Një person është arrestuar nga Policia për 6 vepra penale të kryera në shtetin grek.
Policia në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, finalizoi operacionin “Bianco” mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Bardhosh Mino (Lutaj), 47 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria e Vlorës ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:
“Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.
j.l./ dita
