Në grevë prej 610 ditësh

Saimir Lleshi

Janë bërë 610 ditë që kur disa ish punëtorë të Fabrikës së Gypave nga Ferizaj, kanë hyrë në grevë e cila ende po vazhdon.

Nën një tendë të improvizuar në qendër të Prishtinës, ballë për ballë me ndërtesën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, këta punëtorë grevistë i provuan qoftë temperaturat e ulëta të janarit që shkuan deri në -20 gradë celsius, apo ato të sezonit veror që iu afruan 40 shkallëve të celsiusit.

Përveç temperaturave dhe kushteve jo të mira që kanë në tendën e improvizuar, punëtorët grevistë, që aktualisht kanë mbetur vetëm 8 nga 45 sa kanë filluar grevën më 27 maj të vitit 2014, janë ballafaquar edhe me sasi të mëdha të gazit lotsjellës, nga protestat e shumta që janë mbajtur para ndërtesës së qeverisë, sidomos këta pesë muajt e fundit.

Gjendja shëndetësore e tyre nuk është e mirë. Ata kryesisht u përkasin moshave nga 60 deri në 70 vjeç.

Njëri nga grevistët, pas gjashtë muajsh kur kishte filluar greva, ka ndërruar jetë, kurse dy të tjerë kanë ndërprerë grevën për shkak të problemeve shëndetësore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *