“Unë di që ajri, ditët me diell të Shqipërisë, ajo lehtësia e pabesueshme për të kaluar brenda ditës në vende të ndryshme, nga mali në det, është diçka që nuk blihet, nuk matet me lekë. Por kështu e mendoj unë, kërkoj ndjesë nëse dikush ndihet i prekur nga kjo. Por vende perfekte nuk ka. As njerëz perfektë. Nuk mendoj që zgjidhja është të kërkosh diçka perfekte, një shpresë e tillë e kotë e çon në depresion një individ, por edhe një shoqëri të tërë nëse është gabimisht e orientuar drejt kësaj” – thotë Jeta Zhitia.
Shkrimtarja e re gjermano-shqiptare, të cilën lexuesi i Ditës e njeh prej disa reportazheve dhe poezive, qëndroi një vit në Shqipëri, udhëtoi nëpër të, perfeksionoi shqipen.
E ndodhur përkohësisht në Gjermani, ka planifikuar të kthehet në Tiranë.
Dhe jo vetëm kaq. Dëshiron që gjithë jetën pas kësaj ta kalojë në Shqipëri.
I themi që po flet për një vend nga ku bashkëmoshatarët e saj, duan të ikin. Dhe shumica duan të ikin pikërisht në Gjermani.
Jeta përgjigjet: “Unë di që qëndrimi në Shqipëri më ngroh zemrën në një mënyrë që nuk e kam njohur me pare. Dhe më merr malli çdo ditë. Më merr vërtet malli çdo ditë”.
Me Jetën bisedoi gazetarja Entela Resuli:
-Jeta, ku dhe kur keni lindur?
Jam lindur në Prishtinë më 23 nëntor 1992.
– Dhe prindërit tuaj kanë ikur prej aty shumë shpejt pas kësaj. Çfarë mban mend Jeta nga Kosova?
Kam vetëm një kujtim nga fëmijëria në Kosovë, ajrin dimëror me erën e qymyrit të djegur. Ende sot, ajo erë më duket si era më e dashur në këtë botë. Çdo herë që e nuhas më vjen një buzëqeshje, më duket sikur mbërrij në shtëpi.
-Për ju, fëmijëria është një periudhë e jetës e cila lë gjurmë për atë ç’ka je më pas?
– Po, patjetër. Jo vetëm për mua. Kjo është shpjeguar tashmë nga psikologja. Ti je ai që je, për shkak të fëmijërisë dhe më pas për shkak të edukimit. Bazuar te këto, je dikush që reagon përmes ndërdijes, pa vetëdije, ose je dikush që e njeh ndërdijen tënde, i njeh reagimet spontane dhe i ndalon ato që nuk ndihmojnë të ecësh drejt qëllimeve që ke në jetë.
-Po me Shqipërinë, çfarë lidhje keni? Si e keni njohur Shqipërinë, duke pasur parasysh që jeni shqiptare që keni lindur në Kosovë…
Ah, kjo pyetja… Nuk e di pse në Shqipëri disa e quajnë lidhjen e atyre nga Kosova me Shqipërinë, si “të veçantë”. Do isha kurioze të njihja çfarë mësohet në shkolla për shqiptarët dhe trojet shqiptare.
Kur mbërrita në Shqipëri, në fillimin e 2018, më kanë pyetur shumë njerëz a jam vërtet shqiptare. U thosha e çuditur “po, shqiptare jam”. Nuk lëshonin pe. Kur ju kam thëne “jam lindur në Prishtinë”, disa herë kam marr një “Aah!” të lehtësuar si përgjigje, “Kosovare qenkeni!”. Sikur kishin sqaruar një mister.
Pasi biseda të tilla më ndodhën disa herë, fillova të mos i besoj ndjenjës time – e cila vërtet nuk bën dot dallim mes Shqipërisë e Kosovës. Dhe ndodhi që isha me një mik të familjes, lindur dhe rritur në Shqipëri, nga një familje e vjetër fisnike që ka dhanë shumë për formimin e identitetit shqiptar. Në prani të tij më pyeti dikush, “Po ju, çfarë jeni? Nga jeni?” Unë u përgjigja me fjalë të huazuara: “Jam kosovare”. Ky miku i familjes, i cili çdo herë që më takon ma korrigjon gramatikën dhe më mëson fjalë të reja në shqip, u kthye vrik dhe më tha: “Kosovare?! Po çfarë janë kosovarët? Shqiptarë janë! Mos e thuaj më kështu”
Ja, prandaj pyetja juaj për “lidhjen me Shqipërinë” është diçka që më kërkon shumë energji për ta kuptuar, përgjigje tjetër nuk kam.
-Kur keni qenë për herë të parë në Shqipëri?
1993
-Nuk besoj e mbani mend, ke qenë vetëm 1 vjeç…
Kam jetuar afër detit me mamin, se isha sëmurë nga mushkëritë dhe mjeku në Kosovë i ka thënë mamit që vetëm ajri i detit do më shpëtonte. Po, këtë nuk e mbaj mend. Në 1994 kemi qenë edhe me babin në Tiranë, ndër të tjera tek “Parku Rinia”.
Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme, por ditet ne Tirane i mbaj mend gjallë dhe me detaje; edhe plazhin në Durrës, sidomos ndjenjën e rërës në duar e mbaj mend.
Ne gjithmonë kemi qendruar disa javë në Durrës dhe kemi shkuar në Tiranë ose Shkodër për vizita ditore.
– Duke lexuar jetëshkrimin tuaj pashë se ju kini studiuar juridik, biologji molekulare, psikologji, filozofi, paralel me degën tuaj kryesore gjuhën dhe letërsinë angleze në institutin e letërsisë angleze në Graz. Degën akademike nuk e keni ndjekur. Duken kaq të shpërndara si interesa studimore, dhe ndërkohë njiheni si shkrimtare…
Jo, nuk janë të shpërndara, përkundrazi. Unë kerkoja ta kuptoja njeriun në thelb. Gjithsesi, mendoj se perfundova tek ajo degë që ishte më afër shkrimit se ndonjë degë tjetër. Por në fund kuptova që nuk e kaloja dot jetën time duke analizuar tekste. Sepse unë vetë doja të isha krijuese e teksteve. Dhe ende dua. Dua të ulem të shkruaj, kjo është e gjitha
Charles Bukowski e ka një poezi që quhet “so, you want to be a writer?”. Aty shkruan që vetëm atëherë kur heshtja për diçka do të të shkatërrojë, duhet të shkruash. Përndryshe, në qoftë se nuk të djeg ai diell, në qoftë se nuk del vetë ajo që duhet të thuhet, mos fol hiç, mos shkruaj fare. Shpesh kam mjaft mendime që ulërasin të mos e shkruaj atë që shkruhet vetë nëse ia dorëzoj dorën dhe lapsin. Po prapë i shkruaj se alternativa është që t’çmendem po heshta.
-Ku jetoni aktualisht?
Në Leipzig, ose si shkruhet me alfabetin fonetik të shqipes: Lajpcig.
-Keni 20 vite në Gjermani, 5 i keni kaluar në Austri. Do të thotë vitet më formuese në personalitetin tuaj kanë ndodhur brenda kulturës gjermane dhe më e rëndëshishmja brenda sistemit të edukimit gjerman. Thonë, që gjermanët janë të ftohtë për nga natyra, ju si ju duket?
Mua kjo gjë më duket e qartë dhe shumë pak mistike. Në Gjermani ti gjen miq sipas interesave individuale. Gjetiu ndodh edhe për shkak të nevojës për ngrohtësi. Por këtu në Gjermani është një sistem i rritjes dhe edukimit që kësaj anës së afirmimit të vetes nëpërmjet ngrohtësisë me tjetrin nuk i le shumë vend.
Ta dikton i gjithë cikli i jetës, prej fëmijërisë, që kohën për të menduar gjatë mbi atë që ka të bëjë me ndjenjat, ta mbash në nivel minimal, sjelljet që të zgjojnë anën emocionale vijnë e zhduken. Kjo mundëson nga ana tjetër një mendje të kthjellët dhe të përqendruar. Ndoshta e gjitha kjo, e parë nga jashtë, të tjerëve u jep atë përshtypjen që njihet si ftohtësi gjermane.
– Kurse ty të frymëzon Shqipëria…
Nuk ka vend që më frymëzon më shumë.
-E mendon Tiranën si një qytet ku mund të jetoni dhe punoni?
Po.
-Pse?
Po më pyesni çfarë na bën të vendosim pse do jetojmë këtu ose aty? Nuk e di, ndoshta arsyet janë të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Unë di që qëndrimi në Shqipëri më ngroh zemrën në një mënyrë që nuk e kam njohur me pare. Dhe më merr malli çdo ditë. Më merr vërtet malli çdo ditë.
-Ju e ndiqni aktualitetin në Shqipëri dhe besoj jeni e informuar që shumë të rinj, janë larguar nga Shqipëria e për më tepër, shumë të tjerë duan të largohen. Gjermania nga ku ju doni të vini në Shqipëri paradoksalisht është nga vendet më të preferuara për ata që ikin nga Shqipëria…
Ndoshta duan të ikin nga ai vend i bukur prej nevojës për të ardhura. Ç’mund të them unë? Unë di që ajri, ditët me diell të Shqipërisë, mundësia për të kaluar fare lehtë dhe brenda ditës në vende të ndryshme, nga mali në det, është diçka që nuk blihet, vlera e cilës nuk matet me lekë.
Por kështu e mendoj unë, kërkoj ndjesë nëse dikush ndihet i prekur nga kjo, njerëzit kanë nevoja dhe një jetë që ndoshta nuk e kuptojmë në secilin rast. Unë kam fatin e madh që e kam një familje që është dhe do jetë kudo me mua po pata nevojë. Ndoshta nuk jam për t’u krahasuar me njerëzit në Shqipëri.Ndoshta çfarë them për Shqipërinë për shumë njerëz aty duket si diçka pa vlerë, por siç të thashë nuk mundem të gjykoj drejt sepse unë jam rritur këtej.
Patjetër që çdo njëri ka fatin e vet dhe nuk ka njeri pa fat të vështirë. Por vende perfekte nuk ka. As njerëz perfektë. Nuk mendoj që zgjidhja është të kërkosh diçka perfekte, një shpresë e tillë e kotë e çon në depresion një individ, por edhe një shoqëri të tërë nëse është gabimisht e orientuar drejt kësaj.
-Jeta, ju kini udhëtuar nëpër Shqipëri dhe këtë e kam lexuar në disa reportazhe tuajat në Dita. Cili është ai qytet apo vend që ju pëlqen më tepër në Shqipëri?
Janë ca vende… Është ai lapidari afër Tiranës. Shpesh kam shkuar atje lart, në mbrëmje për t’i parë dritat e Tiranës. Ndonjëherë edhe kam qarë aty (qesh) kur nuk gjeja zgjidhje racionale për ngjarje apo mendime që ta marrin frymën e shpirtit.
Është kalaja e Beratit, ku shijoj shumë orët e mëngjesit kur ende nuk ka mbrrit nxehtësia e ditës. Gjatë natës vjen një frymë e ftohtë prej Tomorrit. Është shumë qetësi atje, vendi ideal për të dëgjuar veten, më qartë se kudo tjetër.
Tirana, po. Të ecësh nëpër Tiranë në mbrëmje, më duket diçka jashtëzakonisht e bukur.
Pastaj janë njerëzit. Në Shqipëri njerëzit më duken të guximshëm. Gjetiu, çdo herë që tregon veten, rrezikon edhe përjashtim nga shoqëria, komuniteti, grupi, nëse je fort i ndryshëm. Në Shqipëri më duket se ka shumë tolerancë te kjo; mua më duket sikur të lejohet të jesh kështu ose ashtu pa u dënuar me përjashtim ose heshtje. Sikur të lejohet të jesh aty edhe nëse je një njeri i cili nuk i ka të gjitha punët fort në rregull.
Është rëndësia e komunitares. Në Gjermani zakonisht e vërteta nuk thuhet nëqoftëse ka të bëj me ndjenja, edhe në shoqëri nuk pranohet lehtë ideja që të rrezikosh veten për tjetrin – nuk po flas për rrezik fizik, është metaforë nga pragmatika e linguistikës “të rrezikosh fytyrën”. Kam përshtypjen që në Shqipëri mikut i mbahet krahu.
Nuk di a po shprehem mjaft qartë. Shkurt dua të them që miqësia në Shqipëri ka një tjetër vlerë, një vlerë shumë më të veçantë, atë që duhet të ketë. Mendimi im, ky.
-Mësova se je në kërkim të një botuesi për librin që ke shkruar gjatë kohës që ishe në Shqipëri. Si po shkon kërkimi?
-Vazhdon. Nuk është e lehtë, sepse edhe për mua është sprova e parë kaq serioze. Deri tani kam botuar poezi brenda një antologjie me autorë të rinj të Bavarisë dhe tregime të shkurtra reviste në Austri. Si edhe reportazhet që ju përmendët në Dita, një gazetë që është treguar shumë bujare dhe mikpritëse me mua.
*****
Entela Resuli / Botuar në Dita

Po ti qeke e bukur te zoti iher
Race e paster, geniteti shqiptar
Jo vetem te vish ne Shqiperi, po edhe te besh 7 a 8 femije se na zbukuron racen
Ta paguaj une librin, jam i bindur qe do jete nje super liber!
Perse te gjithe, pervec atyre qe jetojne ne Shqiperi flasin mire per Shqiperine??
Zonja apo zonjusha bukur ka folur, vec nje lutje kisha une per komentusit.
Aman ore mos e mburrni shume se e mori kryekari i Rilindjes e beri ministre e zv.ministre se kryekari vec nga boja i mat njerezit
Si kudo bajgat SALISTE vetem ndotin. Askund nuk kuptojne se jo cdo koment eshte politik. Nje vajze e re me plote ndjenje atdhedashurie, me kulture te gjere shoqerore te emocionon, me deshiren e saje per te jetuar ne atdhe. Dhe per kete ajo meriton fjalet dhe urimet me te mira. SALINJTE nuk mund te kuptojne se ky vend eshte nje mbrekulli. Kushdo qe ka nje fije arsye e ka te veshtire te perbuze kete vend te shenjte. Vetem kafexhinjte, dembelat, salinjte dhe salokazanet qe ulerijme nga mengjezi ne darke per te poshteruar kete vend flori, tmerrohen nga njerezit e thjeshte qe e duan me zemer kete vend
Faleminderit per komentin.Fole dhe per mua .Me shpetove nga ndotja e gojes me salinjte qe nuk meritojne ndryshe.
Ik more QEN-EF
XXXL Po cte sateme pate? Apo e ke pergjigjen e thjesht; “salisto-shkerdhen”
Shpirt i dlire, i paster si raca e vet.Zhitite e marrkan shqiptarine me qumeshtin e gjirit.
Edhe une me pashaporte italiane ne xhep e me karten e kreditit tek isha me pushime u habita se perse shqiptaret largohen nga nje vend me klime aq te mire! Ja kaloj shume bukur ne Shqiperi, natyrisht kur e kam xhepin plot. Me pelqen se njerezit me kushtojne vemendje. Me bejne shume komplimente per poezite e mija qe ne itali as qe do tja dije njeri. Mos ikni more, rrini aty se jeni me fat!
Gjermania nuk ka diell dhe eshte permbytur me Zezak dhe Arab. Gjermanet ndjehen te diskriminuar atje dhe te trajtuar si mbreter ne Shqiperi
Lëre, lëre ç’na paska thënë.
Kjo ka akoma përshtypjen se në ShqUpëri mikut i mbahet krahu. 😉
E shkreta nuk e ka mësuar akoma shprehjen popullore “e hongri sa krahu”.
Jeta Zhitia nuk eshte nje shqiptare dosido, e nderuara gazetare Resuli duhet te kishit vene ne dukje qe e intervistuara juaj eshte mbesa e Afrim Zhitisë, nëna e saj eshte motra e Afrim Zhitisë, DËSHMOR I ATDHEUT, ndër të rënët e parë për lirinë e Kosovës.
Lexoni për Afrimin, kërkoni në internet dhe do ta kuptoni mirë pse një si kjo vajzë kërkon të jetojë në tokë shqiptare.
Atdheu dhe mëmëdheu janë atje ku thërret gjaku, po shqiptarët e sotëm e kanë lidhur gjithcka me kamjen dhe lekun, e kjo prej politikanve ndyrësira.
Ani,është fazë, dikur të gjithë atyre që sot pështyjnë do tu vijë turp
Gani, me lejo nje korrigjim
Atdheu e memedheu jane atje ku ke PRONËN. Pikë!
Ndjesia e pronës të lidh e pastaj zhvillohet ndjenja.
Shqiptaret ikin sepse nuk e ndjejne veten te lidhur me Shqiperine, sepse prona nuk eshte e sigurte, shkon vetem tek oligarku dhe njeriu me pushtet.
Pra Shqiperia nuk eshte e te gjithe shqiptareve.
Prej prones rrjedh me pas identiteti, atshedashuria, ndjenja, gatishmeria per ta mbrojtur e per te mos e peshtyre si thoni ju.
Eshte natyra njerezore.
Jetes i uroj suksese, nje vajze kaq e bukur dhe e mencur meriton te behet cti doje zemra ne ate vend te bekuar nga zoti, por te mallkuar nga vete ata qe zoti ua dha me shume bujari
Po a i fortë qenke edhe serbët i paten pronat në Kroaci dhe qifutët në Gjermani por për një moment e panë vehten që nuk kan asgja
PSE IKIN SHQIPTARËT
”…ne rrugat e qytetit tone,
nje jete e fikun,nje jete e shterun,
shpirt i molisun,zemer e therun,
nje za vorri,nje jehone
qe vallzon naten vone
neper rrugat e qytetit tone.”
PSE IKIN SHQIPTARËT
Ç’thot’ ajo e ve e gjore
mbretereshe pa kurore
faqe-çjerrur,lesh-leshuar;
Shpirt e zemer perveluar;
Gjysm’ e vdekur:’ì’O shqiptare
Nenes mos ja beni varre!”
PSE IKIN SHQIPTARËT
Shoke,kemi ne mes tene
shum’ armik’ e tradhetore!
Popo! mos u qofte thene!
Veç qe s’kane gje ne dore.
Harruane memedhene
Dh’e e lane kombin tene
E nje tjetere na gjene!
Popo! mos u qofte thene!
Lane zonjen e levduar
E zune nje kurve shtrige
Te ndyt’ e te mallkuar
te felliqur e te lige.
……..
Miqt’ armiq i kane bere,
Armikete miq i zune,
Qysh jane fyell te tere!
Ç’eshte kjo e madhe pune!
Fajin e madh kur do ta njohin
Njerezit e mallkuar?
Dritene pse nuk e shohin,
Apo jane te verbuar?
Jane se gjithash te marre
Dhe te liq me te vertete,
Memedheut bejne varre
Po do te bien vete.
edhe nga injoranca e ligesia e shpirtit qe i karakterizon .
Prandaj s’ka zhvillim ,
s’ka kulture ,
s’ka jete Normale ne ate vend
ka shume pakenaqsi
grindje – tym
qe te gjitha bashke cojne ne Arrati .
E keqja eshte se nuk kuptojne asgje e s’
duan te mesojne ,jane fanatik te se keqes.
Edhe ne fshatrat turistike kemi qejf te rrime 10 dite,por Jo te banojme aty.
Edhe kopshtin zoologjik duam ta vizitojme,por Jo te banojme me kafshet.
Kush e ka te garantuar jetesen financiarisht fillon e mendon per qejfet.
Kush eshte i varfer, gjykon me “stomak ” e Jo me tru.
Edukimi familjar dhe shoqror janë themeli i formimit ajo e ka kuptu se në Gjermani vlen aq sa i duhesh gjermanit rasti ma konkret është Mesut Ëzil deri sa ishte top fusbaler e qonin në qiell që nuk e veshi fanullen e Turqisë kur ra nga forma vetëm sa nuk i banë gjygj zyrtarisht se publikisht po pra pë atëdhenë duhet të vlejë ajo thënja epike ,,Balta e atdheut ma e ëmbel se mjalta e huaj”
Krahasoni keto qe thote shkrimtarja me ato qe thote ajo mjekja qe i kane shperdorur emrin qeveria.
KUSH KA TE DREJTE??
Te dyja kane te drejte
Ka nje trend qe do vije ne rritje kthim ne Shqiperi te emigranteve te vjeter.do ikin por edhe po kthehen e do te kthhen edhe me teper, dhe me te pasur e me teper eksperience jete.Denglat jo po braktiset vendi e tjera jane kot.Derisa eshte me i varfer se Europa patjeter qe me shume do ikin, por ka filluar e do vazhdoje kthimi gjithnje e me teper.
Kjo vajze gjykon me mendje te ftohte dhe zemer te ngrohte. Natyrisht qe ka te drejte. Si vendi yt nuk ka ne note.