Në kërkim për vrasje në 2002, kapet i dënuari Gjonaj

anazapta

Një person i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim është vënë në pranga nga policia e qytetit të Vlorës mbrëmjen e djeshme. Burime zyrtare nga drejtoria thanë se i arrestuari është Aleks Gjonaj, 47 vjeç, banues në Levan të Fierit. Sipas dosjes hetimore, 47-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 25 vjet burg në mungesë, pasi në nëntor të vitit 2002, në bashkëpunim me një person tjetër, i arrestuar nga policia menjëherë pas kryerjes së krimit, në lagjen “Isa Boletini” në qytetin bregdetar, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri Shkëlqim Halilin. Gjonaj akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *