Në gjurmët e Xhokondës së vërtetë

anazapta

Arkeologët italianë janë vënë në gjurmë të Xhokondës. Varri që i përkiste familjes Del Giocondo është hapur në Firence pas 300 vitesh.

Varri u ble në vitin 1700 nga një tjetër familje e pasur. Në të gjenden kockat e Francesco del Giocondos dhe dy djemve të tij.

Tashmë ekipi do të krahasojë AND-në e kockave të gjetura me atë të skeletëve të gjetur në Sant’Orsola, ku Lisa Gherardini Del Giocondo u varros. Nëse AND-të përkojnë, atëherë konfirmohet se mbetjet e gjetura në Sant’Orsola janë të Xhokondës.

Ky do të ishte hapi i parë në rrugën drejt zgjidhjes së misterit të pikturës së Leonardos. Hapi tjetër është ai I rindërtimit të fytyrës së gruas nëpërmjet teknologjisë së avancuar. Kjo do të tregojë  nëse gruaja në pikturë është vërtet Xhokonda.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *