Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, Italia arreston ish-Presidentin e Katalonjës

J L

Policia italiane ka vënë në pranga ish-udhëheqësi separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.

Mediat bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në Sardenjë të Italisë.

Spanja e ka akuzuar atë për nxitje të kryengritjes, duke thënë se ai ka ndihmuar në organizimin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017.

Ky referendum më vonë u vlerësua si i paligjshëm. Ish-presidenti i rajonit që për një kohë të gjatë është përpjekur që të pavarësohet nga Spanja ishte arratisur nga vendi pas referendumit.

Ai filloi të jetonte në Belgjikë dhe është deputet i Parlamentit Evropian.

Ndërkohë, avokati i tij ka bërë me dije se ai mund të paraqitetet para gjykatës të premten ku dhe do të bëhet ekstradimi për në Spanjë.

Puigdemont fillimisht kishte imunitet nga ndjekja penale, pasi ishte zgjedhur deputet i Parlamentit Evropian më 2019, por ky imunitet iu hoq në mars.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Katalonja si paralajmërim për shqiptarët?!
    Katalonja është e pafuqishme para ligjeve të BE-së që veprojnë në favor të Spanjës kundër pavarësisë së Katalonjës.
    Ky do të jetë fati edhe i shqiptarëve në territoret shqiptare aneksuar padrejtësisht Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë kur të hapen bisedimet për anëtarësim në BE. Ky veprim në dëm të kombit shqiptar për paaftësinë ose interesa të udhëheqjes së Tiranës dhe të Prishtinës i mbyll derën përfundimisht të drejtës së bashkimit tonë kombëtar shqiptar.
    Në BE janë pranuar si anëtarë shtete kombe jo kombe të copëtuar. Me teorinë e integrimit nuk mund të imponohen shqiptarët që të pranojnë shpërbërjen kombëtare në vend të zhbërjes së padrejtësisë dhe coptimit në 6 shtete që iu bë një shekull më parë.
    Shqiptarët në territoret e sunduara nga fqinjët duhet të kërkojnë shkëputjen dhe pavarësinë e tyre para pranimit të sunduesit në BE i cili ka detyrimin ta njohë këtë të drejtë jo të legalizojë coptimin. Shqiptarët janë në aleancë strategjike vetëm me SHBA dhe BE, kurse fqinjët tanë nuk janë të qartë. Ata presin shansin që të zhvasin akoma ndonjë copë nga trojet shqiptare me dialog dhe me pastrim etnik e zëvendësim me kolonë, siç bëjnë serbët në Luginën e Preshevës dhe me vetë kosovën. Kolonët janë kthyer në mjet presioni dhe BE bën sehir dhe kërkon dialog me padrejtësit që u bëhen gjithë shqiptarëve për ti futur nën mengenenë e ligjeve të BE-së.
    Pjesëmarrja në Aleancën Euroatlantike është rruga dhe strategjia e vetme plotësishtë e mjaftueshme për ecurinë normale të zhvillimit të kombit shqiptar. “Ballkani i hapur” ndoshta mund të ndihmojë duke hequr fletëhyrjet e fletëdaljet, por në essencë është një lidhje midis shteteve të pabarabartë ku të humburit do të jenë shqiptarët e coptuar sepse gjysma e tyre kontribuon për shtetet fqinjë.
    Që të jetë Ballkai i hapur duhet që edhe shqiptarët të bëhen shtet komb si të tjerët dhe kjo duhet të jetë pjesë e dialogut në BE. Vendoset drejtësia dhe barazia, zhvillohen shqiptarët, zhvillohet rajoni, forcohet dhe BE. Autoritetet duhet t’i lexojnë drejtë aktivitetet popullore shqiptare. Si popull që jam kam edhe unë të drejtën e fjalës. Kasandra.

  • Tani sapo e dha kete lajm gjithashtu rtv-ora, ku spikerja, duke mos njohur as Puigemontin, as Katalonjen, as problemin perse behet fjale, duke kujtuar ndoshta se eshte kapur ndonje terrorist, dukej e gezuar ne lajmin e dhene! Store!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *