Në Hënë mund të ketë pasur jetë në të shkuarën e largët. Bëhet fjalë për rreth 3.5 mld vjet më parë, atëherë kur mbi satelitin tonë kishte aktivitet të ngjeshur vullkanik, që çlironte më pas në sipërfaqe gazra dhe avuj uji.
Ky është konkluzioni i studimit të Universitetit të Shtetit Washington në bashkëpunim me universitetin e Londrës dhe publikuar në revistën shkencore Astrobiologji.
Kërkuesit kanë zhvilluar një punë studimore të detajuar mbi të gjithë gurët dhe pjesët shkëmbore të mbledhura në Hënë nga misionet Apollo, por edhe ato më të mëvonshme. Në to janë konstatuar gjurmë të aktivitetit vullkanik.
Sipas tyre, çlirimet e tyre mund të kenë krijuar domosdoshmërisht pellgje me ujë në formë të lëngshme mbi sipërfaqe dhe një atmosferë mjaftueshëm të dendur, që ta ruanin të tillë për miliona vite.
Kjo përbën kushtin kryesor për krijimin dhe zhvillimin e jetës theksojnë astrobiologët. Një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar në ekzistencën e jetës në Hënë është edhe prania e një fushe magnetike në të shkuarën, që mendohet se bënte të mundur mbrojtjen e sipërfaqes nga erërat diellore.
Gjithsesi shkencëtarët shfaqin dyshime, dhe thonë se ndoshta jeta në Hënë mund të mos jetë krijuar vetë, por të ketë mbërritur nga qielli nëpërmjet rënies së ndonjë meteori.
o.j/dita

Hena ka pas qen pjes e Parajses .
Por mbasi Zoti u zemerua nga mekatet
e (vili-vilit) qi bente Adami & Eva dhe i largoj te dy
nga parajsa ,
Hena mbeti e papopullarizuar , por gjurmet
e Adamit dhe Eves mbeten .
“Gjithsesi shkencëtarët shfaqin dyshime, dhe thonë se ndoshta jeta në Hënë mund të mos jetë krijuar vetë, por të ketë mbërritur nga qielli nëpërmjet rënies së ndonjë meteori.”
nuk ka shumë rëndësi në ka pasur apo jo jetë në hënë!
nuk ka shumë rëndësi në është krijuar në hënë apo ka ardhur me anë të një trasportuesi,meteor a kometë!
rëndësi ka që “kur kushtet egzstojnë!?jeta krijohet”,”kur jeta krijohet gjen mundësinë të mbijetojë,të vazhdojë egzistencën”!
po t’ket mundesi me u krijue Jet ,vertet ?
oooo sa qejf .hop-hop ne Hene
Por ,ama … jeta ne hene duhet te filloj nga e para . dmth
si ka filluar ne Toke .
Ne fillim si Adamo & Eva mbuluar para vetem me gjethe , rretuar nga peme me “Tutti Fruti ” dhe kad-kadal njeiru i Henes te kaloj ne Lashtesi -Mesjete . Pastaj ne Kohen e Re te iluminizmit dhe pastaj Stop !
Asnji hap me tujte !
Aty do me pelqente ne ate Eopke te jetoja ne Renesons
Sikur te ….
nëse nuk është humor ky shkrim tëndi!?
do të thotë se je pak si shumë i kufizuar në njohjen e kuptimit të fjalës jetë!!
jetë nuk do thotë patjetër njeri,ose homosapiens!!
jeta e njeriut,duke lënë pak mënjanë biblën,ka dalë në shesh,shumë shumë më vonë se jeta,ajo tjetra që ti nuk e njeh si jetë!
gjithnjë kur flitet për jetë diku tjetër përveç tokës,nuk flitet doemos për qënje intelektuale,e teknollogjike!!
ps:nuk e di përse do të të pëlqente”Aty do me pelqente ne ate Eopke te jetoja ne Renesons”,përveç filmave të bërë në kohën e sotme,dhe që nuk janë të epokës dhe që ju mungon përçimi i aromës,do të të thosha se ajo “Renesons”,epoka e rilindjes,e krahasuar me të sotmen,është e barabartë me slamet e bombeit shumëzuar për 100!!edhe sikur të ishe ndonjë sforcë e milanos!!
në atë kohë është shpikur dushi francez lali!!pra parfumi!!thjeshtë për të mbuluar kutërbimin që vinte nga “larja” e shpeshtë vjetore!!me një fjalë kur të zinte shiu rrugës!!
Gjeja ma e bindeshme per jete ne Hane asht te gjinden gjurme fosilesh.