Një banesë është djegur tërësisht këtë të dielë, në fshatin Kokodhiq të Gjirokastrës.
Banesa është shkrumbuar brenda pak minutash nga zjarri, për shkak se vatra e zjarrit ishte shumë e madhe dhe nuk u shua dot, përtej përpjekjeve.
Në fakt, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë luftuar me zjarrin për ta vënë në kontroll. Sipas shefit të PMNZSH, Kutjim Bizhgani, zjarri ka shkrumbuar një depo dhe 2/3 e banesës megjithatë zjarri u arrit të vihej nën kontroll pa shkaktuar dëme të tjera.
Fatmirësisht, nga ky zjarr, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërsa shkak i zjarrit ka qenë një pakujdesi.
e.ll./dita
