Në Greqi vdes nga koronavirusi ish-ministri i Shëndetësisë

Ornela

Ka ndërruar jetë si pasoë e koronavirusit ish-ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Dimitris Kremastinos

78-vjeçari ndodhej në spital prej më shumë se 1 muaj dhe pati komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Klasa politike greke shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e tij.

Kremastinos ishte mjek në profesion. Ai ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.

Njihej si një prej njerëzve në të aftë në fushën e shëndetësisë dhe bëri një reformë të fortë dhe tepër pozitive në shërbimin shëndetësor grek. Tashmë në Greqi në total janë 150 viktima.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *