Nesip Kaçi*
(Përshtypje dhe mbresa nga gazetari dhe diplomati Javer Malo)
Po shfletoja këto ditë kujtimet e një gazetari dhe diplomati të njohur, sikurse ishte Javer Maloja, një figurë emblematike dhe një thesar kujtimesh. Gjeta ndërmjet të tjerash historinë e gjyqit që u zhvillua në Hagë për çështjen e njohur tashmë botërisht si incidenti i kanalit të Korfuzit. Unw kam patur fatin ta kem mik dhe koleg Javer Malon, si nw gazetari dhe nw diplomaci.
Javer Malo ka marrë pjesë dhe e ka ndjekur këtë gjyq nga fillimi deri në fund, bashkë me ambasadorin tonë në Paris, Kahreman Yllin.
Ja se çfarë shkruan Javer Malo në kujtimet e tij:
***
Një ditë maji të vitit 1946, më thirrën në Komitetin Qendror dhe shoku Gogo Nushi më komunikoi se isha emëruar atashe shtypi në përfaqësinë tonë të re, që do hapej së shpejti në Paris. Sapo kisha mbushur një vit që kisha filluar punën në gazetën “Bashkimi”, i vetmi organ i përditshëm i shtypit tonë .
Franca ishte e vetmja nga tre fuqitë e mëdha perëndimore që e njohu pa asnjë kusht qeverinë Demokratike Popullore të Shqipërisë dhe vendosi shpejt marrëdhënie diplomatike me të. Në atë kohë unë isha 26 vjeç dhe nuk kisha as idenë se ç’ishte puna e një atasheu shtypi.
Ekipi ynë, prej gjashtë vetësh, u nis më 21 qershor të vitit 1946 nga Tirana për në krye të detyrës për të hapur përfaqësinë tonë diplomatike në Paris. Shefi i misionit ishte Kahreman Ylli, sekretar i parë ishte Llambi Dishnica, unë isha atashe shtypi dhe tre teknikë. Pas shumë peripecish të mungesës së mjeteve të transportit ajror dhe hekurudhor, më 6 korrik në orën 23.00 arrita në Paris, në hotelin “Lankaster“, pranë Shans-Elizesë.
Sapo përfaqësia filloi punën e saj përkohësisht në hotelin “Claridge”, një hotel i madh në Shans Elize, që tani nuk ekziston më si i tillë , ajo u ndesh shpejt me probleme të ndërlikuara.
Ambasadori Kahreman Ylli, që porsa ishte kthyer nga Tirana, më tha se e kishte porositur shoku Enver Hoxha që të gjente një avokat francez për Gjyqin e Hagës. Ti njeh shokë në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste dhe në gazetën “Humanite”, shko tako ndonjerin prej tyre dhe thuaj në se partia mund të na rekomandojë një avokat. Pasdite shkova në takim te shoku që drejtonte Seksionin e Jashtëm në Komitetin Qendror dhe i shpjegova se ç’kërkoja prej tij. Të nesërmen Manjeni, kështu quhej shefi i Seksionit të Jashtëm, erdhi në ambasadë. Ai më komunikoi se udhëheqja e Partisë rekomandonte si avokat Pjer Kotin. Por tha se as Moris Torez dhe as Zhak Dyklo, nuk e dinë në se Pjer Koti do të pranojë. Ata e rekomandojnë si avokatin më të mirë e më të shquar në Francë, por Ju duhet të bini vetë në kontakt me të. Pastaj Manjeni më tha: Pjer Koti nuk është komunist, por është njeri i ndershëm, patriot dhe përparimtar.
Pjer Koti nuk ndodhej në Paris. Ai ishte larguar për të pushuar në fshatin e tij në Alpet e Savojës, diku afër Shamberisë. Kahremani u nis për në Alpe që të takohej me avokatin e përmendur, i cili ishte dhe deputet i asaj zone në Asamblenë Kombëtare. Kahremani u kthye prej andej i kënaqur. Pjer Koti kishte pranuar të ishte avokati ynë në Gjyqin e Hagës. Ai nuk kishte pranuar as para, asgjë, veç kishte vënë një kusht: Donte të kishte me vete një specialist të çështjeve detare. Po të ishte dakord Qeveria Shqiptare, ai mund të na rekomandonte admiralin Mulek, i cili ishte një specialist i shquar. Kahreman Ylli iu vu punës për të përgatitur dosjet për avokatin, i ndihmuar nga personeli i vogël e pa përvojë i përfaqësisë.
***
U ktheva në Paris nga Gjeneva ditët e para të dhjetorit 1948, ku mora pjesë në konferencën për “Lirinë e informacionit”. Në Holandë gjatë gjithë kësaj kohe kishte vazhduar Gjyqi i Hagës për incidentin në kanalin e Korfuzit.
Ambasadori Kahreman Ylli do nisej edhe një herë për në Hagë, ai më propozoi të më merrte në Hagë për seancat e fundit. Ndonjë punë apo ndonjë ndihmë nuk kisha ç’t’i jepja. Por ky gjyq ishte, sidoqoftë, një ngjarje që do të mbetej në analet e marrëdhënieve të Shqipërisë me një nga fuqitë më të mëdha të kohës. Dhe pastaj “ku ta dish – më tha Kahremani – një ditë mund të të duhet kjo përvojë ”.
Udhëtimin për në Hagë e bëmë me veturë. Po shkoja drejt një vendi të panjohur, do merrja pjesë në një proces me përpjestime të mëdha ndërkombëtare.
Pasi kaluam veriun e Francës me minierat e qymyrgurit, pasi kaluam Valoninë, zonën frankofone, që shtrihet nga kufiri francez deri në Bruksel, ku ishte zemra e industrisë belge, Kahremani i tha shoferit, “ktheje djathtas, nja 15-20 kilometro para se të hynim në Bruksel, ke për të parë një gjë interesante”, shtoi Kahremani, duke u kthyer nga unë. Në këtë mënyrë pata rastin të vizitoja Vaterlonë, fushën afër Brukselit, ku Napoleon Bonaparti u thye pë rfundimisht dhe u detyrua të shkonte në Shën-Helenë. Anglezët kanë dashur ta paraqesin Vaterlonë si fitoren e tyre. Ajo ishte fitore e gjithë monarkive të Evropës kundër një kapiteni gjenial. Anglia i kishte fituar gjithmonë betejat me gjakun e të tjerëve, nënvizon gazetari dhe diplomati i shquar Javer Malo në librin e tij “Përshtypje dhe mbresa”. Që nga koha e betejës së Vaterlosë Anglia i ishte kundërvënë çdo përpjekjeje sado të vogël drejt përparimit në Evropë, ajo ishte përpjekur të ndalte marshimin drejt progresit edhe në një vend të vogël si Shqipëria. Këtë kuptim kishte Gjyqi i Hagës.
***
Toka holandeze më la një përshtypje të jashtëzakonshme, pa asnjë kodër, pa asnjë çukë, ajo ndodhej nën nivelin e detit. Digat e mbrojnë atë nga përmbytjet. Kryeqyteti i Holandës është Amsterdami, por ministritë, dhoma e deputetëve, senati, pallati mbretëror, ambasadat e huaja, të gjitha ndodhen në Hagë. Roterdami është porti shumë i madh i importit dhe eksportit lumor dhe detar për Holandën, gjithë Evropën e më gjerë.
Ne banonim në qendër të qytetit në një hotel të vogël si shumica e shtëpive të Hagës, të ndërtuara në një pjesë të mirë prej druri, por të qetë e komod. Në katin e parë banonim ne, dy shokët shqiptarë dhe avokatët e specialistët tanë në Gjyqin e Hagës. Në mes të katit, një sallon, ku takoheshim e bisedonim në orët e pushimit dhe poshtë gjithashtu një sallë e veçantë ku hanim drekën dhe darkën. Figura qendrore e kolektivit tonë të vogël ishte Pjer Kot. Jurist i përmendur, politikan i njohur, deputet, ish-ministër, ai ishte atëherë jo vetëm një nga oratorët më në zë të parlamentit francez, por edhe një nga personalitetet më të shquara të Francës. Pjer Kot kishte kulturë të gjerë. Njohuritë e tij mbi politikën ndërkombëtare ishin të thella. Ministër për një kohë të gjatë para luftës, ai kishte njohur personalisht shumë burra shteti të Francës e të vendeve evropiane. Profesor universiteti në moshën 26 vjeç, deputet i Savojës dhe ministër i Ajrit në moshën 33 vjeç, krijues i Air-France, kompanisë së madhe të aviacionit civil. Pjer Kot ishte antifashist, që e mori seriozisht luftën kundër fashizmit. Malësor nga Alpet, ai kishte guximin dhe qëndrueshmërinë e karakterit të njerëzve të maleve, mbi të gjitha ishte i thjeshtë e modest. Në bisedat për çështjet më të ndryshme që vinin rrotull në tavolinë Pjer Kot kishte mendimet e tij, por nuk prononcohej pa u kërkuar mendimin të tjerëve, pa iu drejtuar dhe daktilografistes që kishin sjellë me vete avokatët. Ishte një punëtor i madh, i tillë që nuk më kishte rënë rasti të kisha parë ndonjë herë. Ai punonte pesëmbëdhjetë orë në ditë, duke e ndërprerë punën në kohën e drekës, në kohë të darkës dhe herën e tretë nga mesi i natës, kur bënte pak pushim, duke lexuar një roman policor.
***
Gjykata Ndërkombëtare nuk është një gjykatë province. Procedura që ndiqet në të është e veçantë. Atje nuk shkon dot duke improvizuar. Vetëm puna titanike ka bërë juristë të dëgjuar. Pjer Kot e kishte marrë vonë dosjen e Hagës. Ajo ishte e vështirë dhe e ngatëruar. Anglezët kishin kohë që merreshin me të. Ata kishin caktuar si avokat juristin më të përmendur britanik, prokurorin e përgjithshëm Shoukros (Showcrosse) dhe si përfaqësues funksionarin e lartë të Ministrisë së Jashtme, Beket (Becket), jurist dhe ky. Këta ishin të rrethuar nga një armatë juristësh dhe nga gjithë shtatmadhoria e flotës së Mesdheut. Pjer Kotin e ndihmonin dy avokatë parizianë, një nënadmiral i flotës franceze, i nxjerrë parakohe në pension, admirali Mulek dhe një komandant i një njësie bullgare, kapiteni Ormanov, i cili gjatë luftës kishte komanduar një nëndetëse sovjetike në Detin Baltik. Ndërsa Pjer Koti ishte elokuent, i këndshëm, admirali Mulek ishte i paktë nga fjalët. I veshur me një elegancë që të kujtonte origjinën aristokratike të marinës franceze, ky njeri i detit nga brigjet e Bretanjës, ish-atashe naval i Francës në disa vende. Me pushtimin e Francës, ashtu si dhe Pjer Kot, ai u hodh në Angli dhe qëndroi atje duke u bashkuar me gjeneralin De Gol. Me çlirimin e Francës admirali Mulek u largua nga golizmi dhe u afrua me krahun progresist.
Sapo Këshilli i Sigurimit, ditët e para të prillit 1947, adoptoi rezolutën përkatëse që çështja e incidentit të kanalit të Korfusit t’i kalohej Gjykatës Ndërkombëtare, qeveria britanike e drejtoi menjëherë në Hagë ankesën e saj kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Qeveria britanike veproi në mënyrë të parregullt në atë që ajo e quajti “Çminimi” i ujrave në brigjet tona të Jugut. Në mënyrë të parregullt po vepronte edhe tani duke iu drejtuar Gjykatës. Në Hagë procedura është e ndryshme nga ajo e gjykatave të juridiksionit kombëtar. Në këto të fundit, i padituri është i detyruar të dalë para gjykatës, sapo i bëhet e ditur padia. Në Gjykatën Ndërkombëtare punët janë ndryshe. Në të nuk mund të shkohet pa një marrëveshje paraprake të palëve, të cilat duhet të pranojnë juridiksionin e saj. Qeveria angleze e dinte ndoshta më mirë se kushdo tjetër statutin e Gjykatës. Por ajo dinte më mirë edhe diçka tjetër, se statutet, kodet e procedurat mund të kapërceheshin me lehtësi. Gjyqtarët e Hagës nuk mund të vepronin në kundërshtim me qeveritë që i kishin emëruar atje.
Incidenti i Kanalit të Korfuzit
Incidenti i kanalit të Korfuzit i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në vitin 1946, në kanalin e Korfuzit, ku Britania e Madhe dhunoi sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet një operacioni ushtarak të qëllimshëm, të paramenduar dhe të mirëplanizuar, me karakteristika të dukshme kërcënuese, duke hyrë në detin e brendshëm dhe territorial të Shqipërisë. Këto tri incidente janë konsideruar si një manifestim i hershëm i Luftës së ftohtë.
Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në minat e mbetura të Luftës së Dytë Botërore, duke u dëmtuar në konstrukt e njerëz. Pasojat: 44 të vrarë, 42 të plagosur, 2 destrojerë të dëmtuar.
Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin, dhe lëshoi një vendim, sipas të cilit Shqipëria duhej t’i paguante 844.000 £ Mbretërisë se Bashkuar.
Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do tu shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare…
Kush ishte Kahreman Ylli
Kahreman Ylli (Leshnjë, 22 prill 1917 – Durrës, 3 shtator 1975) ka qenë arsimtar, partizan, diplomat, ministër dhe rektor i Universitetit të Tiranës. Qe deputet i Skraparit në gjashtë legjislatura dhe anëtar i Presidiumit Popullor.
Në mars të 1943 u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, dhe deri më 1944 qe zv/komisar dhe komisar i Brigadës 14-të. Më 1944-46 qe drejtor personeli i Ministrisë së Arsimit dhe në kryeministri. Më 1946 u zgjodh ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Francë, deri më 1949. Më 1946 mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, si anëtar i delegacionit shqiptar. Si përfaqësues i qeverisë shqiptare në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës mbrojti të drejtat e Shqipërisë. Po atë vit u zgjodh ministër i Arsimit deri më 1952.
Më 1952 – 1961 zv/ministër i Arsimit dhe më 1961 u emërua rektor i Universitetit të Tiranës deri më 1970. Më 1970 – 1975 punoi në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës.
Kush ishte Javer Malo
Javer Malo është një nga diplomatët më të kompletuar shqiptar. Ai lindi në Delvinë në vitin 1920 dhe studioi për Gazetari në Moskë dhe më pas në Paris. Javer Malo ka qenë një nga gazetarët më të mirë shqiptarë të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1950-1956 ai punon si atashe kulturor në ambasadën tonë në Paris. Në vitin 1956 ai kthehet në Shqipëri, ku punon si gazetar, ku ai shquhet për shkrimet e tij, por njëkohësisht i kushtohet edhe diplomacisë. Në vitin 1967 ai emërohet ambasador i Shqipërisë në Francë, post të cilin e mbajti deri në vitin 1975. Pas kësaj periudhe ai kthehet në Shqipëri, ku emërohet në poste shumë të larta. Njohës i shumë gjuhëve të huaja, Javer Malo është edhe autor dhe përkthyes i shumë librave kushtuar gazetarisë dhe diplomacisë. Javer Malo vdiq më 29 gusht 1997 dhe vetëm pak kohë më parë kishte publikuar librin me kujtimet e tij “Paris ‘67-‘75”.
(Vijon numrin e ardhshëm)
*Publicist dhe diplomat



Asgje e re ne kete shklrim.
Kur te lexoni librin RECETA PA KOMB do zbuloni te verteten edhe te Incidentit te Kanalit te Korfuzit.
Ja pra Franca e ka njohur menjehere Shqiperine si shtet fitues i Luftes
pas Luftes se dyte Boterore , kur nderkaq Anglia dhe gjithe shtetet Perendimore nuk na njohen si shtet dhe donin qe te na fajesonin si bashkepunetor te Nazizmit ,
ne menyre qe pastaj si denim ti jepnin Greqise Jugun e Shqiperise ,
ndersa Amerikanet ne ate kohe ne 1946 , donin qe pjesen e Malesise se Veriut bashke me Shkodren tja jepnin Serbiae direkt
Pra Franca ka qene gjithmone nje shtet mik i joni dhe duket
qe edhe ky Juristi i Shkelqyer Z. Joti , ka pranuar qe te beje avokatine e Shqiperise falas fare ,
kur dihet se keto raste pagesa esht super e larte
Per 844 000£, Mbreteria e Bashkuar i bllokoi arin qe i kishte vjedhur Gjermania Shqiperise ne luften e II Boterore, dhe ia mori nga rezervat qe i kishte depozituar ne Itali.
Po Bexheti a do shume mend qe i merr edhe breket Advin Rames sebashku me Shqiperine?
Po borxh leke e di ky qe nuk merr dot me?
Po ato asetet shteterore neper bote e di ky qe i bllokohen?
Nuk e di ç’ do të ketë pjesa e dytë e këtij shkrimi se pjesa e parë nuk ka asgjë për gjyqin
e Hagës por britanikët në Hagë donin një dëshmitar që të provohej që minat ishin vën nga shqipëtarët. Dhe oficerët e UNRA-s në Durrës kishin rekrutuar një agjent që në filmin “Duel i heshtur” luhet nga aktori Ndrek Luca, nënoficer në flotën tonë luftarake detare. Sigurimi i asaj kohe e zbuloj kët agjent dhe me materialin kompromentues e detyruan që të kthehej në agjent të sigurimit tonë dhe u vendos që të arratisej me anijen sikurse paraqitet në film dhe të kryente detyra të rëndësishme duke u infiltëruar në organet inteligjente anglo amerikane ……por….punonjsit e sigurimit nënvleftsuan patriotizmin dhe vigjilencën e një detari të thjeshtë që e vrau agjentin e sigurimit tonë duke hedhur në erë një operacion të mirë pregatitur dhe me perspektivë.
Agjenti i sigurimit u vra, djaloshi i ri, punonjsi i sigurimit që punoj për pregatitjen e tij ngeli i zhgënjyer, ama detari trim që hodhi këtë opercion të sigurimit në erë me aktin e tij heroik u dekorua dhe direkt u çua në shkollën e oficerave të marinës në Baku të Azerbaxhianit sovjetik të cilën e mbaroj me sukses.
Ama rusishten e kishte zët dhe nuk e mësoj kurrë…….
Kur një vajzë azere ju afrua në një pastiçeri të Bakus kursantit simpatik me uniformën e bukur të marinës dhe fjalët e vetme që kuptoj allbanskij kursant nga vajza bukuroshe ishin “Kak tebja zavut?” = “Si të quajnë?” dhe ai duke kujtuar që e pyeti si i thon në shqip hallvës që po hante u përgjigj “Hallvë Stambolli” dhe ….. të nderuar bashkë komentues, nuk kishte gjë më humoristike se sa kur, mbas disa ditësh, roja erdhi në klasën ku studionin shqipëtarët duke thën që allbanski kursant me emrin Hallvë Stambolli e kërkon një vajzë shumë e bukur në postbllok.
Dhe shyqyr që mbas dhjet minutash qeshjeje nga kursantët shqipëtarë që quheshin Rustem, Muharrem, Karahman si emrat mysylman azerbajxhanës dhe u przantoheshin vajzave me emrat Mario, Viçenzo,….por jo Hallvë Stambolli, pak me vonesë por personi në fjalë e kuptoj që Hallva e Stambollit ishte ai dhe kur doli Hallva për ta takuar ….. vajza kishte ikur..
Sikur ta kishte takuar , vajza, simbas rojes ruse, ishte mrekulli e bukuris azere dhe do të përpuqej me allbanski kursant simpatik dhe do martoheshin dhe çdo të hiqte oficeri i marinës martuar me një sovjetike nga puntori operativ në vitet 60 aq më tepër që i kishte vrar agjentin që do të shkonte në Hagë dhe do të sillte vërdall gjykatësit ndërkombëtarë në interesin tonë për çështjen e kanalit të Korfuzit.
Këto po i shkruaj për bashkomentuesin Intelektual që të dij bekgraundin e “kohës së qepës” për shpërthimet e Kanali të Korfuzit për të cilat ai ka një interes të veçantë dhe njëkohësisht për shokun Edi Rama që me këto fakte të përvojës sonë me gjykatën e Hagës, për të fituar gjyqin, të aktivizoj nëpërmjet SHISH ndonjë patronazhist sikurse i quan ai agjentët e fshehtë, me detyra në gjykatë ose në radhët e grekërve sepse kam frikë edhe grekët mund të kenë ndonjë patronazhist në radhët tona dhe do të na rrëmbejnë pjesën detare që na takon pa u ndjerë me vendim të Hagës.
FLM DITA
Po si keni paturpesine te ngrini dithirambe mbi genjeshtra.
Moret Avokatin me te mire te Parisit per te pergenjeshtruar ate akt gjaksor ,kriminal mbi marinaret e pafajshem angleze,duke i vene minat jugosllave flotes Angleze,ne kanalin e Korfuzit.
Ky akt i poshter piratesk eshte zbardhur deri ne detaje nga Detaret e marines kroate,nga arkivat sovjetike,nga arkivat jugosllave,nga deshmitare ushtarake shqiptare dhe nga historiani komunist Paskal Milo,qe kete akt flagrant nuk mund ta fshehe dot,se NUK FUTET MINARJA NE THES.
Edhe vete Enver Hoxha mburrej ne Mbledhjet e Traktatit te Warshaves,se si me marifet ju vyri minat anglezeve ne kanalin e korfuzit.
Po mire luftanijet,se nuk pyesin anglezet per tre luftanije,,po jane 46 njerez te vrare o Nesip..A je ne oket?
I nderuar Demo ke shumë të drejtë, anijet angleze ishin anije turistike plot me turistë paqsor dhe ju afruan deri në distancën 400 m bregut shqipëtarë për të shijuar bukuritë e rivjerës sonë. Thuhet që në bordin e jahteve turistike angleze kishte dhe turistë grekë ku njëri ishte Napoleon Zeva, një turist i apasionuar për të shijuar bukuritë e trojeve shqipëtare, që mbasi kishte vizituar teritoret shqipëtare të Çamërisë, donte të vizitonte teritoret deri tek lumi Shkumbin se në veri të këtij lumi ishte destinuar për turistë serbë.
Ke të drejtë demo, është krim të vrasësh turistë paqsorë, është krim të hedhësh në erë jahtet turistikë që po sjellin edhe turistët grekë të agjencisë turistike të Napolon Zervës.
Dhe më e tmerrshme, turistët grekë , me mbështetjen llogjistike të agjensive turistike britanike , mbasi dështuan në Korfuz, provuan në Vidohovë turizmin e tyre elitar por , përsëri të njëjtët kriminelë shqipëtarç bën masakra dhe duhet të bësh edhe ndonjë koment për turizmin greko britanik të 1949?
A e di ti Demo që këta turistë grekë në shtator 1968 erdhën nme jahtet e tyre deri në distancën 5 milje nga kepi i Gjuhëzës aq sa me telemetër dukeshin nga bateria bregdetare e kriminelëve antiturizëm shqipëtar edhe mustaqet e kapitenit të jahtit turistik grek? A e di ti që kriminelët shqipëtar ishin gati , katër nëndetse posht anijeve turistike, vetëm tre katera silurues ishin tek një shkëmb te gjiu i shën Janit, dhjetra topa të baterive bregdetare, dhjetra areoplanë me pilotë kriminelë anti turistikë……
Ndonjë koment për turizmin aktual grek që ka filluar me turistë grekë të vdekur që kanë mbrritur deri në Këlcyrë dhe turizmin fetar deri në rrëz të kryeministrisë si dhe turizmin detar që do të firmoset nga Rama në gjykatën e Hagës? Po për turizmin aktual sërb që parashikohet në mënyrë paraprake , me marrveshjen Trump, Thaçi, Vuçiç Rama të depërtoj deri në Durrës?
Jo jo në mandatin e tretë të shokut Edi Turistikut që është mandati i turizmit, ky lloj turizmi do të lulzoj, jo si në kohën e diktatorit që kishin një mëndësi kriminale antituristike. Të jap të drejtë je me kohën, Demo je një patronazhist i vërtetë i shokut Edi me mendime të vyera për turizmin elitar ramist dhe krimin e dikurshëm turistik të Korfuzit ku u vranë me dhjetra turistë gerko britanikë.
Rajmond vlonjati,fierak,permet,se ti nuk merresh vesh nga je,,E sigurte eshte se je RRENACAK..
Po te ishte se Amerika donte t`i jepte Serbise Malesine e Veriut dhe Shkodren,kete e kishte bere,qe ne Konferencen e Versajes,mjaft qe presidenti Willson te binte dakord me kerkesat e Greqise,Serbise dhe Frances,Anglise per ndarjen e Shqiperise sipas traktatit te fshehte te Londres.
Shih se mos menxyren qe ja ke ngjitur si kopili ne dere SHBA-se,ka qene dobici i Enver Hoxhes,qe sipas dokumentave ne arkivat e Beogradit ka kerkuar ne 1947 dhe ne fillim te 1948,qe Shqiperia t`i bashkohet Jugosllavise si Republike e shtate Jugosllave.
Ne plenumin e Beratit ka kerkuar qe sekretar i pare i PKSH te shpallet Tito.Lexo proces-verbalin.
Paradoksi eshte se kete deshire te Enver Hoxhes e ka kundershtuar ne Plenum pikerisht ai qe do te denohej si titist,jugosllavist,,Koci Xoxe.
Minat ne ngushticen e Korfuzit i vuri Enver Hoxha me ndihmen e Marines Jugosllave.Detaret Kroate,qe kryen minimin,deponuan ne Hage si deshmitare .
Problemi qe ke ti me ngjarjet historike,eshte problem i barsaletaxhijve te tavolinave,qe edhe miun qe del nga kazanat e mejhanes,e quajne ujk.
Pse pellet ballisti demo kunder shqiptareve dhe pro anglezeve?
Mos kishin ardhuer englezet te shpetonin Ballin nga komunizmi?
Hic more nuk i del e keqja demo ballistit. Vdekje Shqiperise thote, dhe rrofte Anglia dhe tere pushtuesit
Pune ballistesh, si Mithat Ramuti