Në esfel zemërzinjtë

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Me sa duket përpjekjet për të arritur një sukses në rrugën e reformës po japin shenja inkurajuese. Pas kaq muaj tentativash për një kompromis krejtësisht teorik e imagjinar të djallit me temjanin, më në fund po krijohet bindja se kush është dreqi në këtë mes. Do të ishte paradoksale të mendojë kush se krimi do të nënshkruajë dënimin e vet. Megjithatë përpjekjet, të paktën në parim e në sytë e botës duheshin bërë. E ata humbën plot një vit kohë që është një peshë e rëndë për ata që përplasen në dyer gjykatash. Më bëri përshtypje deklarata e një politikani me eksperiencë kur para një votimi të mundshëm me 94 vota në parlament u shpreh për një pazar të “gjësë” në radhët e deputetëve. Aspak e drejtë e bile dashakeqëse. “Gjëja e gjallë” e vërtetë nuk janë ata që thotë zotëria, por është vetë populli që pret atë që i takon e që nuk duan t’ia japin. Nuk shitet ai që anon nga e drejta. Përkundrazi. Sot po ravijëzohet ndarja mes të keqes e të mirës. Burrëria flet bashkë me të drejtën. Në esfel ta kenë vendin zemërzinjtë! Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *