Bugajski në DITA: Reputacioni i BE ka marrë një goditje të rëndë, do të ulet edhe më nëse bisedimet me Shqipërinë dhe MV nuk nisin

Ornela

Nga Janusz Bugajski

Botuar në DITA

Ndërsa pakënaqësitë e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të shtohen, vizioni i Shqipërisë së madhe duket në horizont. Zhgënjimi në masë me qeveritë, partitë kryesore, kushtet ekonomike dhe agjencitë ndërkombëtare mund të përdoret nga politikanë ambiciozë, që premtojnë bashkim kombëtar. Pesë zhvillime të rëndësishme do ta nxisin projektin pan-Shqipëri: zhgënjimi i brendshëm, aspiratat e fikura për në BE-së, axhenda për Serbinë e Madhe e Beogradit, gabimet amerikane dhe vizionet pozitive për vetë bashkimin.

Në Shqipëri dhe Kosovë pakënaqësia dhe zhgënjimi prej politikanëve të korruptuar, moszhvillimit ekonomik, papunësisë dhe qeverisjes së dobët në mbarim të pandemisë COVID janë rritur në masë. Zgjedhjet elektorale bëjnë pak ndryshim, pasi shtetet dominohen nga grupe interesi që përdorin qeveritë për të pasuruar veten dhe për të qëndruar në pushtet. Mundësitë e kufizuara të punësimit i detyrojnë të rinjtë, të arsimuarit dhe ambiciozët të emigrojnë. Qeveria e re e Vetëvendosjes në Kosovë është zotuar të shuaj korrupsionin dhe të stimulojë ekonominë, por popullin do ta bindin veçse rezultatet.

Mungesa e çfarëdo perspektive reale për tu pranuar në BE, gjithashtu, kontribuon në pakënaqësinë e popullit. Reputacioni i Bashkimit (Europian) ka marrë një goditje të rëndë e do të ulet edhe më, nëse bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk nisin. Procesi është shtyrë kryesisht sepse Bullgaria po luan kartën nacionaliste, duke këmbëngulur që mosmarrëveshja e saj me Shkupin mbi historinë dhe gjuhën duhet të zgjidhet përpara se negociatat të fillojnë.

Shumë dështime të tjera të BE-së e kanë thelluar pakënaqësinë. Brukseli është treguar tepër i ngadaltë në sigurimin e vaksinave të koronavirusit për Ballkanin, duke i bërë disa (vende) që t’i drejtohen Kinës dhe Rusisë. Mohimi i liberalizimit të vizave për Kosovën i kthen shqiptarët në të vetmit të përjashtuar në bazë etnike në kontinent. Investimet e pamjaftueshme ekonomike të BE-së në shtetet e varfëra të Ballkanit kontribuojnë në migrimin jashtë dhe ndihmojnë në rritjen e varfërisë dhe radikalizimit.

Pakënaqësia e shqiptarëve shtohet edhe nga toleranca e BE-së ndaj axhendës së Beogradit për Serbinë e Madhe. Presidenti Aleksandër Vuçiç ka ringjallur projektin që (synon) marrjen e territoreve fqinje me popullsi të madhe serbe dhe dominimin e shteteve në afërsi. Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi qëndrojnë në paravijën e mbrojtjes së sovranitetit të tyre, por marrin ndihmë të pamjaftueshme politike dhe sigurie nga BE. Ndërkohë, irredentizmi serb mbështetet drejtpërdrejt nga Moska.

Për shqiptarët, mospërfundimi i bisedimeve Prishtinë-Beograd, mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë anëtarë të BE-së dhe pamundësia e Kosovës për tu anëtarësuar në organizata të mëdha shumëkombëshe si KB, nxit perceptimet që, në kryeqytetet e BE-së, pan-serbizmi nuk dënohet.

Një rrezik tjetër janë gabimet e SHBA-ve në marrëdhëniet me rajonin. Kjo përfshin dështimin e Uashingtonit për t’u përballur me qeverinë e koalicionit të Malit të Zi që është gjerësisht nën ndikimin e Beogradit, çfarë ndikon negativisht pavarësinë e Malit të Zi. Ndalimi selektiv i udhëheqësve shqiptarë për të hyrë në SHBA, për shkak të akuzave për korrupsion, siç është rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha, mund të konsiderohet si diskriminim ndaj shqiptarëve, në rast se politikanë të tjerë të rëndësishmëm të Ballkanit që akuzohen për korrupsion përjashtohen nga ndalimet.

Në këto kushte dëshpërimi, ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një strukturë shtetërore mund të kthehet në një mesazh shprese për njerëzit e zakonshëm. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të konsolidonte ndarjen e saj (Kosovës) nga Serbia, do të siguronte mbrojtjen e saj nën ombrellën e NATO-s, do t’i jepte Prishtinës një qasje më të madhe globale dhe do t’u mundësonte kosovarëve të fitonin pasaporta shqiptare. Nëse mbështetja për bashkim shtohet, një grup më i gjerë politikanësh do të fillojnë të konkurrojnë me axhendën mbarëkombëtare. Disa figura kryesore politike tashmë po luajnë me këtë nocion, sa për t’i dërguar një sinjal aktorëve ndërkombëtarë aq edhe për të matur reagimin e popullit.

