Kur në shumë familje ka vdekje,
dhe jemi në kohë tragjike,
as që më kërcet fare,
se kush do jetë kryetari i Partisë Demokratike!
Saliu po shkon qytet më qytet,
dhe vazhdon me foltoren,
po s’i mjaftojnë as Njëmijë vjet,
për të pastruar nevojtoren!
Saliu flet për çdo gjë,
në ligjërimet e tij të gjata,
por “harron” thelbin e gjësë,
që është shpallja e tij “Non Grata” !
Ato që ndjekin pas Berishën,
janë falanga të betuara,
një imitim i çetave të Haxhi Qamilit,
për të sfiduar Shtetet e Bashkuara!
Luli i di Saliut bëma më të mëdha,
se ato që i solli mbi tavolinë DASHI,
që sigurisht do t’i hedhi në treg,
kur Saliu zullumin akoma ta trashi!
Pisllëqet dhe krimet që kanë bërë tok,
kurrë s’do të dalin në dritë,
po nëse Saliu ngul këmbë,
dosja e tij do të bëhet publike një ditë!
Gjer tani fushën e betejës,
Lulëzimi e kontrollon,
ai sillet sikur Saliu,
fare-fare nuk ekziston!
Saliu kërkon të rimarrë PD-në,
pastaj si me magji dhe pushtetin,
ata që janë me këmbë në tokë thonë:
“Në çmendurinë e tij lëreni të shkretin!..”
Kemi thënë se nuk na dhimbset PD-ja,
as Lulashi dhe as Salia,
po na dhimbset e ardhmja jonë europiane,
dhe mbi të gjitha demokracia!
Saliu është rifutur si pykë në politikë,
siç po e shikoni dhe dëgjoni,
me një opozitë copë-copë,
është e pamundur të ndodhë rrotacioni!
Berisha ëndërron syhapur,
të rimarrë postet që ka patur,
duke u shpalosur çdo ditë,
si një psikopat i spikatur!
Po për fatin e tij të keq,
nuk do realizojë asnjë nga ato plane,
Lulit i mjafton për të mundur Berishën,
vetëm karta e fortë amerikane!
Përballë Departamentit të Shtetit,
një farë Kokalari se ku e ka gjetur ai,
po nja 100 Elvi Kokolari,
i gjej unë vetëm në Tennessi!
A.DUKA

kur lexova strofën e parë thash që duka paska mbledhur mëndjen
“Kur në shumë familje ka vdekje,
dhe jemi në kohë tragjike,
as që më kërcet fare,
se kush do jetë kryetari i Partisë Demokratike!”
por shumë shpejt e kuptova se ishte gënjeshtra e radhës!!
pas gjithë asaj që ka shkrua për “atë që nuk i intereson”,na del se i intereson aq shumë sa,ilir meta një herë e një kohë!atë kohë kur solli në pushtet dobiçin e ahmetit dhe shokun e dukës!!
edhe ilirit,floririt të skraparit,ja lëpiu tërë të vjellat që i kishte lëshuar surratit për 4 vjet rresht!!
për tia rivjellë prapë pas ’17ës!!
tashti “pavarsisht se si inteeson” se kush do jetë në krye të PDs,prapë ka qef të ketë lulkën buzëkuqe!lulkën “nevrike”,lulkën që më vonë do ta mbrojë dhe më shumë,do ta quaj shpëtimtarin e shqipërisë!!
rroft lul basha,e të shpresojmë që të mos na nxisë beni një ditë të themi rroftë sali kriminel berisha!!
nuk i dihet metamorfozës së “burrërisë” shqiptare!!
është proverbiale!!
ARBEN DUKA, 10 prill 2015 në 3:56 MD. (facebook)
Lulashi e ka gjetur formulën por….
Luli më në fund,
e ka gjetur vulën,
se për një shpëtim,
ka gjetur formulën!
Më në fund ka gjetur,
formulën magjike,
për ta nxjerrë Atdheun,
nga gjendja kritike!
Luli ka formulën,
medemek recetën,
që të gjithë shqiptarëve,
t’ua nsryshojë jetën!
Nëse ke formulën,
Lul o shakaxhi,
pse s’e përdore,
atë në bashki?!
Nëse do ta kishe,
more Lul zgjyra,
me Tiranën tonë,
do bëje çudira!
Nëse ke formulën,
o krye makut,
pse në Tiranë,
bëre thjesht një Mut?!
Sot që po gjykojmë,
punën te bashkia,
them formula jote,
është mutëria!
Me recetën tënde,
o Lulash katrani,
do të qelbet erë,
i gjithë vatani!
Ndaj çfarë kemi thënë,
presje dot s’i heq,
nga ty me qiri,
s’gjen dot më keq!
Ti je sot në fakt,
shëmbull ideal,
për atë që quhet,
kryetar skandal!
Je ai që s’duhesh,
në asnjë bashki,
ndaj çdo fjalë që thua,
është demagogji !
Pa filluar fare,
je komplet i djegur,
një shembull perfekt,
që nuk duhet ndjekur!
Dhe për punë të zërit,
mbaje me kadale,
se këto o djalkë,
janë zgjedhje lokale!
Po ti po i bie,
një tjetër muzike,
sikur këto janë,
zgjedhje politike!
Pushtetin qëndror,
ti ke dalë të gjuash,
sepse për bashkitë,
nuk ke çfarë të thuash!
Nuk ke të shpërndash,
një eksperiencë,
se gjithë puna jote,
flet për dekadencë!
Tani vërtet hidhesh,
tama si mëzat,
po ti për pozitën,
je vërtet një fat!
Je vërtet një fat,
dhe një referencë,
se si s’mund të ndiqet,
kjo eksperiencë!
Do thonë -”S’mund të jemi,
si ai që ishte!”
ndaj formula jote,
është një mutërishte!
Ndaj formulë zeza,
që në treg ke qitur,
është një formulë,
për tu neveritur!
O Dukë, shokun Lulzim Basha dikur e quaje Lulash katrani që qelbte vatanin, dhe formulën e tij thjesht një mutërishte. Po po, një mutërishte që është fat për pozitën por një eksperiencë që nuk duhet ndjekur. Pra i ke thënë të gjitha, dhe sa më sipër ke shkruar, vërteton pse e mbron Lulashin tani, ashiqare sepse është fat që Rama ka përballë një katran të tillë. Puna është që si ka mundësi që një mutërishte e tillë si Lulashi të ketë KARTËN AMERIKANE? Dakord që SHBA-të dihet që favorizojnë autokratë, por që favorizojnë apo mbrojnë edhe mutërishte, ky është kulmi! KY ËSHTË DHE THELBI O DUKË!