Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim shtetasin Cesar Augusto Pelaez Triana. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, mbetur në tentativë.
Shtetasi kolumbian, me nënshtetësi spanjolle, u arrestua në Shqipëri një vit më parë. Në bazë të hetimeve mësohet se ai kishte si detyrë marrjen e parave nga pritësit e një sasie prej 256 kg. kokainë.
Droga u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi në një anije tregtare, destinacioni i të cilës dyshohet se ishte Shqipëria.
Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda bën të ditur, se në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe të huaja, është duke vijuar hetimin për zbulimin e porositësve të lëndës narkotike.

Kjo eshte gjeja ma e thjesht.Te tilla droga nuk i ben dokushdo.Po nuk pati dore shteti nuk mund te behet.Pysni tahirin se ai mund ta dij.Vetem pyetni pak me lezet pritsin e bananeve se fille del pronari prites.