gjeste të bujshme, deklarata boshe, fraza të prera me masë për rrethanat dhe interesat në rrjetet sociale më bind edhe një herë që populli shqiptar është më i mirë se politikanët që ka. Sidomos e kam fjalën për atë pjesë të klasës politike që nuk arriti kurrë të ishte opozitë. Në vend që të ndërmerrnin rrugë të reja, ndoshta të vështira dhe të rrezikshme preferuan të thaheshin, të atrofizoheshin së bashku me partinë e tyre.

Koha është mësuesi më i mirë. Koha po tregon se ç‘bënë. Si karroca pa kalë në tatëpjetën e dështimit kërkojnë të kapen kudo. Kapen tek datat përkujtimore (të gabuara si çdo gjë që bënë në jetë)për të mos përfunduar në faqen qesharake të historisë si ata që shkatërruan, përdhunuan, keqpërdorën besimin dhe shpresën e manipuluar të demokratëve të vërtetë.

Nuk u „kujtuat“ me vetëdije për Sokol Olldashin një muaj pasi ishte larguar në kongresin tuaj të rimëkëmbjes, kujtoheni pesë vjet pa një ditë më pas në luginën tuaj të lotëve, ku prisni që mëshira e kohës, ndoshta kur do jeni zbardhur vetëm nga flokët t’ju falë edhe një herë pushtetin që nuk dini ta fitoni.

Ju dhe hipertrofia juaj e Unit jeni përgjegjës historikë të kësaj katastrofe që demokratët e vërtetë nuk ju kishin borxh.

 

*Vëllai i ish deputetit të PD, Sokol Olldashi

Share This Article
4 Comments
  • zotëri pa dashur të ndikoj në dhimbjen ne një vëllai për vëllain e humbur,nuk mund të ri pa shkruar nja dy fjalë për politikanin e djeshëm!
    “Ju dhe hipertrofia juaj e Unit jeni përgjegjës historikë të kësaj katastrofe që demokratët e vërtetë nuk ju kishin borxh.”-pjesë e kësaj hipertrofie,e atij mashtrimi,e atij manipulimi për demokratët e vërtetë!?
    ishte dhe sokol olldashi!ai nuk është më pjesë e të njëjtit mashtrim,por është nga gurët e thmelit!!
    ai deri ditën e fundit nuk u distancua aspak nga koka e mashtrimit ku bënte pjesë!!
    ai u mënjanua,por nuk ishte kundër!ai u habit përse UNI,zgjodhi dikë tjetër dhe jo atë!nëse do të ishte ai zgjedhja e UNIT,do të ishte i njëjtë me megafonin që pëllet sot!!
    asgjë më tepër!!

  • Vellai yt ishte nje sadist.Ne perdorimin e bandave ne zgjedhje ishte nje mjeshter,sa i futi tmerrin edhe klanit Zemunit.Kishte vetem nje te mete.:Nuk ishte shok klase me Argiten,prandaj nuk duhet t`i merrte aq seriozisht zgjedhjet brenda Trustit te Geshtenjave.

  • Demo
    Sokol Olldashi ishte nje njeri i mire, i zoti, komunikues, i zgjuar, i ditur, intelektual e i shkolluar.
    I qeshur e i dashur , sic e shihni ne fotografi
    Nuk shahet i vdekuri.
    Ngushellime familjes

    • po të marrim si etalon këto që thua ti o specialist!?
      ça dreqin kanë që shajnë enverin??
      shumë thonë të njëtat gjëra si thua ti për olldashin.
      unë nuk i bie në fije dot këtij muhabeti!?
      se më kujtohet në krah të kujt ishte olldashi,dhe tek “buzëqeshja” e tij shikoj dhëmbët shqyers të berishës!!
      të rreshtoheshe në krah të berishën në fund të ’90ës,’91,’92 ishte një përparim,por të ishe në krah të berishës pas ’92,’96,’97 e më vonë!?
      ka qënë njëlloj sikur të ishe një tradhëtar i atdheut!!
      e sokol olldashi ishte rreshtuar në krah të berishës njëlloj si xhafer deva në krah të nazizmit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *