Në kërkim të rrënjëve tona historike

Ornela

-Pak fjalë rreth librit të Kujtim Matelit: “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë”-

Nga Gëzim Voda

Po e them që në krye se, çka shkruhet në vijim nuk janë të një specialisti, por vlerësime të një lexuesi të vëmendshëm i disa botimeve të këtij autori, për rrënjët tona nga lashtësia.

Për ato çfarë Kujtim Mateli ka parqitur në botimin e lartpërmendur, apo dhe në botime të tjera në dekadën e fundit për rrënjët tona nga lashtësia, meriton të merret në konsideratë pa paragjykim. E them këtë, jo vetëm për produktin dobiprurës që ky libër mbart për lexuesin, bazuar tek autorë të shquar të lashtësisë, po dhe për shërbimin e tij me sens kombëtar; kritikën konstruktive rreth disa qëndrimeve të mangëta të institucioneve tona akademike e studiues të caktuar të tyre ndër vite për këtë çështje.

Kujtim Mateli, i lindur në trevën e Përmetit dhe banues në Tiranë, ka kryer studimet e larta për gjuhë- letërsi 30 vite më parë dhe është zotëruesi i tri gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht e greqisht), si dhe autor i disa botimeve poetike dhe historike. Ai nuk është ndër ata shkrues që shpesh preferojmë t’i quajmë “historian i mirëfilltë”, “specialist i fushës”, ose “emërmadh”, as pjesë e ndonjë institucioni shkencor shqiptar. Kujtimi është një intelektual punëmadh e i pavarur, i prirur në kërkimet historike siç mund të bëjë çdo qytetar me ndjeshmëri i këtij vendi, me bindjen se nuk është vetëm arsimimi specifik që i jep vlerë dikujt, por dhe puna me përkushtim për një çështje të caktuar. Këtij njeriu, pikërisht ky motiv nuk i mungon.
Falë pasionit të tij për historinë e antikitetit dhe rrënjët e hershme të shqiptarizmit, ai në këtë dhjetëvjeçar ka realizuar studime të thelluara për prejardhjen tonë si komb duke botuar dy vëllime për Dodonën, tempullin e lashtë pellazg (2011 dhe 2016), përmes të cilëve  jep një paraqitje të plotë historike për të, duke e vënë në diskutim vendodhjen e sotme të saj afër Janinës dhe konsiderimin e saj padrejtësisht helene (siç bëjnë qarqe të caktuara greke), dhe e sjell atë brenda territorit shqiptar, sikurse është dhe përkatësia e saj nga hershmëria. Një studimi tillë, siç del, i ka munguar institucionalisht historiografisë shqiptare dhe çuditërisht, për xhelozi apo mosdashje të qëllimshme, vazhdon të mos merret në konsideratë nga institucionet përkatëse të vendit tonë. A thua se, autori në fjalë nuk i shërben kombit të vet me këtë studim, por dikujt tjetër. Ndërkohë, ai është autor i mjaft artikujve në shtypin e shkruar dhe i disa intervistave në median vizive, kryesisht për këtë fushë.

Në marsin e këtij viti, ai i dha publikut edhe botimin e sipërcituar: “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë”, një libër analitik i kompletuar me referenca nga autorë të antikitetit dhe të kohëve të reja, të huaj e vendas. Botimi në fjalë, me mënyrën si është shkruar dhe se si janë thënë gjërat prej tij, në gjykimin tim përbën interes për cilindo shqiptar që kërkon t’i thellojë njohuritë e tij në këtë aspekt. Sigurisht edhe për institucionet tona shkencore. Libri është tërheqës dhe i këndshëm në lexim, por edhe bindës për argumentet që gjenden aty, të cilat nuk janë të stisura subjektivisht nga egoizmi individual, etja për famë, interesi material, apo tendenca “shqiptaromadhe” (siç na akuzojnë disa), por të bazuara në të vërteta historike. Ai përshkohet nga disa esè historike dhe analiza poetike në funksion të lashtësisë, duke e bërë librin sa historik aq edhe artistik, prej të cilit merr diçka që mund ta kesh të turbullt ose të ka munguar më parë. Si i tillë, ky punim ia shton vlerat historiografisë objektive të këtij vendi.

Ajo çka e dominon përmbajtjen e këtij botimi dhe shqetësimin kryesor të autorit, është shtrëmbërimi dhe mohimi i prejardhjes reale të shqiptarëve në shekuj dhe tjetërsimi arbitrarisht i kufijve të tyre historikë prej fqinjëve veriorë e jugorë, si dhe inferioriteti dhe pazotësia e insititucioneve tona shkencore për t`i mbrojtur të vërtetat në favor të kombit të tyre.Sa më sipër, autori mes të tjerëve i referohet Strabonit (autor i viteve para dhe pas lindjes së Krishtit), sipas të cilit: “Në jug të Danubit janë vendosur Ilirët dhe Thrakët dhe përzier me ta janë dhe disa fise kelte, deri në kufijt e Greqisë”. Siç shihet, paraardhësit tanë arrinin deri në Danub dhe nuk flitet për fise sllave në atë periudhë. “Sllavët,- siç ka shkruar në një botim të tij të vitit 1990 studiuesi i mirënjohur kroat Aleksandër Stipçeviç ( i referuar në këtë libër),- kanë ardhur në viset perëndimore të Ballkanit në shekullin e 6-të e të 7-të dhe gjetën një popullsi mjaft të madhe të vjetër vendase të paromanizuar dhe gjysmë të romanizuar, e cila ishte tërhequr sëpari para romakëve, e madje edhe para popujve barbarë në viset të cilat vështirë se shkriheshin”.Më tej ai tregon se,“Sllavët gjatë shekujve u asimiluan me ta dhe në entitetin e tyre popullor ruajtën gjurmë të ilirëve të vjetër. Këto gjurmë-vazhdon ai,- janë të shumta veçanërisht në disa vise të largëta të Bosnjës, Hercegovinës,Zagorës Dalmatine, Malit të Zi dhe të tjera dhe na duket se nuk është larg së vërtetës se elementi i vjetër vendas ilir kishte rol shumë të rëdësishëm në formimin e veçorive kolturore, trupore dhe psikike, të popullatës sllave që joton sot në ato vise”.

 

***
Për rrënjët e hershme shqiptare në këtë pjesë të Ballkanit, autori sjell edhe një fakt tjetër interesant, ndonëse ka të bëjë me një bisedë mes dy burra shteti.

Në një vizitë që Kardeli (numri dy i ish Jugosllavisë së Titos), po bënte në Moskë në prill të vitit 1947, pyetjes së Stalinit rreth origjinës së shqiptarëve, i është përgjigjur shprehimisht: “Ata janë pasardhës të Ilirëve”. Ndërsa ish ministri i jashtëm jugosllav S. Simiç, prezent në atë bisedë, shton:“Ka të dhëna se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala e tyre “Afrodita”është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke kjo nuk ka kuptim”. Madje në këtë bisedë është pranuar nga të dy bashkëfolësit (Stalini e Kardeli), “se ata (d.m.th shqiptarët, G.V.), janë si puna e baskëve”, që do të thoshte se pranohej prej tyre si dy popujt më të vjetër të Europës. Pohimi në fjalë, sikurse thotë autori, mbështetej në dëshmi të kohëve parahomerike që vërteton se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve. Dhe kur këtë e thonë dy autoritete jo dokudo të shtetit jugosllav të asaj kohe, nuk ka se si të mos besohet. Çdokush, në të njëjtat pozita si ata, nuk do të pranonte kurrë të ulte vlerat e kombit të vet para një kombi tjetër, aq më shumë në një pohim që nuk imponohej nga askush.

Ca më tepër shtrembërime të trashëgimisë sonë iliro-pellazge dokumentohen në trojet jugore, në atë që është quajtur “Shqipëria e Poshtme” ose “Epiri Antik”. Kujtim Mateli, siç del në këtë botim, nuk ka patur nevojë të hamendësojë rreth të vërtetave historike, kur ato i thonë qartazi mjaft prej historianëve dhe gjeografëve të antikitetit si: Efori, Eskili, Polibi, Straboni, Herodoti, Skylakis, Apiani, Stefan Bizatini, Zoto Mollosi, etj, të cilët pohojnë se teritori që quhej “Epir” (i cili mbas pushtimt romak u quajt “Iliri”), ishte i banuar nga fise të vjetra “të lindur nga dheu” duke i quajtur, “pellazgë”. Sipas tyre, kjo popullsi kish entitetin e vet, gjuhën e vet, territorin e vet, si dhe adhurimin e vet për Hyjnitë, ndryshe nga helenët.

Autori na e bën të qartë se ata kishin qytetërim të lashtë me kryeqendër Dodonën, faltoren e shenjtëruar prej tyre, e cila edhe pse ishte pellazge dhe në teritore që u përkiste epirotëve, adhurohej si faltore edhe prej helenëve, sidomos kur ata ende nuk e kishin krijuar faltoren e tyre në Delf. Popullsia në fjalë ndryshe nga helenët, kish të shenjtëruar dheun, lisin dhe gurin, dukuri që janë trashëguar nga shekujt deri në ditët tona, ku ende në zona të ndryshme, shqiptarët edhe sot betohen “për këtë dhè” e “për atë gur”, ose kur thonë, “burrë dheu”, “i dalë nga dheu”, “ka dalë nga guri”,etj. Ndërkohë, që shumë lisa, sidomos në zonat jugore të Shqipërisë si: Përmeti, Skrapari, Berati, Tepelena, Gjirokastra etj, ashtu siç quheshin “të shenjtë” në kohën e Dodonës, janë konsideruar të tillë deri në ditët e sotme, duke i ruajtur dhe respektuar nga njerëzit, pa vënë dorë mbi ta. Ndër më të vjëtrit e më të mëdhejt prej tyre ka qënë e është “Lisi i Brahos” në Çorrogunj të Dëshnicës (Përmet), në krye të kodrës më domionuese mes 7 fshatrave që janë rrëzë malit të Trebeshinës, i cili po venitet pa u trazuar nga askush. Një trashëgimi e riteve pellazge që nuk gjendet gjetkë. Edhe shenjtërimi i Malit të Tomorit, me këto rite ka lidhje.

 

***
Në libër rrëfehet se epirotët pellazgë, ndryshe nga helenët që kishin si perëndi Zeusin dhe Herën, kishin perënditë e tyre, Di (Dia) dhe Dionën, emra që u shkojnë saktësisht fjalëve të sotme të gjuhës shqipe: “di, dije, dijetar, dituri, dijeni”. Janë po këta njerëz të shquar të lashtësisë që tregojnë se helenët (grekët e sotëm), në atë periudhë kohore shtriheshin në jug të Ambrakisë dhe teritoret më veriore të tyre në kufi me jugun e epirotëve, ishin ato që banoheshin nga akarnanët, etolët, lokridasit dhe ozolët. Deri aty jepet nga lashtësia edhe kufiri i sipërm helenik. Në libër citohet Eskili, icili në tragjedinë e shkruar prej tij, “Lutëset”, perifrazon thënien e Pellazgut, mbret i Argolindës (në Peloponezin e sotëm, G.V), kur ai i thotë Danaut dhe 50 vajzave të tij të ardhur nga Egjypti, të cilat kundërshtonin martesat me kushërinjtë e tyre të afërt: “Merak mos ki e fol pa  ndrojtje. Përpara teje ndodhet Pellazgu zot i vendit, i biri i Palektonit, të lindurit nga dheu. Prej meje, sundimtarit e mori atë emër dhe fisi i pellazgëve që rron në këtë truall. E tërë kjo krahinë, ku rrjedh Strimoni i shenjtë (lumë që derdhet në lindje të gjirit të Selanikut, G.V.), gjer tej ku perëndon (d.m.th në detin Jon, G.V.), veç mua më përket. Pushteti im arrin te trojet e perrebëve, tej viseve të Pindit gjer pranë Peonisë, mbi malet e Dodonës…Ja vendi ku sundoj”. Dhe kur përmenden perrebët dhe malet e Dodonës, mëndja të shkon pikërisht gjer në luginën e lumit Vjosa dhe malin e Trebeshinës, sepse gjer aty shtrihen kufijt veriorë të Epirit antik. Më qartë zor se e gjen kush ishin pellazgët dhe deri ku shtriheshin trojet e tyre. Dhe të mos harrojmë se Eskili ishte helen.
Tërësia e referimeve të Kujtim Matelit ndaj autorëve të lashtësisë apo dhe ndaj të tjerëve më pas, të cilët flasin për hershmërinë e paraardhësve tanë dhe njëherazi trashëguesit e kësaj historie që vjen deri në ditën tona, është jo vetëm e mjaftueshme në numër për t’u besuar, por edhe e pakundërshtueshme. Ata që i kanë kundërshtuar dhe shtrëmbëruar qëllimisht e me ligësi, janë akademitë respektive në Beograd e Athinë, të cilat jo se nuk e dinë realitetin, por të shtyrë nga megallomania për t’i atribuar vetes të qënurit “komb dominues” dhe nënçmuar banorët iliro-pellazgë që nuk kishin asnjë lidhje me ta në hershmëri, kanë braktisur të vërtetat, sigurisht të ndikuara edhe politikisht.

Kësisoj, Akademia e Athinës në vitin 1977 i paraqiti opinionit vendas e të huaj botimin  me titull, ”Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek”, përmes të cilit, sikurse thotë autori,”…në kundërshtim me të gjitha burimet historike kërkon ta paraqesë Shqipërinë e Poshtme në emërtimin e saj antik si “Epir”, ku sipas saj ka patur një qytetërim helen 4 mijë vjeçar…”. Në vazhdim ai thotë se, “Epiri Antik (ose Shqipëria e Poshtme), nuk kanë qenë kurrë helene e që helenët nuk kanë patur kurrë të përbashkët me epirotet dhe ilirët, as etninë e as faltoren e Dodonës”.

Autori na kujton se qëllimi i Akademisë greke ka qënë e është të shkurtojë kohën e prejardhjes së shqiptarëve, të zhbëjë identitetin e  tyre të lashtë, vetëm duke mos i përfillur e shtrëmbëruar burimet e shumta historike nga antikiteti që vërtetojnë të kundërtën e pohimit grek. Ky shtrëmbërim është i dukshëm edhe për identitetin e faltores së Dodonës, e cila edhe pse ishte në territorin e epirotëve dhe u përkiste atyre, ajo padrejtësisht konsidrerohet helene. Mirëpo autori të bind kur thotë: “Nëse heleneët e kanë adhuruar Dodonën, nuk do të thotë se helenët janë zotëruesit e saj”. Dhe bje si shëmbull Jeruzalemin, i cili ndonse respektohet dhe adhurohet nga gjithë bota Krishtere, ai nuk zotërohet prej tyre, por prej banorëve që e kanë në teritorin e vet. Me një fjalë, është tjetër gjë adhurimi dhe tjetër gjë zotërimi. Në rastin konkret, Dodona, nuk del të ketë qënë kurrë nën zotërimin helen. Dhe për këtë Mateli bje një fakt mjaft domethënës që daton vitin 333 para erës së re. Flitet për tentativën e athinasve për ta përvetësuar orakullin dhe tempullin e Dodonës, duke përfituar nga vrasja në luftë e Aleksandrit, mbretit të Epirit që ishte vëllai i Olimbisë nga mollosët epirotë (nëna e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë), e cila në mungesë të vëllait konsiderohej Mbretëreshë e Epirit, e që nëpërmjet delegatëve të saj u kujton athinasve se: “…nuk mund të bënin asnjë veprim, pasi tempulli i Dodonës ishte në zotërimin e saj dhe askush nuk mund të vinte dorë mbi të”. Siç shihet, as Olimbia, e as tempulli i Dodonës, nuk ishin me etni helene, por me etni pellazge. E ndërsa ka ndodhur kështu, autori ngre me të drejtë shqetësimin për institucionet tona shkencore (Akademinë e Shkencave dhe Akademia e Studimeve  Albanologjike), të cilët nuk kanë marrë guximin t’i kundërshtojnë me fakte dhe konsekuencë perfundimet djallëzore të Akademisë së Athinës, duke lënë hapësirë të lirë që shtrëmbërime të tilla të merren si të vërteta historike edhe ndërkombëtarisht. Autori, e konsideron “gabim fatal” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë faktin që i quan pellazgët si “popullsi parailire”, që u shkon përshtat edhe grekëve, të cilët i quajnë pellazgët “popullsi parahelene”, duke paragjykuar kështu autorët e antikitetit, të cilët i quanin pellazgët “të lindur prej vetë dheut”. Po ashtu, del se është pranuar prej këtyre institucioneve shqiptare se ardhja e shqiptarëve në këto troje, daton 1000 vjet më pas nga ajo helene, duke pranuar arbitrarisht tezën greke! Kujtim Mateli, mban qëndrim kritik ndaj akademikëve shqiptarë edhe për një fakt tjetër. Ata, ndonëse e pranojnë Epirin Antik si truall i mbajtur nga shqiptarët, për Dodonën nuk shkruajnë asnjë rresht, nuk merren fare me përkatësinë e saj shqiptare. Në një farë mënyre i mohojnë etninë. Dhe duke e lënë në heshtje këtë fakt, lënë shteg që Dodona të jetë e tjetërkujt, në rastin konkret e grekëve, ndërkohë që autori na kujton se përkatësia etnike e Dodonës përcakton edhe përkatësinë etnike të Epirit. Kësisoj, e vërteta e trashëgimisë sonë historike, mund të thuhet se mbetet peng i paaftësisë së tyre shkencore, në mos i një flirti të mundshëm të tyre me palën greke. “Bota shkencore,- thotë Kujtimi,-nuk mund të pranojë që Epiri Antik të ketë qënë shqiptar, kurse Dodona antike të ketë qenë helene. Ato shkojnë bashkë me njëra-tjetrën, sepse njeriu i antikitetit nderonte perënditë e veta dhe Dodona  që çmohej si kryeqendra e Hyjnive pellazge, ishte flamuri që bashkonte fiset  pellazgo-ilire”.Që këtej del se, përderisa bota shkencore e ndikuar nga studiuesit grekë e njeh Epirin si truall të zënë nga helenët, vetiu pretendohet helene si faltorja e Dodonës edhe etnia e saj. Mirëpo ky fakt, nuk i bën përshtypje Akademisë sonë të Shkencave, përderisa një nga njerëzit kryesorë të saj që mban titullin “Profesor”, pak vite më parë ka thënë tekstualisht: “ Dodona është atje, tek popullsia që ishte, s’ka rëndësi kujt i takon në pikpamje etnike.” (Gazeta Shqiptaria.com, datë 19 prill 2012). Sipas kësaj deklarate, akademiku në fjalë ua bën peshqesh me dëshirë Dodonën grekëve. Disa madje arrijnë të pretendojnë deri pjesë të Shqipërisë së sotme jugore. Masakrat greke në jugun e këtij vendi më 1913-1914, apo mos heqia e Ligjit të Luftës për shkak të përplasjes italo-greke më 1940-1941 në teritorin shqiptar dhe provokacionete gushtit 1949 etj, nga idetë megallomane të tyre janë nxitur, nga Hellada e pretenduar “E madhe”. Nga që nuk kemi mundur t’i bindim dot të tjerët me të vërtetën e prejardhjes sonë të lashtë, ndaj kemi edhe këta kufij të 1913-ës, ndaj shqiptarët në Ballkan ndodhen të ndarë në 6 shtete! A nuk duhet thënë kjo e vërtetë?!
Autori hedh dritë edhe rreth manshtrimit të madh grek për caktimin artificialisht të vendndodhjes së deritanishme të Dodonës,e cila nuk përmbush mjaft nga përcaktimet që i kanë bërë asaj autorë të antikitetit, të cilat ia vlen të shihen me vëmëndje në këtë botim. Aty gjenden jo vetëm shtrëmbërimet e qëllimshme të pseudoarkeologut grek Konstandin Karapanos, i cili me mënyrën e vet bëri “bekimin shkencor” të saj, përmes dy francezëve filogrekë në Akademinë e Francës në vitin 1878, por gjendet edhe “argumenti” i habitshëm (madje edhe qesharak), i po të njëjtit “Profesori” të cituar më lart. Ai, subjektivisht, madje pa pranuar ta lexojë botimin studimor të Kujtim Matelit në vitin 2011, “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”, kundërshton këtë autor që hedh poshtë pretendimet e Karapanos që e ka vendosur Dodonën në Carakovistë të Janinës, duke thënë fjalë për fjalë: “Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismalil Qemali….”, çka shkruhet po në gazetën e asaj date që përmëndet më lart. Sa thuhet, është një spekullim foshnjarak, sepse Ismail Qemali, si ish shok klase me Karapanos në Zozime të Janinës vite të shkuara, vetëm sa i kish sygjeruar atij për gërmime atje, por jo se e dinte apo e kish parë vërtetë Dodonën në atë vend. Vetëm kaq. Edhe sikur të ishte e saktë vendndodhja e Dodonës atje, po etnia e vërtetë e saj kush është? Profesori i lartthënë, e di dhe nuk dëshiron ta thotë, apo nuk e di fare?! Pikërisht, kësaj çështje i shkohet anash, deri me heshtje të dyshimtë.  Gjykimet sipërfaqësore të këtij lloji, jo vetëm përgojojnë padrejtësisht një burrë shteti si Ismail Qemali, por u kanë dhënë shkas grekëve ta pretendojnë  helene si Epirin, edhe tempullin e Dodonës. Ndaj, do të qe më mirë heshtja, se sa një justifikim i stisur.
Ndërkohë, autori flet për një tjetër të vërtetë të hidhur, që asnjëherë akademikët shqiptarë nuk kanë organizuar një tryezë mbarëshqiptare me studiues të fushave më kompetente për përkatësinë etnike dhe kufijtë historikë të shqiptarëve nga lashtësia, nuk kanë organizuar asnjë simpozium apo konferencë shkencore të nivelit të lartë për këtë çështje ku duhej përfshirë edhe diskutimi për të vërtetën rreth Dodonës. Kujtim Mateli, përmes analizës që bën, sugjeron se një gjë e tillë duhet bërë sa nuk është vonë, që Europa të na vlerësojë jo me histori gjysmake, por ashtu sikurse e meritojmë, siç e dëshmon historia e lashtësisë. Autori e mbyll librin jo me mllef, por duke qënë i matur, luajal dhe i vërtetë. Ai, ndër të tjera shtron çështjen se shqiptarët duhet të marin atë që u takon nga historia, pa ua mohuar të tjerëve çfarë u takon prej saj.
 Tiranë, korrik 2020

 

Share This Article
12 Comments
  • Dodona dimerkeqe prane malit Tomar-eshte nje varg i Iljades se Homerit qe percakton vendndodhjen e Dodones prane Janines.
    Dy prifteresha te tempullit te Amonit ne egjypt,u moren si skllave nga fenikasit dhe u shiten njera ne Libi dhe tjetra tek Thesprotet ne Pellasgji.Kjo krijoi aty tempullin e Dodones mes Lisave qe rrethonin ate vend-shkruan Herodoti.
    Pra dy deshmitare te pavarur sic jane Homeri dhe Hrerodoti e percaktojne Dodonen aty ku eshte e njohur nga bota shkencore. Ne Cameri,prane Janines.Asnjeri prej tyre nuk e percakton si tempull grek.
    Bile Herodoti e sqaron mire,kur thote:-U soll ne Greqine e sotme qe atehere quhej Pellasgji.
    Nuk e kuptoj autorin perse kerkon ta c`vendose Dodonen ne Deshnice te Permetit?
    Nuk i del mire ne Cameri?
    Para grekerve hybride te shek.XIX-XX,,asnje deshmitar,gjeograf,historian i mesjetes dhe antikitetit qofte grek,romak Alexandrin,Bizantin,nuk e ka quajtur DOdonen greke.

  • Greket e sotem jane si maloket qe pushtuan Fermen Gjergj Dimitrov,Kamzen,Bathoren,Voren,Kombinatin.
    Jane toka te bejlereve,agallareve te Tiranes,Krujes,Shijakut e rrethina.Po ti pyesesh,thone i kemi toke babe.Ne mee Tapi origjinale,,ata nxjerrin pacavuret e Sali Berishes.Ne me te drejte,,ata me hyqem,Ne me kulture,,ata me dhune.Ne pa arme,ata me arme.Ne te vetem,ata me ushtri cubash..
    Keshtu eshte dhe puna grekut or ti shoq!
    E di shume mire AY qe as Epiri eshte grek,as Dodona eshte greke,as Cameria eshte greke,as Himara eshtre greke,as Kisha shqiptare eshte greke,,pooor ta ka vene gryken e pushkes ne temtha,qewkur pushtoi divizionin kufitar ne Peshkepi me 5 diversanta dhe populli shqiptar eshte mpire,si mpihetr delja para ujkut.

  • Artikulli është interesant dhe rendit informacione të qarta për problemin që shtron. Fatkeqësi që akademikët tanë nuk dinë të arsyetojnë!

  • Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe jo afërsisht 2.870.000 banorë si deklaron Instati. Arsyeja për deklaratat e gabuara të Instatit për numrin e popullsisë së Shqipërisë është regjistrimi plotësisht i gabuar i popullsisë i 2011 që u bë nga qeveria e atëhershme e Shqipërisë dhe Instati. Në 2011 Shqipëria kishte afërsisht 3.550.000 banorë kurse qeveria e atëhershme e vendit dhe Instati deklaruan vetëm rreth 2.821.000 banorë dhe fallsifikuan të gjitha të dhënat për popullsinë e Shqipërisë. Edhe numrin e banorëve në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë e fallsifikuan. Për qytetin e Tiranës deklaruan vetëm rreth 420.000 banorë kurse në të vërtetë qyteti i Tiranës kishte rreth 530.000 banorë atëhere. Me qytetin e Tiranës është fjala për bashkinë e vjetër të Tiranës. Sot vetëm qyteti i Tiranës ka afërsisht 600.000 banorë. Me Farkën, Kasharin, Kamzën dhe Paskuqanin e ashtuquajtura Tirana e Madhe ka rreth 800.000 banorë. Për qytetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës u deklaruan vetëm mes 75.000 dhe 80.000 banorë. Por në të vërtetë këto qytete kishin secili rreth 120.000 banorë. Për qytetin e Durrësit u deklaruan vetëm rreth 115.000 banorë. Por Durrësi kishte në fakt rreth 150.000 banorë. Dihet që regjistruesit e Instatit që shkonin tek banorët për të bërë rgjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5% nuk është fare e vërtetë sepse në fakt është 65% për të gjithë vendin. Gjithashtu deklaratat aktuale të Instatit për numrin e popullsisë në vend janë plotësisht të gabuara sepse bazohen tek ai regjistrim i fallsifikuar.

    Në Shqipëri janë fallsifikuar pas 1990 qëllimisht çdo vit numri i lindjeve dhe numri i nxënësve nga qeveritë dhe Instati. Në 1990 numri i lindjeve në vend ishte rreth 82.200 dhe kjo ishte shifra e fundit e deklaruar saktë në vend. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 75.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe Instati deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit. Pas 2001 qeveritë dhe Instati i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 65.000 në vit. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ishte mesatarisht rreth 60.000 lindje në vit në vend. Për vitin 2018 Instati deklaroi vetëm rreth 29.000 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 65.000 lindje. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55% e popullsisë në 1990, 2,2% në 2001 dhe 1,7% në 2007. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ka qënë i qendrueshëm me 1,7% të popullsisë banuese në vend çdo vit.

    Dihet rënia e lindshmërisë në vend pas 1990 por jo aq sa deklarojnë Instati dhe qeveritë. Shqipëria e trefishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend në kontinentin europian. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën dhe Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në kontinentin europian. Edhe prandaj Shqipëria e ka sot këtë shifër po aq të lartë sa Italia, Franca, dhe Spanja dhe më të lartë se sa vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore. Edhe Instati e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë. Regjistrimi i 2001 ishte shumë më i rregullt dhe i saktë se sa regjistrimi i 2011.

    Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 560.000 kurse Instati dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 290.000. Edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend është i manipuluar nga Instati dhe qeveria. Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që Instati dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2018 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 27.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 560.000 nxënës është afërsisht 1 me 20,7 kurse me numrin e nxënësve prej rreth 290.000 sa deklarojnë Instati dhe qeveria do të ishte rreth 1 me 10,7 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas Instatit dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e ka pasur edhe para 1990 rreth 1 me 20 këtë raport. Kaq lehtësisht hidhen poshtë gënjeshtrat e qeverive dhe të Instatit për numrat e banorëve, lindjeve dhe nxënësve në vend.

  • Shqipëria ka aktualisht rreth 1.350.000 emigrantë. Nga këta janë 630.000 në Itali, 470.000 në Greqi, 130.000 në SHBA dhe 120.000 në vendet e tjera të BE, Kanada dhe Australi. Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10.000 persona dhe kjo do të thotë që është shumë i vogël. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht. Shqipëria ka me emigrantët gjithsej afërsisht 5.250.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi afërsisht 4.263.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i fallsifikuar sepse Shqipëria kishte në 2008 afërsisht 4.550.000 shtetas dhe nga këta banonin rreth 3.400.000 në Shqipëri dhe rreth 1.150.000 si emigrantë në vende të tjera. Numrin e shtetasve qeveria e ka deklaruar për herë të fundit në 2018 nëpërmjet një publikimi të Instatit për diasporën e Shqipërisë me afërsisht 4.450.000 shtetas. Por edhe ky numër ishte i fallsifikuar.

    Emigrantët shqiptarë e kanë lindshmërinë në të njejtën përqindje prej 1,7% si edhe shqiptarët në Shqipëri. Këtë e vërteton numri i lindjeve të shqiptarëve në Itali që është rreth 10.500 në vit dhe këtë e thonë burimet zyrtare italiane. Edhe shumë media në Shqipëri i kanë shkruajtur këto shifra në artikuj, madje me shumë habi sepse nuk e njohin demografinë. Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati.
    Nga 1991-2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas dhe ktheheshin rreth 5.000 shtetas në vit. Nga Shqipëria emigruan në vitet e fundit dhe emigrojnë edhe aktualisht rreth 30.000 shtetas në vit dhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend. Në këto shifra nuk përfshihen azilkërkuesit sepse ata konsiderohen si turistë dhe kthehen gati të gjithë prapë.

    Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi arriti para krizës në 2009-ën me rreth 550.000 persona numrin më të lartë. Për shkak të krizës në Greqi u kthyen në Shqipëri rreth 150.000 emigrantë në vitet e më pasme.

    Janë thjeshtë gënjeshtra të pabaza shifrat më të larta se kaq ose madje edhe deri në 1 milion për numrin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shumë nga ata që deklarojnë shifra të tilla nuk kanë fare njohuri për numrat e emigrantëve ose e bëjnë qëllimisht për të treguar sa shumë emigrantë janë në Greqi dhe kështu duan ta lavdërojnë Greqinë për pranimin e kaq shumë emigrantëve. Por Greqia nuk është fare për t’u lavdëruar dhe nuk ka asnjë meritë për këtë. Që prej shumë vitesh Italia e ka kaluar Greqinë për numrin e emigrantëve shqiptarë.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç deklarojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe Instatit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit dhe ta ulin shtimin natyral të popullsisë në Shqipëri. Por politikanët, mediat dhe Instati kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të fallsifikuara sepse Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe ka domethënë më shumë banorë se sa në 1990. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe vendet ballkanike kanë shtim negativ natyral të popullsisë dhe që domethënë humbje të popullsisë.

  • NË KOSOVË JETOJNË 3.100.000 SHQIPTARË, NDËRSA NË MAQEDONI 1.400.000 DHE SHQIPTARËT JANË KOMBI MË I MADH NË BALLKAN says:

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qëllimisht vetëm rreth 1.620.000 dhe duket qartë që është një mashtrim i qëllimshëm sepse ky numër është gati i njëjtë me numrin prej afërsisht 1.596.000 shqiptarë që u deklarua në regjistrimin e 1991 në Kosovë por ai regjistrim u bojkotua nga shqiptarët. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë që domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000 individë. Regjistrimi i 2011 është aq qesharak sepse numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua gati aq sa u deklarua në regjistrimin e 1991. Në fakt ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.. Në 2002 në Kosovë banonin afërsisht 2.400.000 shqiptarë.

    Dihet që në të gjitha regjistrimet në kohën e pushtimit në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 dhe 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë. Aktualisht në Kosovë banojnë rreth 3.100.000 shqiptarë.

    Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.500.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanda dhe Australi. Këtu nuk përfshihen shqiptarët në Turqi sepse ata janë asimiluar në masë të konsiderueshme dhe nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.600.000 shqiptarë.

    Në regjistrimin e popullsisë në 2002 numri i shqiptarëve në Maqedoni u deklarua afërsisht 509.000. Por në të vërtetë ishin afërsisht 1.050.000 shqiptarë në Maqedoni. Shqiptarët janë aktualisht afërsisht 1.400.000 banorë në Maqedoni. Numri i sllavo-maqedonasve është afëtsisht 1.100.000 por nga këta janë afërsisht 200.000 shqiptarë që nuk deklarojnë etninë e tyre të vërtetë dhe janë shumë të asimiluar. Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 55% shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët kanë qënë edhe shumicë absolute e popullsisë në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61% shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.

    Minoritetet e tjera janë afërsisht 200.000. Nga minoritetet e tjera janë afërsisht 75.000 që deklarohen turq por nga këta janë afërsisht 60.000 shqiptarë dhe ata dinë edhe shqip. Numri i popullsisë në Maqedoni është gjithsej afërsisht 2.700.000 dhe nga kjo popullsi rreth 1.400.000 janë shqiptarë dhe deklarohen hapur shqiptarë. Shqiptarët janë me rreth 52% shumica absolute e popullsisë në Maqedoni dhe Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët kanë afërsisht 15 vjet që janë bërë përsëri populli më i madh në Maqedoni. Nga Maqedonia janë gjithsej rreth 250.000 emigrantë shqiptarë edhe kjo domethënë që shqiptarët e Maqedonisë janë gjithsej rreth 1.650.000 me emigrantët e tyre. Nga të gjithë nxënësit në Maqedoni afërsisht 70% janë nxënës shqiptarë. Në Maqedoni numrat zyrtarë të deklaruar të nxënësve shqiptarë gjithmonë kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht ashtu si kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht edhe numrat e banorëve shqiptarë dhe numrat e lindjeve të shqiptarëve.

    Në Luginën e Preshevës banojnë afërsisht 180.000 shqiptarë dhe jo rreth 100.000 si deklarohet. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës janë rreth 250.000. Shqiptarët në Mal të Zi janë rreth 80.000 dhe jo rreth 30.000 si deklarohet qëllimisht gabim nga Mali i Zi. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Malit të Zi janë rreth 120.000. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë.

    Shqiptarët janë, duke mos e llogaritur Rumaninë, kombi më i madh në Ballkan. Gjithsej shqiptarët janë afërsisht 9,2 milionë individë në Ballkan. Me emigrantët shqiptarët janë afërsisht 11,8 milionë individë.

    Në këto shifra përfshihen vetëm ata që deklarohen shqiptarë. Me arvanitët dhe shqiptarët e tjerë në Greqi këto shifra do ishin shumë më të larta. As shqiptarët e Turqisë nuk përfshihen në këto shifra. Në krahasim me shqiptarët kombet e tjera të Ballkanit janë shumë të vegjël. Në Ballkan vetëm shqiptarët kanë shtim të popullsisë kurse kombet e tjera kanë humbje të popullsisë. Shqiptarët ishin deri në krijimin e shtetit grek nga arvanitët në fillim të shekullit të 19 kombi me popullsinë dhe territorin më të madh në Ballkan sepse edhe arvanitët deklaroheshin hapur shqiptarë.

    Shumica e shqiptarëve që banojnë në Çamëri, Artë, Janinë, Konicë, Follorinë, Kostur, Grebene dhe Meçovë e flasin gjuhën shqipe. Me ata janë afërsisht 10 milionë shqiptarë në Ballkan. Edhe shumë arvanitë e flasin gjuhën shqipe. Numri i arvanitëve është gjithsej afërsisht 5 milionë individë.

  • Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë kanë shtimin natyral të popullsisë më të lart në Europë. Gati të gjitha vendet e tjera të Europës kanë humbje të popullsisë dhe vetëm pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë. Të gjithë artikujt e OKB, BE dhe organizatave të tjera që deklarojnë sikur Shqipëria ka pakësim të popullsisë dhe do ngelin vetëm afërsisht 1 milion ose edhe më pak banorë në vend janë thjeshtë gënjeshtra. Me këto gënjeshtra kërkohet të arrihet ulja e shtimit natyral të popullsisë së Shqipërisë dhe shtimi i emigrimit jashtë vendit. Shqipëria ka aktualisht gati 4 milionë banorë rezidentë.

    Në përgjithësi bëhet një propagandë shumë e keqe në mediat shqiptare kundër Shqipërisë duke e deklaruar gabimisht si “vendin më të varfër në Europë“. Duhet ta dinë të gjithë se “vendi më i varfër në Europë“ është Moldavia dhe pastaj vinë Ukraina, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Bjellorusia. Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto (GDP) për banor aq sa e ka edhe Rumania. Shqiptarët janë mesatarisht më të pasur se sa janë mesatarisht banorët e këtyre vendeve të përmendura. Nëse prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë nuk do kishte rënë gjithsej me rreth 41% në 1990, 1991, dhe 1992 për shkak të shkatërrimit të konsiderueshëm të industrisë, fabrikave dhe gjithë ekonomisë. Shqipëria do e kishte sot prodhimin e brendshëm bruto real për banor aq sa e kanë Italia, Spanja dhe Çekia sepse Spanja dhe Çekia e kanë arritur prodhimin e brendshëm bruto real për banor të Italisë.

    Instati dhe qeveritë i kanë fallsifikuar pas 1990 të gjitha të dhënat për ekonominë e Shqipërisë ashtu siç i kanë fallsifikuar edhe të gjitha të dhënat për demografinë e Shqipërisë. Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja dhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.

    Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.

    Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.

    Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik. Sot në Shqipëri të ardhurat mesatare janë njëjtë si në Rumani. Shqipëria dhe Rumania i lënë pas Bullgarinë, Moldavinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë në BE. Në Shqipëri duhet ta dinë që vendet e tjera ballkanike kanë gjithashtu shumë emigrantë. Bullgaria ka afërsisht po aq emigrantë sa Shqipëria. Kurse Rumania ka afërsisht 4 milionë emigrantë që është një numër shumë i madh emigrantësh.

    Arsyeja pse Shqipëria ka afërsisht 1,35 milionë emigantë është afërsia gjeografike me Italinë dhe Greqinë. Aktualisht Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto më të lart se sa Greqia por të ardhurat dhe niveli i çmimeve në Shqipëri janë mesatarisht më të ulëta se sa në Greqi. Nësë qeveria e Shqipërisë do i rriste të ardhurat në nivelin e të ardhurave në Greqi ose edhe më shumë nuk do Shqipëria nuk do kishte emigrantë në Greqi. Bullgaria dhe Maqedonia janë gjithashtu vende fqinje me Greqinë por kanë shumë më pak emigrantë në Greqi. Arsyeja për këtë është që Greqia ka qendrime armiqësore ndaj këtyre vendeve dhe kundër Bullgarisë ka bërë edhe luftra. Edhe kundër Shqipërisë ka bërë luftra Greqia. Por shqiptarët në përgjithësi nuk janë aq shovinistë sa popujt e tjerë të Ballkanit. Si gati të gjitha vendet e Europës dhe të Ballkanit edhe Greqia ka humbje natyrale të popullsisë.

  • Ku je komentuesi Edi? Thuaj ndonje fjale.

    Pse genjen Edi Rama me INSTATin e tij per numrin e popullsise, shtetasve, nxenesve dhe lindjeve ne Shqiperi?

    Kujt i sherben Edi Rama me genjeshtrat e tij? Pse vazhdon Edi Rama me te njejtat genjeshtra si Sali Berisha?

    A do e beje Edi Rama regjistrimin tjeter te popullsise te sakte me gjithe INSTATin e tij apo do vazjdoje me genjeshtrat e OKB-se se rockefellereve dhe te shoqerise se hapur te sorosit ne Tirane?

    Ca do beje Edi Rama?

  • Shqipëria ka aktualisht rreth 5.250.000 shtetas dhe rreth 1.350.000 emigrantë. Nga këta janë 630.000 në Itali, 470.000 në Greqi, 130.000 në SHBA dhe 120.000 në vendet e tjera të BE, Kanada dhe Australi. Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10.000 persona dhe kjo do të thotë që është shumë i vogël. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht. Shqipëria ka me emigrantët gjithsej afërsisht 5.250.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi afërsisht 4.263.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i fallsifikuar sepse Shqipëria kishte në 2008 afërsisht 4.550.000 shtetas dhe nga këta banonin rreth 3.400.000 në Shqipëri dhe rreth 1.150.000 si emigrantë në vende të tjera. Numrin e shtetasve qeveria e ka deklaruar për herë të fundit në 2018 nëpërmjet një publikimi të Instatit për diasporën e Shqipërisë me afërsisht 4.450.000 shtetas. Por edhe ky numër ishte i fallsifikuar.

    Emigrantët shqiptarë e kanë lindshmërinë në të njejtën përqindje prej 1,7% si edhe shqiptarët në Shqipëri. Këtë e vërteton numri i lindjeve të shqiptarëve në Itali që është rreth 10.500 në vit dhe këtë e thonë burimet zyrtare italiane. Edhe shumë media në Shqipëri i kanë shkruajtur këto shifra në artikuj, madje me shumë habi sepse nuk e njohin demografinë. Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati.
    Nga 1991-2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas dhe ktheheshin rreth 5.000 shtetas në vit. Nga Shqipëria emigruan në vitet e fundit dhe emigrojnë edhe aktualisht rreth 30.000 shtetas në vit dhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend. Në këto shifra nuk përfshihen azilkërkuesit sepse ata konsiderohen si turistë dhe kthehen gati të gjithë prapë.

    Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi arriti para krizës në 2009-ën me rreth 550.000 persona numrin më të lartë. Për shkak të krizës në Greqi u kthyen në Shqipëri rreth 150.000 emigrantë në vitet e më pasme.

    Janë thjeshtë gënjeshtra të pabaza shifrat më të larta se kaq ose madje edhe deri në 1 milion për numrin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shumë nga ata që deklarojnë shifra të tilla nuk kanë fare njohuri për numrat e emigrantëve ose e bëjnë qëllimisht për të treguar sa shumë emigrantë janë në Greqi dhe kështu duan ta lavdërojnë Greqinë për pranimin e kaq shumë emigrantëve. Por Greqia nuk është fare për t’u lavdëruar dhe nuk ka asnjë meritë për këtë. Që prej shumë vitesh Italia e ka kaluar Greqinë për numrin e emigrantëve shqiptarë.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç deklarojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe Instatit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit dhe ta ulin shtimin natyral të popullsisë në Shqipëri. Por politikanët, mediat dhe Instati kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të fallsifikuara sepse Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe ka domethënë më shumë banorë se sa në 1990. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe vendet ballkanike kanë shtim negativ natyral të popullsisë dhe që domethënë humbje të popullsisë.

  • Po nuk le teme pa i nderrur keto carcave,or miljonaxhi????
    Kujtuam se shpetuam nga Agim Hamiti,u cpif miljonaxhiu.
    Kujtuam se shpetuam nga Alban hamit Dega New-York,Tropoje,joo ere,u cpif miljonaxhiu.
    Zoti beri Divjaken me det,me laguna,me pyje,,po djalli dergoi aty mushkonjat,qe mos e gezoc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *