Në Izrael emërohet ministri i parë homoseksual (FOTO)

Bora Basholli

Për herë të parë në historinë e Izraelit është emëruar një ministër i cili ka deklaruar hapur se është homoseksual, raporton BBC. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e emëroi Amir Ohana, 43 vjeç, ministër në detyrë i Drejtësisë. Z.Ohana vjen nga partia Likud e kryeministrit Netanyahu, dhe konsiderohet si njëri ndër zyrtarët me besnik të Netanyahut.

Emërimi i tij vjen disa ditë pasi parlamenti u shpërbë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Z. Netanjahu shkarkoi ministren e mëparshme të Drejtësisë, Ayelet Shaked, tre ditë më parë. Partia e saj, ishte pjesë e koalicionit të Netanjahut, por nuk mori vende të mjaftueshme për t’u kthyer në parlament në zgjedhjet e muajit maj.

Izraeli pritet të mbajë sërish zgjedhje pasi kryeministri Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës bazuar në rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në muajin maj.

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Dava bythqirash e bythe grash u be kjo pune ne gjithe boten. Keshtu e duan njerezimin, Pa sex, pa fe, pa atdhe dhe identitet. Dava turmash amorfe pa karakter, qe programohen dhe manipulohen lehte pa shume shpenzime, per nje qellim. Qellimi perfundimtar eshte njeriu i ri komunist ne sherbim te kapitalit, me shpirt te humbur, qe ti perafrohet sa me shume robotit per xhepat e oligarkeve nderkombetare dhe Bankiereve. Kjo ka dekada qe po aplikohet gradualisht,

  • Cthua ? Njeri i ri komunist qe ti sherbeje kapitalit ! Ik lexoni ndonje liber se skuptoni cthoni. Non sens pa lidhje. E ke lexuar Mnifestin Komunist ? Po Kapitalin e Marksit e ke lexuar ? Provoji ti lexosh qe te kuptosh dhe veten se sa tru duhet per ti kuptuar ato. Apo ci qi nene futi nje komunist pas dhe behesh automatikisht trendi.

    • Po te jesh stereotip komunisti si puna jote, nuk i kupton ato qe shkruajne te tjeret. Ti je ende ne kafazin e PPSH-se dhe propagandes shoku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *