Procesi gjyqësor për blerjen e ‘Mercedesit’ të blinduar luksoz prej 600 mijë eurosh përfundoi, dhe Gjykata Themelore e Shkupit pritet të publikojë vendimin ku akuzohet ish-Kryeministri Nikola Gruevski.

Nëse miratohet kërkesa e Speciales, Gruevski mund të dënohet me burgim prej 1 deri në 3 vjet.
Megjithatë, nëse Gruevski dënohet për rastet që është akuzuar, ekziston mundësia të nxirret me dënim me kusht, pasi nuk është dënuar më parë.
Prokuroria Speciale tha në fjalët përmbyllëse se dëshirat personale të ish-Kryeministrit, në lidhje me ‘Mercedesin’ e blinduar luksoz, janë plotësuar përmes prokurimit të realizuar nga MPB-ja.
Ajo theksoi se para se Gruevski të blinte automjetin ka pasur procedurë që të blihet një automjet i përdorur i blinduar, por policia ka ndryshuar mendje.
Përveç Gruevskit është akuzuar edhe ish Zv/Ministri për prokurime publike në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski. Ky i fundit mund të dënohet me 5 vite burg.
s.a/dita
