Në Hollivud, seksi nuk shet më

anazapta

Hollivudi po i redukton gradualisht skenat e nxehta nëpër filma, pasi mendohet se ndryshe nga vite më parë, seksi nuk shet më. Shtëpitë kinematografike thonë se po fokusohen më shumë te skenat e aksionit dhe efektet speciale për të argëtuar audiencën, shkruan Sunday Times. Analistët mendojnë se suksesi i fundit në të cilin shfaqet një skenë e gjatë seksi është filmi “Titanik” i vitit 1997. Studiot kinematografike po u kërkojnë tashmë skenaristëve dhe regjisorëve që të krijojnë filma më shumë familjarë dhe shoqërorë, në mënyrë që të jenë më të suksesshëm në sallat e kinemave.

Mesa duket, skena si ajo e Sharon Stone në “Basic Instict” do të mbeten kujtim në kinematografinë e viteve të ardhshme. “Skenat e seksit futeshin në skenar për ta bërë filmin më tërheqës. Por kjo po i bën filmat të aksesueshëm vetëm për moshat e rritura, duke lënë jashtë sallave të kinemave shikuesit e rinj”, thotë eksperti Vincent Bruzzese.

Sipas tij, fituesja e Oscar-it, Jennifer Lawrence, në rolin e saj në “Silver Linings Playback” është mishërim i epokës moderne. Bukuroshja brune luajti rolin e një vajze të varur nga seksi, pa xhiruar qoftë edhe një skenë të vetme të tillë.

Megjithatë, ata që i pëlqejnë këto lloj skenash në filma nuk kanë arsye të mërziten, të paktën për pak kohë. Versioni kinematografik i “50 shades of Grey” pritet të dalë vitin tjetër.   / Përgatiti: Gazmira Sokoli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *