Në fushën e gjelbër por jo për të luajtur, Liga e Futbollit vijon me kërkesat

time

Këtë të shtunë ekipet e futbollit zbritën në fushë ashtu siç ishte parashikuar në kalendarin e Kategorisë Superiore për të lexuar sërish kërkesat drejtuar qeverisë shqiptare.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ditë më parë iu drejtua me një letër të hapur kryeministrit Rama ku i kërkoi angazhimin e tij personal për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Sakaq, Liga Profesioniste e Futbollit vijon të insistojë se sporti më i dashur për shqiptarët nuk do të fillojë deri sa qeveria të përmbushë kërkesat e tyre.

Kërkesat kanë të bëjnë me uljen e TVSH-së në masën 6%, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet tatimore, fiskale dhe te sigurimeve shoqërore, ligj të ri për sponsorizimet dhe shtrirjen e efektit të pezullimit të tatimit mbi të ardhurat për lojtarët në 2-10 vjet.

h.b/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *