Letër e nënshkruar
Vasil Puci
Fjalën e kam për Elbasanin që Sami Frashëri ka dashur ta quajë kërthizë të Shqipërisë e dëshironte ta bënte kryeqytet. Pikërisht në Elbasan Arena do të luhet ndeshja e futbollit që për shekuj nuk ka ndodhur. Kjo edhe për rastin më të rrallë se ka te beje me kualifikimin direkt per kampionatin Europian që do të bëhet në Francë. Kemi per te bere nje ndeshje dinjitoze nga lojtaret tanë të cilët i përgëzoj për rezultatet e arritura. Pse flas per plisat.
Se ata i japin tonin dhe inkurajojnë skuadrën që të luajë me kujdes e dinjitet për një rezultat të mirë. Asnjë sharje, asnjë ndjenjë raciste në Elbasan Arena për skuadrën kundërshtare. Te respektojmë simbolet e tyre dhe te brohorasim me zell per simbolet tona. Mundesisht plisat le të këndojnë edhe me çifteli e dajre, me këngë labe e klarinetë ashtu si këndonin Afrika e Jugut me zakonet e tyre ne kampionatin botëror.
Media serbe ka ditë që imagjinon legjenda gladiatorësh në stadiumin e Elbasanit. Këtu kemi rastin për të marre statusin e vendit të kulturuar në Europën e futbollit e më gjerë. Mos harroni ju plisa, këtu vë dhe veten time se në jemi perëndimorë në futboll. Ne jemi tifozë të lojës angleze, gjermane dhe italiane. Ne nuk jemi tifozë të Lokomotivës së Moskës e Beogradit. Mos harroni fjalen legjendare: Dielli lind andej nga perëndon.
Çdo gabim apo faj sado i vogël në Elbasan Arena do të mërziste lisat. Lisat janë Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Meqenese nuk i kemi gjallë lisat le të ruajnë amanetin e tyre tani qe s’kane lindur lisa. Ne i njohim mirë serbët ashtu si kovaçi njeh zjarrin dhe metalin. Dhe e dimë se: Djali i kovacit s’ka frikë nga xixat.