Bashkimi shqiptar raportohet se po merr miratim, teksa sondazhet e opinioneve tregojnë se, në rastin e një referendum, një shumicë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë do të votonte pro tij. Para zgjedhjes së tij, Kryeministri Albin Kurti pohoi se nëse do të mbahej një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ai do të votonte “pro”. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pohuar se një shtet i përbashkët është i pashmangshëm, megjithëse në Tiranë kjo zakonisht nënkuptohet si brenda kufijve të BE-së. Por sa më shumë që anëtarësimi në BE të shtyhet, aq më tërheqës do të bëhet bashkimi i shteteve.

Beogradi e manipulon spektrin e një Shqipërie të Madhe, duke deklaruar se Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë në mënyrë që të parandalohet destabilizimi i mbarë gadishullit Ballkanik. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi gjithashtu shqetësohen nga pan-shqiptarizmi i mundshëm, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi janë nën presionin e Serbisë së Madhe dhe kanë frikë se dy lëvizje të mëdha “pan” do të forconin njëra-tjetrën. Sipas një skenari optimist, të gjitha projektet e zgjerimit të shteteve do të neutralizoheshin me sukses përmes unifikimit pan-Evropian. Sipas një skenari alternativ, pakënaqësitë që i ushqejnë ato (ide) do të ktheheshin në një bombë me sahat në një rajon gjithsesi të paqëndrueshëm.

Dita 107, Albania

PAN-ALBANIA ON THE HORIZON

Janusz Bugajski, 4 June 2021

Asgrievances among Albanians in the Western Balkans continue to intensify, the vision of pan-Albania lurks on the horizon. Widespread disappointment with governments, mainstream parties, economic conditions, and international agencies can be exacerbated by ambitious politicians to promise national unification. Five key developmentswill fuel the pan-Albania project: domestic frustration, stifled EU aspirations, Belgrade’s Greater Serbia agenda, American missteps, and positive visions of unification.

In Albania and Kosova grievance and frustration are widespread with corrupt politicians, economic stagnation, unemployment, and poor governance in the wake of the COVID pandemic. Elections change little as the state is dominated by interest groups who use government to enrich themselves and remain in power. Limited job opportunities force young, educated, and ambitious people to emigrate. The new Vetëvendosjegovernment in Kosova has committed itself to stamping out corruption and stimulating the economy, but the public will only be impressed by results.

Lack of any realistic prospects for EU accessionalso contribute to public resentments. The Union’s reputation has taken a severe blow and will further deteriorate if it fails to start membership talks with Albania and North Macedonia. The process has been postponed mainly because Bulgaria is playing the nationalist card by insisting that its dispute with Skopje over history and language must be resolved before the talks can begin.

Numerous other EU failures have deepened the malaise. Brussels has proved painfullyslow in providing coronavirus vaccines to the Balkans, convincingsome to turn to China and Russia. The denial of visa liberalization for Kosova makes Albanians the only ethnic outcasts on the continent. Inadequate EU economic investments in the poorer Balkan states contribute to out-migration and helps fuel poverty and radicalization.

Albanians grievances are compounded by EU tolerance of Belgrade’s Greater Serbiaagenda.President Aleksandr Vučić has revived a project to incorporate neighboring territories with large Serbian populations and to dominate nearby states. Bosnia-Herzegovina, Kosova, and Montenegro stand on the front lines in defending their sovereignty but receive insufficient political and security assistance from the EU. Meanwhile, Serbian irredentism is directly backed by Moscow.

For Albanians, the inconclusivenessof the Prishtina-Belgrade talks, the non-recognition of Kosova’s statehood by five EU members, and Kosova’s inability to enter major multi-national  institutions such as the UN, drives perceptions that pan-Serbianism is condoned in EU capitals.

Another danger is U.S.missteps in dealing with the region. This includes Washington’s failure to confront the coalition government in Montenegro that is heavily influenced by Belgrade and whittling down Montenegro’s independence. Selective bans on Albanian leaders from entry to the U.S. because of corruption charges, as is the case with former Prime Minister Sali Berisha, may be viewed as discrimination against Albanians if other high-profile Balkan politicians under corruption allegations are excluded from sanctions.

In these depressing conditions, the idea of Albanian national unification in one state structure can become a message of hope for ordinary people.Kosova’s unification with Albania would consolidate its separation from Serbia, ensure its protection under the NATO umbrella, provide Prishtina with greater global access, and enable Kosovars to gain Albanian passports. If support for unification mushrooms then a broader array of politicians will start competing on the pan-national agenda. Some major political figures are already toying with the notion, both to send a signal to international actors and to gauge public reactions.

Albanian unification is reportedly gaining traction, with opinion polls indicating that in the event of a referendum a majority in both Albania and Kosova would vote in favor. Before his election Prime Minister Albin Kurti claimed that if a referendum was held on Kosova joining Albania he would vote “yes.” Albania’s Prime MinisterEdi Rama has asserted that a common state is inevitable, although in Tirana this is usually couched in terms of an internally borderless EU. But the longer EU membership is postponed the more appealing will state merger become.

Belgrade manipulates the specter of a Greater Albania in asserting that Kosova must remain part of Serbiain order prevent destabilizing the entire Balkan peninsula. North Macedonia and Montenegro are also concerned by potential pan-Albanianism, while Bosnia-Herzegovina and Montenegro are subject to Greater Serbia pressures and fear that the two major “pan” movements will strengthen each other. In anoptimistic scenario, all state enlargement projects will be successfully neutralized through pan-European unification. In an alternative scenario, the grievances that drive them will become a ticking time bomb in an already volatile region.

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
9 Comments
  • Janusz Bugajski ia fute kot.
    Politika asht si tregetija, me intereson, s’me intereson. Te tjerat jane prralla per injoranta.

  • Flet per ‘Horizont’ nje idjot qe nuk sheh as pjaten qe ka perpara eshte me Mut apo mjalte!
    Per ke shqiptare e Shqiperi flet mor idjo0t qe nuk di se ku bije ish Shqiperija e ku kane perfunduar ish shqiptaret 30 vjet pa shtet e pa zaot zevendesuar nga terre racat bastarde te botes,muxhahedine,xhihadiste,iraniane,afgane.Hajdare UDB-ashe e ‘koeqvare’ qe ferkojne 30 vjet duart qe vdiq vellai ti qine gruan me Albine,Edvine,Lylzime Osmane,shQIna e Monika,Sllobodanka qe me gAmore e Fazlliqe nderzehen e QINE…..!!!!

  • Januzi ben 2 “zbulime”
    1) Toleranca e BE ndaj axhendes se Beogradit per Serbine e Madhe.
    Dhe si gjithmone – 2) Irredentizmi Serb mbeshtetet drejtperdrejt nga Moska.
    Ajo qe Januzi nuk thote eshte se per ato tryezat e Minishengenit Ballkanik ai Vucic kujt ja di per nder BE, Rusise apo…vendit ku jeton Januzi?

    • Akoma ketu ti adashi osmanlli? Shko e bjer bythperpjete shpejt se po pellasin Gomeret maje minareve.

  • KJO ESHTE ANALIZE E NJE NJERIU ME MENTALITET DHE EDUKATE AMERIKANE, KURSE SKA ASNJE TE VERTETE ME MENDESINE E DREJTUESVE MAFIOZ SHQIPTAR QE ASNJEHERE NUK KANE MENDUAR DHE AS I REH FARE AS PER SHQIPERITE E VOGLA JO TE MADHEN. KETA I KOMANDOJNE GREKET E SERBET. TE GJITHE ME PAPERJASHTIM TE ALBIN KURTIT. SA PER SALI BERISHEN NUK BEHET FJALE TE NDIKOJE GODITJA E TIJ PER REVOLTE MASIVE. KURRRREEE. PERKUNDRAZI SHPENIA PARA DREJTESISE E TIJ DHE E ÇDO TE NGJASHMI DO NGREJE OPTIMIZMIN POPULLOR AQ TE DOMOSDOSHEM. E VETMJA QE MUND TI VIJ HAKUT POLITIKANEVE MAFIOZE ESHTE SHBA TEK E CILA SHQIPTARET I KANE SYTE. PRANIMI NE BE ESHTE POZITIV POR JO GJITHÇKA.

  • As qe i hyra pallavrave te ktij

    E qarte koalicioni amerikan per ti bere presion BE qe BE ti leshoje pe Rames

    Duket Ramuti se fundmi eshte qare fort ke amerika, s’esht rastesi vendimi per sali makbethin as propaganda e kimetes se Reforma e vdekur ne drejtesi qenka gjalle. Amerika na qenka hedh ne sulm per Ramutin prandaj i eshte trash zeri ketij kohet e fundit me Brukselin.

    Janusz propaganda e ripjelljes.

  • Per cfare “Réputation” flet ky kur Evropa dhe Ameri-qija lejojne nje Sulltan si Erdogani te zhduke Kulturen Greko Ilyre duke i kthyer ne Xhami simbole mijeravjecare dhe pasuri te popujve te tjere?
    Jo vetem kaq,por si hajdute dhe kriminele shkateruan Parthenonin dhe i shpune ne Museumet e Anglise,Frances Gjermanise,Amerikes etj.
    Ketu behet fjale per shtete Xhihadiste Evropiane qe i kane duart me gjak ky flet per “réputation”!
    Ku jini o “Ilyre” te Allahut qe po jua kthen ne Xhami Agia Sofian e ndertuar nga Iustiniani ne 532 dhe ku i kendoni kenge.
    Nuk e kuptoni qe nuk kini as nder,as dygnitet si popull?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *