Qeveria premton që Shqipëria do ketë 24 orë ujë në… fund të 2027

Edona Llukacaj

Sipas planit afatmesëm të buxhetin për periudhën 2020-2022, qeveria parashikon që në fund të vitit 2022 furnizimi mesatar me ujë në rang vend, nga 13 orë që është këtë vit, të bëhet 16 orë.

Me një rritje të lehtë të buxhetit për sektorin ujësjellës kanalizime, që ka shifrën 11.98 mld në vitin 2022 nga 10.38 mld lekë që është këtë vit, qeveria parashikon që të ndërmarrë investime që mundësojnë furnizim 24 orë me ujë dhe shërbime për zonat bregdetare.

Ndërkohë që, bazuar në programin e ujësjellës-kanalizime, ku qeveria është bazuar për hartimin e tij, specifikohet se mbulimi me shërbimin e furnizimit me ujë për të gjithë popullatën, parashikohet të arrihet në vitin 2027.

Zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm konsiderohet në dokument  si një nga prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë që, kjo pritet të arrihet edhe përmes përmirësimit të menaxhimit të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, që në shumë qytete operojnë negativisht. Për këtë arsye, këtë vit është ndryshuar 2 herë edhe metodologjia e subvencionimit nga ana e buxhetit të shtetit, ndërkohë që autoritetet kanë kërkuar publikisht që këto shoqëri të mos përdorin rritjen e tarifave, si formë për të rritur të ardhurat./Scan

e.ll./dita

Share This Article
22 Comments
    • Deri ne vitin 2050 kur te behem une kryeminister do kenu 24 ore ne dite uje te pijshem prej verteti,buke me miell jo kancerogjen,per karburantet nuk do te merret 1200 leke akcize per liter nga qeveria sic merret sot,por vetem 200 leke,duke i ulur cmimet e bukes,vajit,sheqerit,makaronave,miellit 50%!
      Kush te rroje ta gezoje!
      Sot per sot hani …mut,qeras Rama dhe Veliaj!

  • Ne fund te 2027 rajoni dhe bota do te kene mungese te madhe uji andaj edhe Vucic po bene c mose ta ndaje veriun e Kosoves dhe te ve nen administrimin serb ( vetem e vetdm shkaku i 400 miljon m3 uje qe ka liqeni) dhe bashke me Veriun edhe Liqenin e Ujmanit kurse , Shqiperije
    ” do te kete 24 ore uje ne dite “..!

  • Genjeshter me e madhe nuk ka .
    Vlora ne lagjen lirim, Cole, karabash mehalla ,Muradie, Lagja e re ose sic njihet partizani. Topana etj ka dy ( 2) here ne dit uje nga ora 06 deri 07 mengjezit dhe nga ora 18.00 deri 19.00 e darkes . Kjo eshte ulerim.
    Ska nje projekt dhe as plan per furnizim me uje te pakten 3 here ne dite .
    Vlora eshte sic i thone qytet turistik A mortja.

    • Po hoqem palmat ore dhe shtruam detin me beton. Tani po thajme lumenjte per Hece, c’e doni ujin ju ne Vlore.
      Lahuni ne det po te keni nevoje, po shkoni andej nga nuk arrin nevoja e lokaleve

  • Edhe Erion Velia “i pare” ,keshtu premtoi para gati pese vitesh :”brenda ketij mandati Tiranes do ti hiqen depozitat neper terraca” ndersa ,Erion Velia” i dyte”e shtyu kete refrenin zgjedhor,per ne vitet 2025,tashti po e “cojne”ne 2027 se deri atehere do te kene vdekur nji pjese e atyre qe u genjyen njihere, tashti do te jene te tjere ata qe genjehen per here te pare!

  • Sa u gezova kur mesova qe paskemi 13 ore uje ne dite! Do te na jete prishur rubineti i çezmes, qe ne Petrele u be kohe qe kishim 20 minuta uje (lumi), kurse tani, me perpjekjet heroike te UKT, nen udheheqjen e lavdishme te Qeverise, vjen 1 ore deri 1 ore e çerek uje i paster Erzeni. Rrofte Qeveria jone e lavdishme! Lavdi UKT dhe saldatoreve te saj trima!

  • Uhuhuhuhuhuhuhuh, rrena e rradhes, po ka nje kopili ketu, do edhe 8 vjet qe te merret vesh qe ishte rrenë. Deri atehere do te jete harruar dhe njerezia do te jete gati per rrenën e re.

    • me e keqja nuk eshte tallja e tyre.

      me e keqja dhe fatalja eshte indiferenca e hallexhinjeve,

      jane bashkepunetor ne krim, jo viktima.

      rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik.

  • Ju dh….. mu në projektet tuaja. Ju në Tiranë dhe furnizonin dy herë në ditë nga 20 minuta nga i gjetet 13 ore(??!!). Maskarenj në paguajmë taksa, paguajmë ujin që konsumojmë nga rubineti, blejmë ujin e pijshëm, ka investuar cdo familje për depozita e pompa dhe kështu koston e ujit për familje apo biznese e kemi me të lartë ndoshta në Europe (janë të lutur të mburren për këtë sidomos kjo ministresha e egere infrastrukturës, që do na sillte ndryshimin). Vazhdoni me spektakle mashtruese. Turp te kini.

  • NE FIER U HODHEN 30 MILION EURO NE 2018.

    UJE NUK KA, POR PEDONALE BETONI TEJ E TEJ.

    RROFTE PARTIA QE NA PUNON PARA E MBRAPA

  • E dini ju se sa Meter Kub uje derdhet ne Vjose qe nga Subashi deri ne Tepelene dhe nga Permeti deri ne Uren e Dragotit ?
    Mbi 16-17 Meter kub/sek .
    E dini ju se sa Meter kub uje derdhet ne det qe ptej Rrapit te famshem te Ujit te Ftohte deri ne gjiun e Pashait ?
    Mbi 30 M3 / sek
    Sikur Ujin e famshem te Bogoves ta çonin per uje te pijshem do te furnizohej nje Qytet me 400 Mije banore per 24 ore non stop.
    E dini ju se sa Boliere nga 500- 1000 Litra une jane mbi Taracat e pallateve dhe shtepive ne Tirane ?
    Mbi 100 Mije boliere .
    E dini sa Boliere ka Vlora ?
    35-36 Mije Boliere .
    E dini ju se sa € kushton Instalimi i nje Bolieri me te gjithe aksesoret .
    Me se paku 250 Euro 1 Bolier X 35000 boliere = 8750000 € .
    Po sikur keto leke te investoheshîn ne ujin e pijshem ?’
    Ne se Qeveria do te sillte ujin e pijshem ne nje mandat atehere detyra do te quhej e perfunduar
    Po kush do ta bej , Edi D’Rama ?

  • Ndertimi kullave shumekateshe ne qender te Tiranes po shkaterron infrastukturen e qytetit, ne ujesjellesin, ne shkarkimet e ujrave te zeza, ne rrjetin elektrik, ne qarkullimin e automjeteve dhe te kembesoreve, ne linjat telefonike e tjere e tjere. Vetem per te siguruar infrastukturen e duhur te shkarkimit te ujrave e te tjera per kullen 35 kateshe qe filloi ndertimin ne oborrin e Hotel Tiranes dhe ne trotuarin afer tij, u hap kanali ne tere bulevardin Zogu i Pare. Kush paguan keto shpenzime Ka disa jave qe banoreve rreth e rrotul u mungon uji, korrenti dhe sasia e pluhurit eshte maksimale. Po disa qindra makina qe do te vijne tek kjo kulle nga do te kalojne??? Kudo vrehet nje shkaterrim apo grabitje kolosale e hapesirave jetike te banoreve te Tiranes. Asnje pellambe toke nuk po mbetet pa u betonizuar ne Tirane. Vetem kulla qe sigurojne fitime marramendeshe per pak vipa por nuk permiresojne jeten e banoreve te Tiranes. Si do te furnizohen me uje te papijeshem banoret rreth e rrotull ketyre kullave, sa automjete do te sillen ne qender te Tiranes, uji i pijeshem i Selites ne rubinet tashme eshte vetem kujtim i kendeshem i kohes te Enver Hoxhes.

    • or taj tiranas a na trego pak kur eshte bere Bovilla dhe a ishte gjalle Enver Suma ne ate kohe? Ukit te Seites i humi nomi e nishoni qysh ne vitin 1975. Vetem Blloku dhe rruga Ali Demi merrnin uje Selite, te tjeret i meshonin Bovilles.

      • O plaku!
        Mire xhaxhi e beri Bovillen per 200 mije banore,po keta shpellaret dhe mjekerrcapet cfare bene me teper per 1 milion banore?
        Po 300 lavazhet dhe uji i bashkise qe vadit vetem anet e Lanes,sa per te thene,a e di ti sa m/3 harxhojne ne dite?
        A e ke kuptuar ti plaku se Veliaj ta ka futur deri ne rreze se te furnizon me uje te piste dhe ts faturon per uje te pijshem dhe ti hesht o rrote cari!

  • Kjo është TRAGJIKOMEDI, të qeshësh apo të qash, apo që të dyja bashkë ???
    Shqipëria kishte ujë 24 orë që në vitin 1960 kur ishte Enver Hoxha , më pas erdhi SALI MUTI dhe shkatërroi gjithçka, tani erdhi ky GALLOFI PIKTOR I NGAZËLLYER dhe premton PA PIKË TURPI që pas 28 vitesh do të ketë ujë 24 orësh Shqipëria , pra pas 47 vitesh DHJEROKRACI populli shalëmut dhe idiot shqiptar do këtë ujë , por ashtu si ka shkruajtur dhe një komentues më sipër ,pas 28 vitesh bota do jetë në KRIZË PËR UJË TË PIJSHËM , ne që tani s’kemi ujë të pijshëm ,kur të ketë krizë ku do ta gjejmë ????
    O POPULL BAGËTI , O POPULL DRITËAHKURTËR , E PËSOVE SI AI CINXRAMIU QË DOLI NGA BAJGA E LOPËS DHE ….. E HËNGRI SKIFTERI …

    • KORÇARO ne c’vit ke lindur ti? Ate punen e ujit 24 ore ne kohen e Enver Sumes e ka me te degjuar nga babi apo gjyshi, apo e ke pare ne enderr?

  • Ne kohen e largqoftit te pakten ne Kavaje nga jam un megjithmend ne disa pallate kishte rubineta ne shtepi por jo uje( shumica e kavajsve zininradhe tek çesmja e sportit (siç quhej atehere nje burim )qe filloi te zinte krimba ,por edhe sot ne demokraci nuk ka me shume se nje ore uje ne dite (i papijshem dhe kjo ne dimer sepse ne vere te takonte ta blije dhe kete 10000 depoziten prej 1000 litrash.Se ku e kan gjetur kete 13 ore ne dite nje zot e din.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *