Në Gjyqin e Hagës për incidentin në kanalin e Korfuzit (II)

Ornela

  Nesip Kaçi

(Përshtypje dhe mbresa nga gazetari dhe diplomati Javer Malo)

(Vijon nga numri i kaluar)

Sapo mori ankesën britanike, Gjykata filloi të vepronte ashtu sikur ajo të ishte një gjykatë diku në Mançester apo në Liverpul, duke i dhënë vazhdimësi çështjes me njoftimin që i bëri qeverisë sonë . Qeveria jonë iu përgjigj Gjykatës me letrën e saj të datës 2 korrik 1947. Në kë- të letër thuhej në thelb se qeveria britanike, kishte vepruar në kundërshtim me statutin e Gjykatës, duke iu drejtuar asaj në mënyrë të njëanshme. Por duke e ndier veten ballë hapët, Qeveria shqiptare ishte gati të dilte përpara saj.

Pasi mori këtë letër, Gjykata e hapi zyrtarisht procesin dhe caktoi afatin e paraqitjes së dokumenteve nga ana e palëve në konflikt. Qeveria angleze duhet t’i paraqeste dokumentet e saj më 1 tetor 1947 dhe Qeveria shqiptare, dy muaj më pas, më 1 dhjetor. Procedura kë- rkonte që palët të parashtronin ankesën dhe mbrojtjen e tyre me shkrim, para se të fillonin seancat orale e publike. Por në këtë fazë Qeveria jonë bëri një prapsim paraprak (exception préliminaire), duke kërkuar që Gjykata të deklaronte të papranueshme kërkesën britanike dhe pakompetencën e vet për të shqyrtuar çështjen pa marrëveshjen paraprake ndërmjet dy palë- ve në konflikt.

Gjykata, prapësimin e palës shqiptare e shqyrtoi në disa séanca publike, nga fundi i shkurtit në fillim të marsit 1948. Këto ishin seancat e para publike jo vetëm lidhur me çështjen e incidentit të kanalit të Korfuzit, por edhe me seancat e para të vetë Gjykatës. Ajo e fillonte veprimtarinë e saj me këtë çështje. Gjykata e hodhi poshtë prapësimin shqiptar dhe caktoi 15 qershorin si datë për paraqitjen e përgjigjes britanike. Megjithatë proçesi i vërtetë nuk mund të fillonte pa u arritur ai që në termin juridik quhet “kompromisi” ndërmjet palëve. Anglia e akuzonte Shqipërinë për vendosjen e minave në ujrat e kanalit. Shqipëria e akuzonte Anglinë për shkeljen e integritetit të saj. Pas shumë bisedimesh midis dy palëve u arrit në marrë- veshje që Gjykatës t’i paraqiteshin këto dy pyetje :

1) A është përgjegjëse Qeveria shqiptare për shpërthimin e minave në ujrat e kanalit të Korfuzit më 22 tetor 1946 dhe a është rasti për dëmshpërblim ?

2) A ka bërë Qeveria britanike shkelje të integritetit të RP të Shqipërisë kur njësitë e flotës së saj kaluan në kanalin e Korfuzit më 22 tetor 1946 dhe më 12-13 nëntor, kur ajo dër- goi luftanijet e saj në ujrat gjatë bregdetit shqiptar për të kryer operacionin e spastrimit të minave?

 

***

Më 9 tetor 1948 filloi faza orale e procesit, që u zhvillua në disa séanca, gjer në muajin dhjetor të atij viti. Gjatë këtyre seancave u dëgjuan pikëpamjet e palëve, u dëgjuan dëshmues, oficerë të anijeve angleze, një major jugosllav i arratisur në Itali, qytetarë dhe funksionarë shqiptarë të portit të Sarandës, ekspertë të çështjeve detare të të dyja palëve. Midis seancave të para dhe të fundit një komision ekspertësh u dërgua në portin jugosllav të Shibenikut. Majori jugosllav i quajtur Kovaçiç, kishte dëshmuar para Gjykatës se më 18 tetor të vitit 1946 kishte parë në portin e Shibenikut dy anije të ngarkuara me mina gjermane që kishin filluar të vozitnin drejt jugut. Gjatë “ekspertizës“ të bërë në Maltë anglezët kishin përfunduar se minat e hequra nga ujrat tona ishin të fabrikimit gjerman. Me deklaratën e dezertorit jugosllav duhej të vërtetohej ekspertiza angleze e bërë në praninë e një oficeri francez. Por avokati ynë i bëri majorit jugosllav dy pyetje të thjeshta: Në ç’pikë të portit ndodhej ai kur pa anijet e ngarkuara me mina dhe sa ishte ora në atë çast ? Ekspertët që shkuan në Shibenik konstatuan se nga ai kënd dhe në atë orë që tregoi jugosllavi jo vetëm që nuk shiheshin dot mina në anije, por nuk shiheshin dot as vetë anijet. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra, megjithë masat e shumta që mund të marrë gënjeshtari, qoftë ky edhe një gë njeshtar i dhelpëruar si Anglia. Orën Kovaçiçit ia kishin sugjeruar anglezë t, por, duke ngatëruar paralelet, atyre nuk u kishte shkuar ndër mend se atë herë në Shibenik ishte natë .

Seancat i kryesonte zëvendëskryetari, juristi francez Badevan. Në krah të majtë , përballë gjyqtarëve, përfaqësuesi i Qeverisë shqiptare, Kahreman Ylli, Pjer Koti dhe ndihmësit e tij. Prapa tyre, specialistët e çështjeve detare. Në anën e djathtë , përfaqësuesi i Qeverisë angleze Beket, avokati Shovkros e ndihmësit e tij, pas tyre një armatë admiralësh. Gjatë debateve ishte vështirë të dalloje një shenjë aprovimi ose mosaprovimi në fytyrat e 14 gjyqtarëve që dukeshin të gurta. Por diçka të veçantë, herë kënaqësi, herë ftohtësi më dukej se vija re në fytyrën e gjyqtarit Badevan. Në debatet pala angleze përdorte anglishten. Avokati ynë dhe për- faqësuesi i Qeverisë shqiptare përdorte frëngjishten. Prandaj kur flisnin këta Badevani më dukej se tregonte një fytyrë më të çelur. Gjyqtari françez ishte nga Lioni dhe Pjer Kot nga Shamberia malore, që është si një lagje e kryeqendrës së departamentit të Ronit. Zemra e Badevanit, në mos ishte me shqiptarët, ishte me avokatët e tyre. Por arsyeja, arsyeja e shtetit, i diktonte të vepronte kundër zemrës.

Debatet orale zgjatën rreth dy javë. Gjykata do të mblidhej për të dhënë vendimin e saj. Kjo mbledhje do të zgjaste rreth tre muaj! M’u duk një gjë e çuditshme dhe e pabesueshme. Por e kuptova arsyen e kësaj mbledhjeje të gjatë kur pashë vendimin. Ai ishte sa një libë r i madh. Çdo gjyqtar i ka dhënë me shkrim mendimet dhe vërejtjet e tij.

Me mbarimin e seancave orale Kahreman Ylli u largua nga Parisi për në atdhe. Ai kish filluar nga puna ministër i Arsimit, kur Gjykata, më 19 prill, dha vendimin. Përpara saj palët në konflikt kishin shtruar dy pyetje. Vendimi i Gjykatës ishte në formën e përgjigjes ndaj tyre.

Për pyetjen e parë ajo u përgjigj se Qeveria e RP të Shqipërisë është përgjegjëse për shpërthimin e minave në kanalin e Korfuzit sepse …” nuk mund të mos jetë në dijeni për vendosjen e tyre “. Për këtë ajo duhej t’i paguante dëmshpërblime qeverisë britanike.

Për pyetjen e dytë Gjykata dha dy përgjigje. Me 14 vota pro dhe dy kundër, (votimi në Këshillin e Sigurimit përsëritej në mënyrë gati identike edhe në Gjykatë) ajo u shpreh se nuk kishte pasur shkelje të sovranitetit të Shqipërisë më 22 tetor 1946 (kur ndodhi incidenti).

Por Gjykata iu përgjigj një zëri pikës së dytë të pyetjes, se më 12 e 13 tetor 1946 qeveria britanike kishte shkelur sovranitetin territorial të RP të Shqipërisë duke dërguar anijet e saj për pastrimin e minave në mënyrë të njëanshme.

Ishte kjo një fitore morale për Shqipërinë . Sado e njëanshme që u tregua Gjykata Ndër kombëtare e Drejtësisë , ajo u detyrua më në fund ta dënonte Anglinë për atë që shprehte thelbin e imperializmit britanik, politikën e kanonierave.

Pas vendimit, qeveria angleze i paraqiti menjëherë Gjykatës faturën, të cilën e kishte të gatshme. Ajo kërkonte 875 000 lira stërlina dëmshpërblim. Pala shqiptare iu përgjigj Gjykatës në fund të qershorit, duke i vënë në dukje se ajo e kishte kapërcyer cakun e kompetencave të saj. Ajo kishte të drejtë të përcaktonte, sipas pyetjes që i ishte bërë , në se kishte vend apo jo për dëmshpërblim, por nuk kishte asnjë kompetencë për të caktuar shumën e dëmshpër- blimit. Gjykata nuk i mori parasysh vërejtjet e palës shqiptare dhe njoftoi se do të mblidhej në seancën publike më 17 nëntor 1949. Qeveria jonë nuk pranoi të shkonte në Hagë . Gjykata u mblodh në mungesë dhe më 10 dhjetor caktoi shumën e dëmshpërblimeve prej 843 947 lira stërlina, duke zbritur 32 053 lira stërlina nga fatura që paraqiti qeveria angleze dhe me këtë Gjykata deshi të jepte përshtypjen se nuk varej prej askujt dhe se gjyqtarët vareshin vetëm nga ndërgjegjia e tyre. Gjyqtarët vareshin vërtet nga ndërgjegjia e tyre, por kjo ndërgjegje ishte pak si tepër britanike.

Qeveria jonë e quajti vendimin krejt të paligjshëm dhe nuk e njohu atë. Por anglezët nuk e kishin caktuar më kot shifrën e tyre të dëmshpërblimit. Në Angli ndodhej një sasi ari e ish-Bankës Kombëtare Shqiptare e grabitur nga gjermanët. Duke pasur në dorë vendimin e paligjshëm të Hagës, qeveria angleze bllokoi gjithashtu në mënyrë të paligjshme arin shqiptar.

Këto shënime për Pjer Kotin, shkruan diplomati Javer Malo, i kisha mbaruar së shkruari, kur në janar të vitit 1980, një miku im më dërgonte si dhuratë për Vitin e Ri librin “Pierre Cot 1895-1977”, të botuar nga një grup miqsh të politikanit të përmendur, disa kohë pas vdekjes së tij. Në të , veç një numër të dhënash mbi këtë personalitet, gjeta dhe dy referenca për Gjyqin e Hagës. Në njerën, miku i Pjer Kotit, Mark Zhakie (Marc Jacquier), që është dhëndëri i Marsel Kashenit, shkruan : “Më 1948 i thërritur nga Qeveria shqiptare si avokat në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për çështjen e ngushticës së Korfuzit, ai më mori si ndihmës. Më bëri shok në studimin e tij të thelluar dhe të hollësishëm të dosies dhe të jurisprudencës, që nuk linte asnjë pikë të paqartë . Seancat vazhduan shumë javë . Ai dë gjonte me vëmendje të madhe deponimet e dëshmitarëve dhe u bënte pyetje gjithmonë me vend, sepse e njihte dosjen gjer në hollësitë më të vogla. Në mbrëmje pas analizës së debateve dhe shqyrtimit të argumenteve që mund t’u vinte përballë avokatëve anglezë , ai çlodhej me biseda të lira, përpara se të rifillonte përgatitjen e asaj mbrojtjeje që mbeti një model qartësie dhe demostrimi rigoroz, në stilin elegant , pa lulka të kota, që karakterizonte elokuencën e tij ”.

Avokati tjetër, Zhoe Norman (Joë Nordmann) shkruan: “Ne u takuam në Gjykatën Ndë rkombëtare të Drejtësisë , ku isha edhe unë avokat për çështjen e ngushticës së Korfuzit, e ku arriti vendimin e rëndësishëm parimor që dënonte ndërhyrjen e marinës britanike në ujërat territoriale shqiptare”.

Njëzet vjet më vonë, shkruan zoti Javer Malo, kur shkova në Francë si ambasador i Shqipërisë, edhe Pjer Koti edhe admirali Mulek ishin tërhequr nga jeta politike. Me rastin e festave kombëtare të Shqipërisë dhe për çdo Vit të Ri më dërgonin urime.

Pjer Koti vdiq më 21 gusht 1977, admirali Mulek disa vjet më parë. I kujtoj gjithmonë me respekt këta francezë të shquar që në vitin 1948 luftonin me pasion për të mbrojtur emërin e një populli të vogël. Më tingëllojnë në vesh fjalët që  Pjer Koti ia drejtonte palës angleze në sallën e Gjykatës së Hagës : “Hidhni një sy Bajronit dhe atje do të shihni ç’thotë ai për  shqiptarët”.

 

Incidenti i Kanalit të Korfuzit

Incidenti i kanalit të Korfuzit i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në vitin 1946, në kanalin e Korfuzit, ku Britania e Madhe dhunoi sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet një operacioni ushtarak të qëllimshëm, të paramenduar dhe të mirëplanizuar, me karakteristika të dukshme kërcënuese, duke hyrë në detin e brendshëm dhe territorial të Shqipërisë. Këto tri incidente janë konsideruar si një manifestim i hershëm i Luftës së ftohtë.

Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në minat e mbetura të Luftës së Dytë Botërore, duke u dëmtuar në konstrukt e njerëz. Pasojat: 44 të vrarë, 42 të plagosur, 2 destrojerë të dëmtuar.

Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin, dhe lëshoi një vendim, sipas të cilit Shqipëria duhej t’i paguante 844.000 £ Mbretërisë se Bashkuar.

Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do tu shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare…                                                    

Share This Article
7 Comments
  • Ju i vute minat o Nesip,me ndihmen e marines Jugosllave.
    Cfare na tregon strategji,,Ju e humbet gjyqin dhe Englezet ju moren Arin e Bankes shqiptare,.
    Mburren kriminelet komuniste si mburret Kim Jongu Korese qe po e tmerron Ameriken.
    Po si s`keni turp,,e izoluat kete popull nga gjithe bota e zhvilluar demokratike..E armiqesuat kete popull me gjithe boten,e varferuat kete popull ne kufijte e urise dhe tani mburreni se i keni vene minat anglezeve.
    Pasojat tuaja jane keqqeverisja dhe korrupsioni i qeverive postkomuniste.

    • Ky gjyq eshte ribere tani ne Demokraci, o trap,
      dhe Gjykata Nderkombetare
      i ka dhene te drejte Shqiperise, jo Britanise

  • Do ishte mire qe studentete Drejtesise te rifillojne kete gjykim qe denoj padrejtesisht Shqiperine siç e deshmon gjetja e anijes ne ujrat territoriale te Shqiperise! Ky incident u sajuar nga anglezet per te coptuar Shqiperine dje , nje deshire qe vazhdon ddhe sot!

  • Per gjyqin e hages esht mar vendim tjeter mas vitit 90 t dhe çeshtien e fitoj shteti shqiptar per padrejtesin angleze dhe detyrim kthim e arit.bankes shqiptare , pra vendimi gjyqit ne vitin 1949 ishte i pa drejt ne favor te shtetit Anglez.

  • Tironci, je gabim : ari eshte kthye qe moti po minus ate pjesen qe anglia fitoj si demshpeblim per anijen, nje demshperblim i pamerituat sic tregoj gjetja e anijes ne ujerat tona, e jo ne ujerat internationale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *