I nderuar z.Thano
Perqendrimi i thelbit te problemit te delimitimit të hapsirës detare problematike me Greqinë tek nafta, duke devijuar nga thelbi teknik real i tij se çfare pergatitje duhet te beje shteti yne per percaktimin e kufirit sipas normave dhe standardeve nderkombetare sjell amulli ne informimin e qytetareve. Mendoj se eshte detyre e gazetarise etike qe te ndaje genjeshtrat nga faktet duke synuar perafrimin sa me te sakte me te verteten. Ne gazeten tuaj kam gjetur hapsiren e nevojshme per te shprehur mendimin per zhvillimin e industrise se naftes ku kam dhene edhe une kontributin tim. Jeni gazeta me e drejperdrejte per problemet konkrete ekonomike te vendit. Faleminderit
Para ca kohesh ish kryeministri Berisha, per problemin e delimitimit të hapësirës detare problematike me Greqinë deklaroi prerazi se në atë zonë ndodhen “fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit dhe Rama po iu a jep grekëve”. Se ku e ka gjetur këtë e di ai vetë.
Por, ca ditë më parë, kolegu dhe miku im S. për t’i dhënë vlerë thënies çudibërëse të ish-kryeministrit, botoi një artitull skematik për perspektivën gazmbajtëse të shelfit tonë detar, konkretisht për atë që ai e quan “blloku i patkoit Korfuz – Himarë”, ku ndodhet zona detare e padefinuar, për të cilën ai jep shifra “rezervash gazi deri 170 miliardë Nm3 gaz” që “vlejnë rreth 129 miliardë dollarë”, të cilat sipas tij, do të “plotësonin nevojat e vendit për prodhim energjie për 210 vjet”!!?.
Pa e kthyer në diskutim teknik, kolegu e di mirë se në llogaritjet në ecuri të rezervave prognoze të terrritorit tonë perspektiv, ku janë përfshirë edhe prospektet e të gjithë bllokut Joni 5 (nga Karaburuni deri tek kjo zonë e padefinuar) nuk gjen dot shifra të tilla.
“Grumbullimet” e mundëshme të gazit në shkëmbinjtë kolektorë në këtë zonë janë të kategorisë perspektive apo spekulative, me nivel të papërfillshëm sigurie dhe për të cilat humbet kuptimi i vlerësimit ekonomik. Për ta bërë të besueshme ai kërcen nga kjo zonë në skajin lindor të Mesdheut, tek shelfi detar i Izraelit dhe Qipros, duke cituar rezervat disa trilion Nm3 gaz te zbuluara këto vitet e fundit atje.
Nuk do ta ngacmoja kolegun duke i cituar këto “shifra”, por druaj se mos Doktorit i mbushet mendja top se në atë zonë detare mund të zbulohen me të vërtetë më shumë rezerva gazi se ato të zbuluara në shelfin detar të Izraelit e Qipros dhe “bëhemi me vendburimet më të mëdha të Mesdheut”.
Si të mos mjaftonte kjo, dy ditë më vonë, një ish ministër bujqësie, dhe ky me titull profesor, deklaron se “po të fillojnë grekët shpimin për të kërkuar naftë e gaz në zonën e padefinuar ata do të na marrin naftën tonë!”.
Me domatet dhe patatet e Divjakës e di që është marrë, madje atje ka parë edhe të dalë gaz nga puset e vendburimit të Divjakës, më i madhi vendburim gazi natyror i zbuluar dhe shfrytëzuar në vendin tonë (janë nxjerrë mbi 2 mijardë Nm3- por ne kemi vlerësuar se ekzistojnë edhepo kaq rezerva të tjera gazi (C1)të pakonturuara– studimi ynë i vjedhur– Gazeta DITA 29 prill 2017). Të duket sikur mjeku dhe agronomi kanë gjetur të argëtohen me gjeologjinë e naftës nga që ajo lexon dhe interpreton grumbullimet e nafës dhe gazit në disa mijra metra thellësi!?.
Ndoshta edhe media ka bërë një farë fetishizimi të vlerës së mendimit të profesorëve nisur nga mendimi se kanë kulturë akademike. Natyrisht personat me titull Profesor janë njerëz shumë të kualifikuar dhe mbartin mendime me shumë vlerë, por theksojmë – vetëm në fushën e tyre dhe, si rregull cilësimi profesor për një person bëhet vetëm kur ai është në aktivitet kërkimor shkencor në atë fushë, mundet edhe pedagogjik. Kështu e përdorin në vendet europiane, të cilëve duam tu bashkëngjitemi. Do tëishte gjëja më e mirë që Media të nxisë Profesorët që sipas fushave të tyre të sugjerojnë, insistojnë dhe tëimponojnë zgjidhje konkrete që çojnë në rritje cilësore të zhvillimit për fushave specifike të profesioneve të tyre.
Për problemin konkret, na lind e drejta të shtrojmë pyetjen: kujt i shërben kjo mënyrë trajtimi që ngacmon dhe acaron artificialisht ndjenjën e patriotizmit?!
Rrjeti i Ideve Evropiane (EIN), institut i sponsorizuar nga Grupi i PPE dhe i bazuar në Parlamentin Europian në Bruksel, në një seminar mbi median, korrektësinë politike dhe manipulimin (prill 2017), konkludon se “keqinformimi”, “disinformimi”, “faktet alternative”, “lajmet e rreme”, etj. përdoren si strategji komunikimi, duke fshehur qëllime të ndryshme, shpesh në kundërshtim me të drejtën e informimit dhe të të qenit i informuar. Madje edhe kur dezinformata diskreditohet, ajo mund të vazhdojë të formojë qëndrimet e njerëzve
Prandaj përkundër qendrimit të këtyre politikanëve që kalojnë masën e vlerës reale të problemit, do të mbështesja atë sugjerim që bën Prof. Myslim Pashaj për zgjidhjen e problemit të delimitimit,vetëm nëpërmjet shqyrtimit teknik, shkencor, parimor rrethanash sipas të Drejtës së Detit, të të dy vendeve, pra një shqyrtim professional me konsultën e specilistëve ndërkombëtarë.
Vlash Laçka. Botuar në DITA në rubrikën Letër Kryeredaktorit
Sa i zgjuar ky dreq me kete artikull
me i zgjuar ti mondo vlonjati me kete koment pa kripe dhe pa sheqer
O Raimond po po nuk besuam keta qe jane specialiste te fushes, ke do beojme o byrazer?
Se opinionet jane si vrima e b… secili ka te veten.
Diku duhet besuar se hame veten kot me dhembe pa marre vesh nga fusha
Raimondo e di si ashtu puna
Ky Ramiu asht xheloz per Saliun
Sepse i ka dhan grekut pikerisht ate pjesen ku thyente rekordet e notit Sala prej Viqidoli
muhahahahahaaaaaa 🙂
Dakort o shoku Vlashi,por kete Profesor Pashajin nuk e ka thirrur as per formalitet qeveria Rama,ndonese e dii qe ishte ai i vetmi qe i argumentoi Gjykates Kushtetuese tradhetia e Berishes!
A mos jane tradhetare edhe keta te Rames qe kane mbushur delegacionin me anonime dhe mundon vetem ….DHENDRI?!
Ky eshte nje nder shkrimet me te mira qe jane bere keto kohe per marreveshjen e detit.
Kjo puna e naftes eshte nje vere ne uje. Nje vere nafte ne uje.
E gjitha behet per te shmangur debatin nga perfitimet e jashtezakonshme ,ne uje, kripe dhe peshq te te gjitha llojeve, qe do te kete Shqiperia nga marreveshja e qeverise socialiste.
E gjitha kjo fale aftesise se jashtezakonshme negociuese te ekipit te eksperteve shqiptare nen drejtimin e Min. Bushati dhe vizionit gjenial te Kryeministrit Rama.
Edhe une si autori i shkrimit, pershendes qasjen e kolonel Myslym Pashajt ndaj kesaj marreveshjeje te re, jashtezakonisht te favorshme per Shqiperine. Pershendes gjithashtu edhe denoncimin e palodhur qe, ne te njejten kohe, koloneli i nderuar vazhdon t’i beje marreveshjes se Berishes edhe sot e kesaj dite.
Une ftoj edhe gjithe qytetaret e tjere, qe t’i bashkohen qendrimit te z.Vlash Lacka dhe kolonel Myslym Pashajt, ne menyre qe t’i bejne balle spekulimeve te demshme ,per zonen eksluzive ekonomike dhe per genjeshtren e madhe per “pasurine e madhe ne nafte dhe gaz”, qe gjoja na paska kjo zone!
Nuk eshte nafta as gazi, sepse nuk ka as nafte as gaz aty ku djallezisht genjen Berisha, por siperfaqe detare per te cilin flet profesor Myslym Pashaj. Ate territor qe e SHITI Berisha tek greket, e te cilen siperfaqe po e merr mbrapsht, me gjenialitetin e tij, Edi Rama.
Hileja e vertete eshte ne faktin, qe Rama po merr shume me shume siperfaqe detare mbrapsht, sec pat falur Berisha tek greket.
Eshte kjo arsyeja, se pse genjen Berisha dhe ata qe e mbeshtesin ate.
Ata nuk e durojne dot faktin, qe Shqiperia do te dale e fituar ne raport me Greqine nga kjo marreveshje. Jo vetem qe do marre ate qe i takon, por edhe ca me shume akoma.
Eshte kjo arsyeja tjeter se pse ka kaq shume reagime kunder qeverise Cipras ne shtypin grek ndaj marreveshjes qe, per here te pare ne historine e marredhenieve greko-shqiptare, nxjerr te humbur shtetin helen.
Edhe njehere pergezime per autorin e shkrimit dhe bashke me te edhe per profesorin e shquar, kolonel Myslym Pashajn, te cilet po japin kontributin e tyre te cmuar per ndricimin e shqiptareve, qe po perjetojne keto dite nje ofensive dizinformuese nga Berisha dhe berishianet e tij.
Para se ky bicim clausi te dale e te notoje fare cullak ne detin e bere gati per tu shitur, ky do ishte mire te na tregonte se si ka qene me realizimin e planit ne sektorin e. b.. lepirjes 😉
Ndersa disa copa nga llapa jote kane ngelur ne bythen e Sali Qenit!
L.F. = Lëpirje fasadash?
Haha,,Mato gjeniali fitom me mullaret.,
sidomos kripe do fitojme pa fund…
Kjo qe shkruan autori eshte e vertete .
Kemi diskutuar mbi kto Rezerva Prrallore
Nafte-Gazmbajtese te nendetit Shqiptare
vite me pare dhe kemi poashtu komentuar
rendesine e madhe qe ka ajo Zone Detare Shqiptare ,
pikerishte per ato Miljarda qe fshihen poshte atij Teritori Detare .
Ndoshta nuk do perqendrohesha ne shifrat e dhena por mundet qe ato te jene shuuume – shuuume me te medha se kaq .Asnji cudi !
Dikur para se ky debat ,mbi permbajtjen e Arit te zi ,Miljardat qe do perfitohen nga ajo , i kam par ne nji emision ne X Tv De. ku flitej qarte ,per kto rezerva madheshtore . Ky bile ,ishte edhe shkaku qe pruri qeverrine Greke ne Shqiperi per bisedime ,mbasi Firma X ( Bossi Aleat ) kishte hyr tashme ne pazare me shtetin Grek . Asnji nuk mundetv te thot me saktesi se si e qysh eshte rene dakord mbi kte bashkpunim kte Deal midis paleve ,por llogjikishte ,i shkohet atij mendimi ,se duke qen se shpellari kryeminister (dihet se kush e terheq prej Hunde ,qeni kujt eshte ,atij qe e ushqeu dhe rriti e po e man ala ne jete ) “aludohet” pra Greku te ket ngel i kenaqur me nji ndarje perfitimi 70% Bossi Firma pra qe do bej cpimet dhe 30% Greku + kompensuar kjo % me Teritorin Detare qe do ti falej Greqise nga plehra antishqiptare brrisha .
Pra ne Shqiperi Greku trokiti mbasi qeverria shqiptare ,
e salih rrahman satrapit antishqiptare kishte pranuar tashme e pranuar urdhrin e Bossi-t ,per faljen e Detit Grekut nderkohe qe vet ,pefitonte jetgjatesine ne politike e paprekshmerine nga cdo pushtet e ligje .Dhe nqs do ti referohemi zhvillimeve te fundit ,gjithcka i shkon ksaj llogjike te aluduar nga Shqiptari …
prandaj rrinte ne ujin e Dhermiut e vendoste rekorde, bente kerkime per nafte dhe gaz ne det te hapur. Edhe thoni pastaj qe eshte gomarepsur krejt nga kaplloqja e kokes. Ai paska bere kerkime dhe llogaritje dhe i del 130 miliarde(po e rrumbullakosim) dollare, hahahhahaaa, politike yrrja-byrrja, s’ka me azemhajdara dhe mitingje rrumpalle darke per darke tek sheshi Skenderbej. Xhon Megou ku eshte mor amani, vinin dhe iknin avionet me flori ne Zvicer sikur u be deti kos. Nqs urrejtja eshte nena e Shpifjes, ky eshte gjyshja, nena ne katror. Gyhja sa-bile-risha.
Berisha ndersa pllaquritej te mesonte notin ne ujerat e jonit,zbuloi papritur se atje kishte gas.Me Fort levizte krahet per te mos shkuar ne fund, me shume ndihej era e gazit…keshtu filloi historia me gaz ne jon.Saliu leshoi nje…po’…rosi che por…osija mori dhene, goje me goje nga besniket dhe tekniket shqupaxhinj.
Aaaah Enver…
O Gjon……
Kufijte e Shqiperise i ruan Amerika.
Keta per cilen Shqiperi e kane llafin ?
Ne kerkim te “EL DORADOS” ! Qe nga viti 1594, ne
Ameriken Latine qarkullon legjenda se Inkas-it, ne
thellesite e Andeve, apo ne xhunglat e Amazones ka-
ne fshehur arin. Pra, kjo legjende ka shekuj qe qarkullon
por deri me sot asgje nuk eshte gjetur megjithese ne kete
drejtim ka patur nje numur te panumurt ekspeditash dhe
ASGJE !!! Mbase lexuesi ka degjuar per Atahualpen ,nje
udheheqes inkaik i zene ne pabesi rob i spanjolleve dhe
nen kercenimin e jetes nga ana e spanjolleve iu kerkua
Atahualpes qe t’u bente thirrje indigjeneve qe brenda 24
oreve te mbushnin 1 dhome plot me are dhe 2 dhoma me
argjend. Pasi inkasit i mbushen dhomat sipas kerkese se
konquistadoreve spanjole,keta te fundit e shqyen pabe-
sish Atahualpen duke e hypur ne dy kuaj lidhur njeren
kembe ne njerin kale dhe kemben tjeter te kali tjeter dhe
duke i ngare kuajt ne drejtime te ndryshme. Deri ketu kemi te bejme me nje fakt historik. Por historia perseritet
edhe sot . Diaboliku i Vicidolit,armiku me i madh i kombit
shqiptar,sot na u ka bere “patrioti” me i madh i kombit
shqiptar duke na servirur trupin e tij te fosilizuar qe ” te
shkelin mbi te per te mbrojtur” cdo pellembe deti e toke
shqiotare”?! Dhe kush flet ? Njeriu qe e fali detin me nje te hapur e mbyllur syte. Ne intervisten qe i dha Eni Vasilit
kjo monster shqiptare,lindur ne Vicidol dhe banues ne Tirane, del e thote,per te justifikuar tradhetine e tij ndaj
Shqiperise dhe shqiptareve, se zona qe pretendon Gre-
qia ka rezervat kolosale te naftes dhe gazit, gje qe mund
te jete plotesisht e vertete, por e dale nga goja e felliqur
e ketij politikani pervers nuk kane asnje vlere. Deklaratat
e tij te neveriteshme se qeveria e tanishme i ka marre
grekut vetem “uje e kripe” tingellon sa djalkezire aq edhe
mashtruese per te trullosur mendjet naive apo fanatike te
shqiptareve duke abuzuar tmerresisht me mentalitetin
katundaresk te shoqerise tone te sotme ku cdo gje qe
thote,sherbetori i UDB se Milloshevicit te besohet. Kjo ndodh sigurisht te nje pjese e shqiptareve qe i pelqen te
mashtrohen dhe nese ” Nje popull,thote latini i lashte, i
pelqen. te mashtrohet, mos hezito, MASHTROJE ! Kete
ben edhe ky personazh makiavelik qe mashtrimin e ka ne
gen e denbabaden si race e ardhur pertej uraleve per te
zezen e shqiptareve. Gjithe diarrea e ketij “vizigoti” keto
dite ndjek nje sere synimesh dhe objektivash:
Se pari, po afrohen pashmangshmerisht ditet kur vete ky
njeri do te perballohet me drejtesine per hajnite e krimet
monstruoze qe mban mbi kurrizin e tij pikpyetje. Zeni ka
filluar nga “pelegrinazhi” i tij ne prokurorine, pasi ka bere
nje numur te panumurt udhetimesh turistike orgjish rreth
e perqark botes, tash po ben ” vizita kortezia” si i “ftuar
special” i drejtesise shqiptare.Pra, kjo eshte aresyeja numur nje e gjithe zhurmes dhe zallamahise se Berishovicit keto dite. Vala e Cunamit po afrohet ..!
Se dyti,justifikim me cdo kusht i tradhetise se tij kur me nje te rene te lapsit ifali greqise ato 354 km2 det “me uje
e kripe” , sic i tha gazetares dy dit me pare duke iu referuar apriori marreveshjes se qeverise Rama- Tsipras
qe prite te kknkretizohet ne Maj,me viziten e ketij te fundit
ne Tirane. Pra, kete siperfaqe “uje dhe kripe” qe nenkup-
ton 200 – 300 km2 ,qe Vicidolasi ia fali grekut iu eshte kthyer te zotit, dmth.Shqiperise. Tash qe eshte zgjidhur
problemi i “ujit dhe kripes” ,diaboliku vicidolas, per te lare
m…. me sh…., hidhet ne nje mashtrim tjeter skandaloz me qellimin e vetem qe te nxise e egersoi shqisat sensi-
ble te shqiptareve fanatike per te trullisur mendjet e vobekta te tyre, se gjoja zona qe ka marre greku ka pasu-
ri “kolosale” nafte dhe gaze,gje qe mund te jete e vertete
por jo sa e ben ky ” EL DORADO” ! Saliu me instinktin e
tij “cingiskian” ,delirant i madheshtise dhe i genjeshtres
perpiqet t’i jape kesaj te dhene hiperbolicitet me te vetmin
qellim qe te justifikoi mbrapeshtine e tij te tradhetise. Pye-
tja eshte shume e thjeshte: Kur qeveria e Saliut firmosi
mareveshjen Rama- Bakonanis, eshte parashikuar pjese
te kesaj zone petrolere qe i takon Shqiperise ? PO ose JO ? Pyetja eshte kaq e thjeshte PO ose JO ?! Ne se po?
Sa? Por jam i sigurt me nje milion perqind se kjo nga qeveria e mepareshme nuk eshte vene fare ne hesap.
Dhe tash ky myteber na del shpetimtari i teritorit detar shqiptar per turpin e tradhetise se tij. Por mashtrimi i ketij
horri politikan shkon edhe me tej: shtron problemin e 12
miljeve sikur qeveria e tanishme qe per mendimin tim ka
nje mije kusure,por jo per kete rast, e paskish pranuar
faktin e 12 miljeve me greket. Fakt eshte se eshte riafir-
afirmuar dhe jo pranuar. E them kete se ka nje Konvente
Nderkombetare per percaktimin e detit territorial ne Euro-
pe dhe kjo eshte percaktuar ne Konventen Montegobay
dekada me pare dhe percakton 12 milje,por jo ne ngush-
ticen e Korfuzit,ku Greqine me Shqiperine e ndajen 3-4
milje por ne det te hapur.Ndersa ne Europe praktikohen
12 milje, ne Ameriken Latine dhe SHBA- Kanada ekzis-
ton termi i 200 miljeve duke patur parasysh oqeanet At-
llantik e Paqesorin. Une,sigurisht nuk jam specialist i kesaj fushe,por kam degjuar shume heret,ne vitet 70 te
flitet per keto terminologji te detit territorial.Pra, Konven-
tem Montegobay nuk mund ta ndryshoje as Berisha dhe as Rama.Kete e ka te qarte edhe vete Vicidolasi por qe-
llimisht e ben kete per diversion.Duke u marre me keto
“tribulacione- alla konezce” kerkon qe te zhvendose ve-
mendjen nga halli i madh qe e ka zene. Perballja me dre-
tesine e familjes se tije. Me Llallen keto dite i lau duar si
“Pons Pilati” romak me Jezu Krishtin qe ia la ne dore ebrejve ! Edhe gazetaria pak nga pak po ia kthen krahet
dallkaukut Prokuror te Pergjithshem qe vetem i pergjith-
shem nuk qe asnjehere keto 5 vjet. A e vute re si perdri-
dhej “surratpeltja” kur e pyeten per vendimin e Rex Tiller-
sonit per shpalljen e LlALLES dhe familjes se tij “PERSO-
NA NON GRATA” per te hyre ne SHBA . Nuk tha asgje
prej gjeja per te kundershtuar kete vendim. Ndersa nuk
ka lene gje pa thene e fyer ambasadorin e nderuar Lu,
per te cilin shqiptaret duhet t’i ngrejne nje monument ne
bulevadin e Tiranes.Cdo shqiptar qe ka ndjekur intervistat
e ketij mashtruesi e ka fare te qarte se cfare lumi fyerjesh
ka derdhur kunder te dy ambasadoreve te SHBA dhe BE-
Por edhe keta dy diplomate LU- VLAHUTIN iu kane qe-
pur drejtesise shqiptare si “Skenderbeu ,turqeve” dhe
bravo i qofte !!! Frika Berishes dhe bandes se tij i ka hyre
ne palce sepse po e shikon qe anija e tyre mafioze po merr uje nga te gjitha anet dhe tash po perpiqen te shpetojne cka mund te shpetojne. Po fundi i tyre eshte i
percaktuar,ate e ka percaktuar historia: Te gjithe ata pushtetare qe kane abuzuar me pushtetin e tyre kunder
popullit te tyre i pret e njejti fund : Gjyqi i Popullit !
Zoti i nderuar Vlash , faleminderit per kete artikull, tendin me nje vlere te madhe .
Dua te them ,se NORVEGJIJA ne 1972 me ndimen Amerikane ne ate kohe ,gjeti nafte e gaz ne detin e saj ,ku sot ka standartin me te madh ne bote .
DUA TE NENVIZOJ ;KJO NAFTE E GAZ ;NXIRRET DHE ESHTE MASIMUMI NJE MILJE E GJYSEM ME UJRAT KUFI ME ANGLINE .Kane kerkuar Anglezet ,por nuk kane gjetur as edhe nje pike , ne ujrat e tyre .
Sa per sqarim ,jemi dakort me shkrimin tuaj ,pa diskutim ,por personalisht qe keta anti shqiptaret tane politikane te ketij 27 vite tranzicion post komunist ,e te korruptuar ,mund te marrin ryshfet nga greku ,,por sinqerisht deshiroj qe te jem i gabuar me mendimin tim.
Respekte e faleminderit z VLASH! ..
Adih, jeni korrekt ne konstatimin tuaj, vecse, ne Detin e Veriut ka me dhjetra platforma nafte angleze qe shfrytezojne dhe nxjerrin nafte. Ekonomikisht, shfrytezimi i saj eshte i lire, pasi ky det eshte pergjithesisht i ceket (thellesi rreth 300 m). Ju pershendes!
Perkthyesi [email protected]… ,Faleminderit ,per ndihmen tuaj ,por une sinqerisht ,nuk jam i ketij zanati , e kam degjuar vete nga miqte e mi ne Norvegji ,ku shkoj minimumi 10 here ne vit ne Norvegji ,bile kam shkuar ,mbi kater here ,per shetitje , qejf , deri ne veri , ku kane ne mos gaboj rreth 143 km kufi me Rusin ,po e zgjas se dua te dale ne teme , ,do ju them nga nje bisede private ,vetem per vetem me ministrin e Ndertimit Norvegjez ,ku me thonte :Kur mbaroi lufta e dyte boterore ,ne nga frika e ndonje sulmi nga ana e Rusve komuniste (,aty e mora vesh km si kufi me rusin ) Plus po ky me ka kallxuar ,edhe per , Naften e Gazin , me ka kallxuar dhe korrupssionin e kane 0 ,por nuk eshte momenti te flasim per kete teme . ,u detyruam shpejt e shpejt te hynim ne NATO, , ,por tani jemi penduar ,lufte nuk u be , ,se te jesh antar i Natos shtoi Min , duhet te pagosh takse ne baze popullsie .Dhe ligjerisht , , ,nuk ka me kthim mbrapsh .,Shokuese ,ku dihet , kane standartin me te larte ne bote ,ne mos gaboj .,kurse Saliu ngeli duke u mburrur , ju futa ne NATO , , ., Pa harruar dhe kufirin per nje milje e gjysem ,ku Norvegjezet kane pasur shancin e tyre ,bumin ekonomik .pozitiv natyrisht .
Dua ta mbyll me kopetencen me te madhe ,ku gjetja e Naftes dhe e Gazit ne Norvegji ne vitin 1 972 ,ka vendin e dyte ne bote ,pa diskutim per sasi Gazi e NAFTE ,kurse vend te pare ka arabia saudite , por me e rendesishmja me kopetence po ta them ,Ne qofte se NORVEGJEZET te mos punojne fare e mos prodhojne e te shesin fare ,minimumi ,per 300 vjete ,kane mundesine te jetojne ,te marrin keto roga si sot , pra me kete standart Bankat jane plot . ,Eshte me se e vertete dhe kjo eshte arsyeja , ,qe ata kane refuzuar ti bashkohen BE ,Me te drejte sduan te paguajne taksat .Kete e kam degjuar personalisht ,nga ekonomisti primar me titull DR ,(e kam shume mik )eshte rreth 50 tave ,ose i dyti ne banken shteterore te Norvegjise ,kurse nr njeshi eshte Drejtor politikan .Jane me se te sakta keto shifra ,dhe kjo do te thote te hapin syte mire politikanet tane te dhjere ,per kufijte detare ,,ku me keqeardhje mund ti bleje Greku ,per interesat e te mevoneshme te tijat e per dy aspra ryshfet ,e per kete kam shume frike ,gjynah per popullin e mjere Shqiptar, eshte tej mase i varfer dhe mbi te gjitha nuk e meriton .Dhe po te kemi fat , ne Shqiptaret te gjejme nafte e gaz ne det , as edhe nje Shqiptar ju garantoj , nuk do largohet jashte vendit ,bile do kthehen te gjithe refugjatet shqiptare mbrapsht ,por do vine te kerkojne letra pune ,per nje jete e rroge me te mire , ,grekerit ,italianet e tj ,(por pa keto politikane te socem ,se e humbin naften e gazin rruges ??),ashtu si Suedezet ,lene Suedine dhe shkojne per nje jete e rroge me te mire ne Norvegji ., .Me falni per zgjatjen e komentit .Besoj ne keto momente , jane me te domosdoshme ,e te hapim syte ,per interesat tona … .
Gjithe te mirat e rrespekte …Z ..Perkthyesi . .
Adih, te pergezoj sinqerisht per informacionet shtese. Une nga profesioni jam gjeolog, prandaj dhashe disa mendime te miat rreth kesaj teme. Ne nuk vuajme nga mungesa e pasurive nentokesore, mbitokesore, kushtet dhe pozicioni gjeografik, klima, inteligjenca e specialisteve etj, por nga abuzivizmi, papergjegjshmeria, miopia dhe pandeshkueshmeria
ndaj drejtuesve! Ju pershendes dhe uroj gjithe te mirat!
Shenim: Nje korigjim: Ne vend qe te them marreveshja e
firmosur nga Basha- Bakojanis,kam shkruar ne komentin
e mesiperm: Marreveshja “Rama – Bakojanis” ,nje lapsus.
FLM.
Qe ka rezerva te medha gazi Joni kete nuk e luan as topi.Ka 25 vjet qe ne detin Jon pushojne por dhe derdhin gazin udheheqesit tane gazembajtes.Greku qerata e ka kuptuar qe keta jane komplet gaz ose sic i thuhet ne gjuhen e popullit pordhe dhe kerkon te marre ca det me arome
Gjeta se S. eshte Prof. Sazan Guri dhe artikulli eshte botuar ne Telegraf 13 SHKURT 2018 ”C’Pasuri fshihet nen patkoin Korfuz-Himare?”
http://telegraf.al/aktualitet/pasuri-fshihet-nen-patkoin-korfuz-himare
Do te ishte me korrekte qe artikulli I Ing. Vlash Lackes te ishte botuar po ne Gazeten Teelegraf, qe lexuesit te kishin mundesi ti krahesonin vet artikujt.
Profesor Sazan Guri nuk eshte nje njeri qe nuk ia permend dot emrin dhe mbiemrin e plote, por perkundrazi nje intelektual me integritet dhe kuraje te njohur civile dhe nje Inxhinier gjeofizik ( Sizmik ) me kontribute te njohura ne gjeologjine e Naftes & Gazit ne Shqiperi.
Ai, ne menyre skematike (sepse eshte nje artikull per masen e gjere te lexuesve), jep mendimet e tij dhe referohet ne artikuj dhe botime te njohura shkencore si:
Exploration Europe, 2012 dhe nje prezantimi te bere ne Konferencen e Shoqata Amerikane e Gjeologeve te Naftes: Zbulimet ne Mesdhe, Barcelon, 2013) nga nje grup gjeologesh, jo shqiptare, te cilet, ne menyre te cuditshme, ne pjesen me te madhe, i referohen Shqiperise (me tekst dhe figura).
Ne artikullin e Profesor Sazan Gurit botohen (ne menyre skematike) harta dhe prerje gjeologjike dhe sizmike (S.Guri, S.Bonjako, 2002, ING Fier) ne thelb, ne debat me artikullin e Konferences.
Ne artikull e Profesor Sazan Gurit thuhet, citoj “Besohet se Blloku 5 dhe 6” duke iu referuar artikujve te mesiperm, edhe per arsyen e thjeshte se ai nuk eshte gjeolog vendburimesh, por Sizmiolog.
Pra, shprehja gjeologjike- politike me synim denigrimi i Ing.Vlash Lacka, nuk qendron.
Ajo qe diskutohet prej kohe jane shtrirja e Kufijve te Zones Ekonomike Ekskluzive/Kufijte e Shelfit Kontinental, problemi i sasise se rezervave eshte dytesore, pasi te merren hapesirat qe i takojne shtetit shqiptar.
Dhe ajo me e hidhura qe ka ndodhur eshte, se si u lejua qe vendburimi me i madh ne toke ne Kontinentin Evropian, ai Patos-Marinzes, me rezerva te njohura shume te medha dhe perspektive te hapur, t’i jepej, sic thuhet, fillimisht, 2 inxhiniereve kanadeze per nje cope buke dhe pasaj Banker Petrolium, me aq shume problem, deri ne nje shitje te re.
Ing.Vlash Lacka si gjeolog qe eshte marre me probleme te vendburimeve (dhe pozicione te rendesishme ne Ministrine e Industrise), pra, dhe llogaritjes se rezervave ne Patos-Marinze, duhej te vinte alarmin e te mos lejohej ajo qe u be ne kete rast ne toke te hapur, jo ne det te thelle.
Duhej/duhet gjithashtu qe prezantimit ne konferencen e mesiperme nderkombetare te studiuesve te huaj, qe merret ne pjesen me te madhe me gjeologjine e vendburimeve te naftes dhe gazit te Shqierise, t’u ishte dhene/jepet pergjigje, ashtu sic ka bere . Profesor Sazan Guri.
Zgjidhja e problemit eshte 3-dimensionale dhe nuk mund te behet nga qenie me koncepte pikore qe nuk arrijne te behen dot as qenie njedimensionale qe rekomendohen ne kete shkrim.
