Në grevën e urisë së të “papunëve”, edhe dy biznesmenë

redaktor

14 personat që kanë hyrë në grevën e urisë para Kryeministrisë, thonë se përfaqësojnë gjithë personat e pushuar nga administrata.

Por, dy prej tyre, në fakt janë biznesmenë.

“A1 Report” ka mundur të sigurojë të dhëna për dy nga grevistë e pikërisht për Artan Murrizin dhe Edmond Idrizin.

Artan Murrizi ka punuar si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë dhe është larguar për suprimim të vendit të punës, ndërsa në dokumente që disponon “A1 Report” Murrizi prej vitit 2007 disponon dhe një studio ligjore në qytetin e Lushnjës.

Veç kësaj “A1 Report ka mundur të mësojë se në periudhën që ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë, Murrizi ka marrë tre paga, 1 nga zyra e tij si avokat, një si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë, dhe një si përmbarues shtetëror në Përmbarimin e Tiranës.

Së bashku me Murrizin në grevë rezulton dhe një tjetër biznesmen. Ai është Edmond Idrizi, i cili ka qenë kryeinspektor në drejtorinë e Burgjeve, dhe është shkarkuar për shkak të thyerjes së etikës në punë, por sipas kësaj drejtorie ai s’ka bërë asnjë ankim në gjykatë për largimin nga puna.

Siç rezulton nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Idrizi prej vitit 2003 ushtron aktivitetin privat si person fizik në tregtim të artikujve ushqimorë, tregtim automjete e makinerish të ndryshme.

Kjo tregon në një farë mënyre, se qëllimi i grevës nuk është ai për shkarkimet nga puna.

Share This Article
2 Comments
  • Dhe cfar se jane biznesmen ? Ne raste se ju eshte bere padrejtesi me largimin nga puna ,nuk paskan te drejte te protestojne, sepse jan biznesmen ? Kete formim panshmerie si gazetar ku valle e perfituat ? Beni gazetari dhe mos u trazoni shume me balten ,se keshtu do te jeni gjith jeten duarflliqur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *