Në Francë e konsiderojnë pensionist, Ranieri bën marrëveshjen me Nantes

Gazeta Dita

Në Ligue 1 ka nisur një çështje, Claudio Ranieri! Ish-trajneri i Leicester City ka gjetur marrëveshjen me Nantes për sezonin e ardhshëm, por në Francë ka një rregull që i ndalon 65-vjeçarët të drejtojnë pa pasur një leje të veçantë pune, një rregull ndaj të cilit ka dalë kundër edhe Domenech, numri 1 i sindikatës së trajnerëve në Francë. Praktikisht, për të punuar te Nantes, Ranieri pati nevojë për një leje të veçantë sepse konsiderohet pensionist.

Gjatë karrierës së tij si profesionist 65-vjeçari Ranieri ka punuar me Cagliari, Napoli, Fiorentina, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Parma, Juventus, Roma, Inter, Monaco, Leicester dhe kombëtaren e Greqisë

Federata Franceze e Futbollit ndihmoi në marrjen e kësaj lejeje dhe Ranieri është bërë zyrtarisht trajneri i ri i Nantes, duke ngjallur një debat të madh në Ligue 1.

Pasi refuzoi 10 milionë euro neto në sezon nga Kina dhe i dha “jo” ofertës së Saint Etienne, “King Claudio” zgjodhi Nantes. Leja e veçantë, që mori Ranieri, është marrë më parë nga “legjendari” i Auxerre, Guy Roux, në vitin 2007. Ranieri ka qenë pushim të nga muajit shkurt kur u shkarkua nga Leicester

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *