Në hetim 200 farmaci të tjera për skandalin me rimbursimin e barnave

Bledar Lumani

Hetimet për skandalin e barnave, ku me anën e rimbursimit të tyre i është shkaktuar shtetit një dëm prej gjysmë milionë euro, do të shtrihen edhe ndaj dhjetëra farmacive të tjera.

Njësia Antikorrupsion në qeveri ka gati një tjetër material voluminoz për organin e akuzës, ku janë verifikuar rreth 200 farmaci të tjera, për të cilat ka dyshime se përdornin të njëjtën skemë, ku dëmi mund të jetë miliona euro, raporton gazeta Shqip.

Njësia Task-Forcë thotë se fillimisht po dokumenton rastet në fjalë, ku disa persona u ndaluan, apo janë me masë sigurie, dhe më pas do t’i drejtohet Antikorrupsionit, për të parë të gjitha verifikimet.

Akuza thotë se kërkon bashkëpunim nga të gjitha institucionet, pasi “gropa” që i është shkaktuar shtetit mund të jetë e njëjtë me atë të rimbursimit të TVSH (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar) nga qindra firma skrapi, që përfituan mbi 50 milionë euro vetëm gjatë vitit 2013.

Në atë rast, shumë pak persona janë ndaluar apo proceduar, por edhe personat e marrë të pandehur, kanë marrë dënime qesharake nga gjykata, apo janë shpallur të pafajshëm.

Burimet nga organi i akuzës pohojnë se hetimet do të shtrohen edhe ndaj rasteve të tjera, ndërsa deri më tani mësohet se në “sitën” e hetuesve do të jenë të paktën 200 farmaci, që ushtrojnë aktivitet kryesisht në Tiranë, por edhe disa në rrethe.

Ndërkohë, për të mësuar më shumë mbi këtë aktivitet, prokurorët kanë “vizituar” në qeli pikërisht drejtorin e këtij institucioni, Pjerin Xhuvanin.

Në praninë e avokatit mbrojtës, ai nuk ka preferuar të flasë, ndërsa u ka thënë se do të shprehet në një fazë tjetër.

Share This Article
7 Comments
  • Sistemi I rimbursimit te tvsh-se eshte I favorshem per te tilla kusari,,,qe padyshim do te gjallojne ne forma te sofistikuara,nese nuk shembet ky system .
    Jam shume e shqetesuar per kete flame.

  • Po farmacia e babit te Ministrit te Brendeshem shume te nderuarin dhe te vetelartesuarin Saimir Tahiri do t’a hetojne? Do zoti te jete jashte ketije numeri 200,se do na pjelli belaja.Per kete me PS-en dhe Edi Ramen e pacim sa m-ALETE,jemi ne drejtimin e duhur.Edi mbane afer hajdute me prove si Meta floriri,blloku…, mban afer Erionin e parave te “MJAFT”it te G99 dhe Ministrise se majme qe dorzoi me plot sukses per gostite ne dasmen e tije, afroi edhe hajdutin e kauzes Came,qe demek pagoi Avokat nga Londra me kontributin e cameve te gjore.Me kete Beqjen po djeg pek,sa ta hedhe si pleher rrugeve si beri me Doshin dhe te tjere.Kjo mbas zgjedhjeve,qe do fitoje.Keta te ilaceve ne burg.Jemi ne drejtimin e duhur per te vjedhur popullin mbas 21 Qershorit ne Pushteti Lokal.Po fitoi edhe kete Pushtet popull do shohesh te paparen.Do jemi si ne ender!

  • Pa tjeter qe duhet ndryshuar! Ata qe e kane hartuar e kane patur parasyshe qe ky sistem lejon zhvatjen…….

  • Petrit Vasili ai eshte sekreti i kutise se pandores. Sjane gje farmacite se cfare eshte bere ne kohe te ketij grykesi me ilacet e spitaleve. e njejta skeme. Dorezo letra dhe kartona bosh ne spitale dhe arketo para. Pothuajse te gjitha depot farmaceutike ( Rejsi farma e para ) jane gjeneratoret e vjedhjes

  • PAS PJERINIT, MEKU HADUT I SHERBIMIT SOCIAL SHTETEROR NE eLBASAN…KANE VITE QE VJEDHIN SE BASHKU ME TE NJEJTEN SKEME…LE QE KU KANE LENE GJE PA VJEDHUR KETA FELLIQSIRA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *