Janë identifikuar autorët e vrasjes së biznesmenit Naim Suli. Policia e Fierit deklaroi se ka shpallur në kërkim Gëzim Sulon dhe djemtë e tij, Ervis dhe Endrit Sulon, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç, fqinjë me viktimën. Blutë thanë se kanë vënë në dispozicion 500 mijë lekë për gjetjen e autorëve të vrasjes.
Naim Suli, u qëllua me automatik në hyrje të banesës së tij trekatëshe. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës mbrëma, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia zbuloi një automjet të braktisur në fshatin Mbrostar Ura Fier, rreth 6 km larg vendit të ngjarjes.
Automjetitip Volvo me ngjyrë gri, pa targa dyshohet se ky mjet është përdorur nga autorët. Pas ekzekutimit të Sulit, ata janë larguar nëpërmejt rrugicave të lagjes “Liri Gero”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21:00 të mbrëmjes së shtunë. Biznesmeni Suli u qëllua me armë zjarri automatik duke hyrë në banesën e tij. Në vendnin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 11 gëzhoja.
46-vjeçari ka pësuar vdekje të menjëhershme për shkak të plagëve të rënda të marra në gjithë trupin dhe në organe jetësore. Sipas policisë, autorët e dyshuar janë fqinjë dhe kanë pasur me viktimën një konflikt të hershëm pronësie.
Viktima së bashku me tre vellezërit e tij, ishte bashkëpronar i një pike shitjeje karburantesh.