Në fakt, asgjë e çuditshme s’ka ndodhur

anazapta

Duke u munduar të gjejnë shkaqet e humbjes së thellë të koalicionit të udhëhequr nga Berisha, analistë e politikanë pranë tij citojnë rezultatin e parë të bërë publik në Ora News, i zhvilluar nga IPR Marketing në periudhën 25-30 prill. Sipas atij sondazhi, koalicioni i majtë kishte një epërsi prej vetëm 2% ndaj të djathtit – praktikisht një barazim statistikor. Dhe analistët e politikanët pranë Berishës argumentojnë se diçka e nëndheshme, e çuditshme, ka ndodhur, e cila ka bërë që, nga një barazim statistikor në 30 prill, të shkohej në një humbje katastrofike të koalicionit të djathtë në 23 qershor, me plot 18.5% diferencë.

Në fakt, asgjë e çuditshme s’ka ndodhur.

Rezultati i sondazhit të 30 prillit përfaqësonte preferencat e atyre votuesve që do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe që e kishin ndarë mendjen se për cilën parti do të votonin. Ndërkohë këta votues përbënin vetëm 75% të atyre që ishin shprehur se do të mërrnin pjesë në zgjedhje. Ndërsa 25% të tjerë, edhe pse kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në zgjedhje, nuk kishin deklaruar se për cilën parti do të votonin (16% deklaruan se ishin ende të pavendosur për cilën parti do të votonin dhe 9% nuk deshin ta tregonin preferencën e tyre).

Se sa prej tyre kane qene vertet te pavendosur dhe sa kane patur frike ta deklarojne voten ne telefon, vetem Zoti mund ta dijë, por 25% e pjesëmarrësve në zgjedhje eshte nje shifer e madhe – ajo përkthehet në rreth 430 mijë votues që nuk ishin përfaqësuar në rezultatin e sondazhit të 30 prillit. Dhe rezultati i 23 qershorit tregoi se pjesa dërmmuese e tyre ia dha votën koalicionit të majtë, i cili e mbylli garën me rreth 315 mijë vota epërsi.

Share This Article
1 Comment
  • Cfare jane keto BUDALLALLEQE te ketyre PALO ANALISTEVE te tipit LOLO OBORRI???
    Pse i jepni kaq rendesi SONDAZHEVE,kur populli voton ashtu si e gjykon vete???
    Sa per sondazhe,po ju bej cdo dite nga 10 te tille,qe te rehatoheni mire!!!
    FORMA TE TILLA ne dukje demokratike,jane me shume se LLOGJE KAVAJE NE SHQIPERI!!!
    Ne ndonje vend tjeter,fjala vjen si ne Egjypt,Turqi etj,nje REZULTAT KAQ PLEBISHITAR KUNDER REGJIMIT NE FUQI,DO TE ISHA ARRITUR PAS SWHUME E SHUME PROTESTAVE TE POPULLIT PER TE SHPORRUR KETE REGJIM KRIMINAL!!!
    Ketu tek ne kishte vetem heshtje,se regjimi FASHIST i Berishes,me falangat e tij te tipit “SS”,te GESTAPOS HITLERIANE dha prova se te VRET NE MES TE BULEVARDIT PO PROTESTOVE KUNDER TIJ!!!
    PRA POPULLI HESHTI,POR BLUANTE PER BRENDA NJE URREJTJE,QE E SHPREHU ME VOTEN E TIJ DERRMUESE KUNDER FASHIZMIT BERISHIAN!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *