Trëndafili (Bukuroshja e fjetur) ngjit shkallaren e errët, e tërhequr nga një zë magjik e më pas prek boshtin, që e zhyt në një gjumë të përjetshëm.
Një mjedis që fantazia popullore, e joshur nga përrallat e vëllezërve Grim, e ka gjetur në kështjellën e Sababurgut, në Gjermani.
Ajo konsiderohet si perla e rrugës së përrallave.
Ata që duan të ndjekin hap pas hapi personazhet e preferuara të fëmijërisë të krijuara nga imagjinata e jashtëzakonshme e vëllezërve Grim mund ta gjejnë 600 km nga qyteti i tyre i lindjes, Hanau.
Sivjet, dy vëllezërit më me fantazi të historisë së njerëzimit shënojnë 200-vjetorin e publikimit të veprave të tyre, të dashura e të njohura në mbarë globin.