Në kërkim nga ndërkombëtarët, arrestohet në Tiranë 47 vjeçari shqiptar

Leda Hysa

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të paligjshëm.

Ai është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj Itali.

“Më datë 02.11.2017, specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin Ilir Balla, 47 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaro/ Itali, me vendimin penal nr.157/ 05 RMC të datës 02.11.2005, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Nenet 416, 600 të Kodit Penal Italian dhe Neni 3, 4 të Ligjit 75/58 mbi prostitucionin dhe heqjen e lirisë.

Mësohet se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *