Komisioneri i qeverisë për anitsemitizmin në Gjermani ka paralajmëruar hebrenjtë atje për rreziqet e përdorimit të kippah-s (fesit tradicional të hebrenjve) në publik, kur sulmet kundër hebrenjve janë në rritje, raporton Dita, duke cituar mediat e huaja.
Në një intevistë për një organ mediatik gjerman, komisioneri Felix Klein tha se ai nuk i këshillonte hebrenjtë ta vinin kippah-n në kokë në Gjermani, një sugjerim krejt i kundert me atë që ai kishte dhënë më parë.
Kjo këshillë vjen në një kohë kur statistikat e ndryshmë tregojnë një rritje të ndjeshme të antisemitizmit në të gjthë Europën, fakt për të cilin mbahen përgjegjës kryesisht mediat sociale, që janë relativisht më pak të kontrolluara dhe ku shumë persona propagandojnë pikëpamjet ë tyre ekstremiste. Rritja e nivelit të antisemitizmit, sipas komisionerit, është e lidhur edhe mungesën e trajnimit të mësuesve dhe njerëzve të ligjit, të cilët duhen të jenë më të qartë rreth çfarë është “sjellje e papranueshme” dhe çfarë është e lejuar me ligj e çfarë jo.
Frika e shprehur e komisionerit duket se justifikohet edhe nga ekspertët, që theksojnë se, ndonëse antisemitizmi ka qenë gjithmonë prezent në shoqërinë gjermane, kohët fundit njerëzit janë bërë më agresivë.
Në fakt, krimet antisemitike u rritën me 20% në Gjermani vitin e shkuar, kur 90% e tyre u kryen nga elementë të ekstremit të djathtë.
Ndërsa policia raportohet të jetë udhëzuar për vigjilencë, hyrja e të djathtës ektreme në parliamentin gjerman, e cila vë në diskutim mbajtjen përgjegjëse të Gjermanisë për persekutimet e tmerrshme të luftës së dytë botërore, ashtu si edhe pranimi i mbi një milion refugjatëve kryesisht të besimit mysliman kanë ndryshuar atmosferën e tolerancës në Gjermani.
e.ll./dita
