UPDATE – Trageti i Norman Atlantic në flakë është jashtë kontrollit të kapitenit dhe deti po e çon drejt brigjeve të Shqipërisë – bëjnë me dije mediat italiane.
Një pasagjer ka dëshmuar për faqen online të italianes Corriere delle Sera se situata është dramatike, dhe temperatura e krijuar nga flakët në mes të detit është e tillë që këpucët ngjisin.
(Klikoni këtu për të ndjekur pamjet e tragetit në flakë)
Disa nga pasagjerët të përfshirë nga paniku janë hedhur në det – thonë mediat greke që kanë transmetuar pamje filmike nga operacionet e shpëtimit.
Trageti u nis nga Igoumenitsa me 478 persona pasagjerë dhe ekuipazh sipas burimeve greke.
Ai u drejtua drejt Ankonës në flakë pas një zjarri që shpërtheu në garazhin e makinave rreth orës 4,30 të mëngjesit.
https://www.youtube.com/watch?v=H8P4ouFFyKY
Deri tani janë shpëtuar 131 persona, sipas Marinës Italiane, 49 ndodhen tashmë në bordin e merkantilit Spirit of Pireus, 36 në bordin e Aby Jeanett dhe 36 të tjerë u tërhoqën nga helikopteri i Marinës italiane, etj.
Në bord ka ende edhe familje me fëmijë. Ka 268 grekë, 44 italianë, 54 turq, 22 shqiptarë, 18 gjermanë, 10 zviceranë, 9 francezë dhe disa rusë, austriakë, britanikë dhe holandezë.
Numri i pasagjerëve shqiptarë mendohet se është më i madh pasi shumë prej tyre përdorin pasaporta të huaja të vendeve ku kanë emigruar.
Pamje të operacionit të shpëtimit:
https://www.youtube.com/watch?v=kKfcXz5l9bA
