Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Në kërkim të frontit të gjerë opozitar…
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Në kërkim të frontit të gjerë opozitar…
Letrat e Lexuesve

Në kërkim të frontit të gjerë opozitar…

anazapta
Published January 23, 2013
Share
SHARE

Meqenëse thirrjet për një koalicion të gjerë mes PS-së, FRD-së dhe AKZ-së janë shtuar së tepërmi kohët e fundit, për shkak të faktit se të gjithë ne, shprehësit e kësaj kërkese, jemi te vetëdijshëm për nevojën e një bashkimi të tillë me bazë të gjerë, duke e ditur shumë mirë se si zakonisht Opozitën shqiptare e pret një betejë e pabarabartë në zgjedhjet e përgjithshme (duke pasur përballë një regjim kaq shtypës të zgjedhjeve të lira, interesi i fundit i të cilit është vetë-çinstalimi nga karrigia e pushtetit), vendosa t’i rendis dy rreshta për ta bërë edhe më praktike kërkesën e gjerëshprehur për një front të gjerë opozitar. Qëllimet/objektivat/synimet e një fronti opozitar me bazë të gjerë, të cilat ai duhet t’i zbatojë me përpikëri pas marrjes së pushtetit për mendimin tim si qytetar i thjeshtë janë:

1. Arrestimi dhe dënimi sipas ligjit i kryeministrit, kabinetit, familjes kryeministrore dhe bashkëpunëtorëve të tyre për zullumet e mëdha që kanë bërë gjatë periudhës 8-vjeçare në dëm financave të shtetit, por edhe të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij vendi, si dhe të shëndetit të institucioneve shtetërore. Madje do të propozoja shpikjen e një vepre të re penale (duhet parë në fakt nëse ekziston diçka e ngjashme ne Kodin Penal): Prishje e rëndë e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendit nga ana e zyrtarëve publikë dhe familjeve të tyre.

2. Kthimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend, duke u fokusuar në zhbërjen e zullumeve të qeverisë Berisha në të dyja këto fusha, si dhe në krijimin e mekanizmave parandalues efikase që një gjë e tillë të mos ndodhë më. Ka ardhur koha që rendi i së drejtës të vendoset edhe në Shqipëri.

3. Hartimi i një ligji elektoral, i cili arrin të kapërcejë problematikat e një legjislacioni zgjedhor të projektuar për t’i shërbyer tërthorazi interesave të dy partive politike më të mëdha në vend. Kjo kërkon një kurajë të pamasë politike e një ndjenjë po aq të pamasë detyre ndaj ligjit dhe shtetit nga ana e Partisë Socialiste, si dhe një ndarje të re elektorale: Mjaft më me rajonet elektorale fantazmë të veriut! Personalisht preferoj 6 rajone elektorale, ku ai i Shkodrës shkrihet me Lezhën, Kukësi me Dibrën, Tirana me Durrësin, Elbasani me Korçën, Fieri me Beratin dhe Gjirokastra me Vlorën.

4. Bërja e plotë e drejtësisë mbi tragjeditë e Gërdecit dhe të 21 Janarit, e shoqëruar kjo nga një pakt publik mbarëpartiak për mospërdorimin e mëtejshëm të tyre për qëllime politike.

5. Bërja e transparencës mbi abisin e thellë ku kanë rënë financat publike, shërimi i shpejtë i këtyre të fundit, por edhe marrja e masave urgjente për të na shpëtuar nga ndonjë falimentim i mundshëm;.

Besoj se këtu mund të zgjatesha më tej duke shtuar edhe pika të tjera, por besoj se një qeveri e jashtëzakonshme me një mandat 2-3 vjeçar nuk mund të bëjë dot më shumë se kaq. Tani u takon zotërinjve Rama, Topi dhe Spahiu të na thonë nëse janë gati të bashkohen rreth një programi të tillë sepse siç thotë fjala e urtë popullore: nuk mban më ujë pilafi. Veç kësaj, ditët po ikin shumë shpejt e zgjedhjet i kemi te dera…

 

Email nga adresa: [email protected]

anazapta January 23, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?