Me sa di une, ing. Vlash Laçka ka bere nje studim me shume vlere bashke me nje kolegun e vet, e kane paraqitur prane Ministrise se Energjitikes, studim ky qe kishte edhe rekomandime te rendesishme, por çakenjte e Ilir Metes ja u vodhen, dhe pas disa vitesh e paraqiten si studimin e tyre, hajduteri hesapi
Nje shkrim i argumentuar shkencerisht. Pordhet e Saliut kemi 25 vjet qe po u besojme. Ai e nxjerr naften sic e nxirrte shoku Enver
Se harrova te pyes: cpo behet me ate mut vetingu qe duhej ta kishte ngjeshur brenda kete kufome antishqiptare?
Kam nje veretje me “V” te madhe per shqip-shkruesit kur vene prefiksin “ish kryeministri” par emrit te kryekriminelit Berishe.
.
Normalisht prefiksi “ish kryeministri” perdoret per respect per nje burre shteti qe ose ka drejtuar me duar te pastra ose ka drejtuar mjaftueshem
.
Ne rastin tone ky ish krykriminelikryemister ka bere krime te llahtareshe;
1- VRAU NE 21 JANAR
2- DOGJI NE GERDEC
3- LEJOI VARREZAT GREKE NE PIKETAT E VORIO EPIRIT
4- KREU TRADHETINE E DETI JON
5- ECT ECT.
Pra ky kryminel kryemistri juaj jo vetem qe tradhetoi qe shiti detin por pshurr nate per nate ne.. tv-ra atdhetaret tane qe nga Vlashi apo Sazani qe bejne lufte sa nafte ka ne Jon…
i BEFSHA NAFTEN KRYKRIMINELIT QE JU E QUANI KRYMINISTER LESHI
Perpara se te shpreh qendrimin dakort me Zz Vlash dhe Myslimin , dua te parashtroj nje supozimin tim amatoresk , per rezervat naftembajtese ne dete dhe oqeane . Perpara vitit 1970, shkenca , vetem teorikisht njifte rezervat nendetare te gaz-naftes . . Pas 1972 ky u be realitet , sepse Norvegjia , keto rezerva i vuri ne pune . Nuk jam specialist i kesaj fushe , por njof shekncat bazike , fizike , kimi , biollogji , gjografi . Mbi kete njofje duhet te besojme se rezervat me te medha te nafte – gazit , duhet te ndodhen ne fundin e deteve , sepse , pas permbytje , ne fund te deteve , mbeten pyjet tropikale . nafta , eshte zberthimi kimiko-fizik i pyjeve . Ato rezerva , qe jane çfrytezuar tradicionalisht , jane minimale , karshi rezervave , nendetare . Ne oqeane , aktualisht nuk mund te nderhyet , por ne nje te arthme edhe ne oqeane , mund te shpohet , kur te behen me te perdorshme rrexet “Z”, qe ndoshta jane eksperimentale .Dore , per dore , deti Mesdhe eshte me i pasur me gaz- nafte, sepse ka qene pjesa e globit me me shume pyje , por eshte dhe me i eksplorushem , karshi me oqeanet . Tensionet ne Mesdhe jane te perligjur . Ne kemi te drejten tone , qe do ta marrim me marrveshjen e experteve , ose me gjyqin nderkombetar. Per t’i dhene fund , ketyre kontradiktave ndershteterore , Europa duhet te krijoi nje komisjon expert ad- hok , per ta ndare Mesdheun , me shkencen , qe propozon koloneli , por gjithsesi vemendja energjitike , vijon te mbetet te nafta .Pak perpar mendohej se keto rezerva po mbaronin , por shkenca verteton se ato jane pa fund , ne fund te deteve dhe oqeaneve. Zgalem
Me fjalet dhe mendjen e Saliut, thot populli sot, nuk shkohet ne hale .Ne kete zone qe diskutohet jam i bindur qe rezerva nafte dhe gazi nuk ka.Edhe po te kete do te jene te paperfillshme.Dhe me e pa besushme behet kur pretendohet se ndodhet ne Patkojne e Korfuzit dhe Himares .
Le ta supozojme se aty ka rezerva.E mendoni ju se cdo te bente Aleati yne SH.B.A nese dote kishte rezerva nafte e gazi te sasive qe pretendohet .Do hynte menje here ne loje pa ja marr doren Greqis dhe Evropes. Duke shfrytezuar teritorin shqiptare do fillonte menjehere cpimin dhe askush nuk do ta pengonte. Greqija ska teritor te pershtacem te vendosi per cpim.Me konventatdetare eshte e ndaluar cpimi ne rrugekalimet detare dhe ngushtica .Sado te pretendoj Greqija per tu shtrire ne hapsiren tone detare perseseri ai rajon nuk premton .Greqija sidoqe ta argumentoje vijen kufitare perball Himares kurr nuk ka per te fituar. As ne veri te Othonit nuk mund te shtrihet qe te hyjne ne vijen kufitare te ujrave teritorjale tonat.Edhe po ta cojne ne gjyq nderkombetar ska per ta fituar .
Cfardo vendimi te marrin pushtetaret tane nuk do te jete i pranushem nga specjalistet tane dhe Kushtetuesja. Marveshja qe ka filluar dhe eshte nderprere do te realizohet ne nje kohe kur vendi yne te kete dhe gjukaten Kushtetuese .Te gjitha ckane qarkulluar deri me sot jane vetem shou politike si nga politkanet dhe Medjat .
Shrtohet pyetja .Pse kembngul Greqija. Eshte ceshtje e brendshme e politkes se saj dhe konflikti qe ka me Turqine per ishujt perball . Ne raport me ne ajo ska per te cenuar as nje meter vijen tone kufitare te ujrave teritorjale .Kufiti yne ka marr vulen e OKB. Ajo qe pretendon Greqija per 12 milje le ta marri atje ku nuk cenon ujrat tona .Ky ka qene dhe boshtii i perfolur deri tani qe eshte ndezur nga mos kuptimi i se drejtes nderkombetare detare .
Une shpresoje se kur te fillojne perseri negocjatat dote gjendet rruga me e mire per tu dhene funde njehere e pergjithmone kesaj ceshtje te perfolur. Edhe po te jete Pd ne pushtet skane per ta lejuar te veproje sic beri ne 2009.
Se sont ainsi succédé la mise au jour du champ Léviathan (2010) également au large d’Israël, Zohr (2015) dans les eaux égyptiennes puis Aphrodite (2012), Calypso (2018) et Glaucus (2019) autour de Chypre. Selon le consultant WoodMackenzie, ces gisements renfermeraient, ensemble, 1900 milliards de mètres cubes de gaz, soit l’équivalent de 45 ans de consommation de la France.
Fakti mbetet fakt! Tragetet e perditshem Itali-Greqi te sezonit veror, qe ndalojne ne Korfuz, kalojne sot disa kilometra me afer tokes shqiptare nga sa kalonin para 30 e 40 vjetesh! Si ka mundesi? Kane levizur distancat e ujrave nderkombetare? Kane levizur edhe iterneraret e anijeve? Ku bazohet kjo levizje e afruar e anijeve?
Gjeologet, dhe gjeofizikanet qe jane marre me studimet e asaj zone jane te nje mendje qe te dhenat jane spekulative dhe nuk kane asnje baze shkencore.
Nuk eshte ky argumenti qe duhet vene mbi tavoline ne ndarjen e kufijve por qe te gjindet nje ndarje e cila te mos cenoje Shqiperine. Jo me kot Greqia ka filluar presionin mediatik me qellim qe te kompleksoje palen shqiptare, nderkohe qe kriekaqoli vazhdon hedh romuze e nuk i pergjigjet ashtu sic e meritojne. Nuk ka bisedime konfidenciale kur behet fjale per kufijte e Shqiperise, nuk mund tu lihet kjo gje ne dore pazarxhinjve te rilindjes apo te republikes se re e as ca te shiturve tek greku.
Po ti lexosh ca komente me siper thua se me atdhetare se keto nuk gjen ne asnje vend te botes.Kam vetem dy pyetje me spec;
-Sa eshte prodhimi vjetor I naftes ne Shqiperi dhe sa para(dollare) kane hyre ne buxhetin e shtetit ( shifra eshte e pabesueshme
..
Dhe e dyta pse eshte harruar 85 miljon dollar kapari dhene albetrolit dhe kush e mori /
Të dhëna
Akuzat
Hetimi ka nisur për disa vepra penale që nga mashtrimi e deri tek akuzat e shpërdorimit të detyrës nga zyrtarë të Kryministrise ,Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës?
Verifikimet
Po verifikohen të gjitha procedurat e ndjekura nga kompania konsulente e këtij tenderimi, “Patton Bogs” dhe shoqëria e shpallur fituese “Vetro Energy”
Garancia
Dyshohet që kompania e shpallur fituese ka mashtruar me garancinë bankare, e favorizuar këtu edhe nga kompania konsulente “Patton Bogs”
Qeveria
Kompania nuk ka derdhur për llogari të shtetit 85 milionë euro. Në atë kohë, qeveria së bashku me “Patton Boggs” deklaruan se garancia ishte verifikuar si e rregullt dhe ishte paguar konforme rregullave
Këto shkrime janë spekullime për ndarjen e detit. Edhe sikur zero naftë dhe zero gaz të ketë atje, vija e ndarjes duhet të bëhet pa hile nga grekët, sepse atje ka peshk për peshkatarët dhe anije që mund të ankorohen. Pra kufiri nuk duhet diskutuar ndryshe nga si është në realitet.
KA RRITJE ÇMIMI I GASIT DUHET TË JETË RRUM 130 MILIARDË €
kujtova se do të lexoja ndonjë gjë,por lexova zakonin:ASGJË!
mbyllja është e saktë.
ne kemi pjesën tonë me,apo,pa!?me peshk a me naftë,pa paeshk a pa naftë!?me kripë a pa kripë!?me ujë a pa ujë!?
nuk na intereson!!
kufirin tek pjesa që na takon dhe asnjë metër më pak!!
se çfarë mutiha berisha,a çfarë kake ha rama!?
jam indiferent!!
Ore njerez po pse e hani sapunin per djath. Nese vertete ka gaz ne ate zone pse nuk kerkojne 100 meter nga kufiri qe thote greku. Dmth aty ko do greku 100 meter ne pjesen qe na lene ne ata. E te marrim 29 milird ne. 100 milisrde ti marre greku. Ne dhe per 290 milion mire jemi. Po hsjt 29.
O njeri, e morem vesh, ne matematike per ndarjen e Gazit je i shkelyer.
E di besoj si ndahen edhe 28 kamiona me sapune per 7 bataliona ushtaresh qe hane djath.
Ky eshte munduar shume qe ka bere keto llogaritje te rezervave dhe parave qe dalin prej ketyre rezerv ave. Po cfare rezerva jana keto, te vertetuara apo supozuara? Sa e ku shtrihet ky shtratim dhe treguesit e tij? Aaaa, po kto te te dhena llogaritesi i kketi shkrimi i ka bazuar te shkronja “S”, te kjo shkronje cudiberese qe pas saj nuk dihet se kush fshihet me genjeshtrat e tij. Po mire dhe genjeshtrat na duhen ato jane mbizoteruese, cfare nuk degjojme dhe cuditemi!!