Në kërkim për 424 kg kanabis, kapet duke peshkuar

Elton Tafaruci

Pas rreth 8 muajsh në arrati policia ka arrestuar një person, që është përgjegjës për 424 kg kanabis.

Në 20 tetor të vitit të kaluar policia e Lezhës gjeti lëndën narkotike në një prej banesave në pronësi të 51-vjeçarit Florian Bardhi, në Mirditë.

Por ai mundi t’i shpëtonte policisë. Pas shumë kërkimeve ai është gjetur në qytetin bregdetar të Sarandës.

51-vjeçari Florian Bardhi është kapur në lagjen numër 4, pranë lokaleve të peshkimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *