Në kërkim të heronjve…

redaktor

Fatkeqësitë natyrore, jo gjithnjë penalizojnë njeriun, si shkaktar i drejtpërdrejtë i tyre; ose nga paaftësia për t`i dalë të keqes përpara, ose nga paaftësia për ta përballuar atë që ndodh, ku rasti shqiptar, i ka të dyja: nga njëra anë është shkatërrimi që i kemi sjellë ambjentit, mjedisit, sistemeve kulluese; e nga ana tjetër, është pafuqia materiale e njerëzore për t`u bërë ballë ashtu siç duhet. Përmbytje kanë ndodhur e do ndodhin, tek ne apo gjetkë, por dallojmë si shqiptarë në mënyrën se si u qasemi atyre. Fjala vjen, shumica e lajmeve nga fronti i përmbytjeve, vërtiten sa tek informimi mbi hektarët e shtëpitë nën ujë, e sa tek aktet zyrtare të ngritjes apo mbledhjes së shtabeve të emergjencave, në rang qarku apo prefekture. Kjo “menu” e varfër, pasurohet cazës dhe me deklarata politike idiote, aq sa për t`u bindur se, thënia “mirë që ngordhi kali, por nuk të lënë rehat as mizat”, është e gjitha shqiptare në origjinë. Pra, informohet vetëm mbi atë që dihet që ka ndodhur, e jo mbi atë që patjetër që ndodh në ato rrethana, por që lajmet me shtabe nuk e thonë: heroizmin e sa e sa njerëzve të njohur e të panjohur që, në ato rrethana bëjnë diçka e shumëçka, për të shpëtuar një jetë, për të ndaluar një tragjedi, për të përmirësuar një situatë. E pranojmë hipotetikisht se patjetër që duhet të ekzistojnë këta heronj anonimë, por do ishte fatkeqësi më vete por mos të ekzistonin vërtet. A nuk e pranojmë dhe e pohojmë këtë në gjendje normale, kur themi se kjo shoqëri, të keqen e ka pikërisht tek mungesa e heronjve?!

p.s. Tek ‘Zonja nga qyteti’, lajmi në një natë me shi se ujrat rrezikonin të mbjellat, detyroi sekretarin e partisë, shokun Salë të urdhëronte: “Lërini provat shokë! O burrani nga një vegël!” Kjo, pasi një pjesë e fshatit po angazhoheshin për të dhënë një shfaqje artistike, me protagonistë nga jeta e atyshme. Sot nuk ka prova, por poza me shumicë, prej atyre që nuk kanë kapur kurrë vegël me dorë në jetën e tyre, por ja që çuditërisht u është besuar pushtet e qeverisje!

Share This Article
2 Comments
  • Mos e ke per ate budallane, Prefektin e Fierit. Çudi, gjithe ai qark, qeveriset nga nje idiot klasik.
    Nuk paska burra te zote, jo vetem me shkolle, por edhe me kulture, Fieri.

  • Heronjte jane midis njerezve qe vertet jane NJEEZ,mos u merakosni i nderuar komentues “Billu”. Autori shkrimit Ermir Hoxha,qe vertet na sjell “ere te mire” na sjell ne kohen e duhur ate shembullin pozitiv te atij sekretari partie te atyre viteve…te tillet,qe mbi te gjitha vene te pergjitheshmen, duhen perjetesuar. Them se keto dita pas PARLAMENTAREVE <sidomos te diethte, qeveria po merret me eleminimin e fatkeqesise natyrore,qe s'kemi cti bejme ajo nuk eshte "PARTIAKE".Ndaj te gjithe ti pervishemi punes pa perkatesi PARTIAKE po si atdhetare VELLEZER.LLafet i mer era. Puna ngre MONUMENTE.."Doktori"sa pasuesit qe i bien fyellit ne nje brime,e po luan rolin e "djallit",mos e degjoni.
    Gjithe per nje dhe nje per te gjithe; Kjo duhet te na karakterizoje.Le te bejme tonen; ate ne sherbim te njeriut. -"Jo fjala e mire e gurin ne traste'
    Guri Naimit D. .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *