Në Eurovizion do të paraqitemi me një këngë në gjuhën shqipe. Dyshja fituese e festivalit në RTSH, Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurosong me këngën “Identitet”. Kënga nuk do të përkthehet në anglisht, siçka ndodhur me shumicën e këngëve konkurruese në Eurovizion.
Mësohet se Sejko dhe Lulgjuraj janë shprehur se kënga nuk mund të përcjellë të njëjtin mesazh në një gjuhë tjetër, sepse ajo është kompozuar duke menduar dhe kënduar në gjuhën shqipe. Për këtë arsye është vendosur që ajo të mbetet e pandryshuar.