Në këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Leda Hysa

Muaji i shenjtë për myslimantët, Ramazani, këtë vit do të fillojë më 6 maj dhe do të mbyllet më  4 qershor me faljen e namazit të Bajramit në shesh.

Shpjegimi i muajit të Ramazanit

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Thelbi i agjërimi është të qenët urdhër i Zotit, dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë ai ka një varg të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Agjërimi është një shkollë që sjell një efekt pozitiv të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë. Gjatë periudhës njëmujore të kësaj disipline shembullore ndjenjat e të pasurit zgjohen për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes së gjithanshme të anëtarëve të shoqërisë, që ndonëse nuk janë të një niveli force, pozite e kamje.

Kur besimtari nis agjërimin e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë komunitetit të besimtarëve dhe realizimit të këtij obligimi në të njëjtën mënyrë dhe për motive e qëllime të njëjta. Kjo mënyrë unike agjërimi kultivon unitetin dhe barazinë në mbarë botën islame.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • po nuk eshte marksizem leninizmi, qe respektuan me kushtetute shqipetaret per 50 vjet islami o, kriminel te ketij vendi . eshte nje fe’ primitive paganesh arab, mare nga krishterimi, pa thelbin e thenjes themelore te jezu krishtit; “duaje te afermin tend si veten” . e keni bere si parim kushtetues, propogandimin e tij . por ne fakt ,perben veper PENALE mbeshtetja nga shteti e medja, per efekt te klerit musulman .

    • Qenke nje idot fanatik. Te gjitha fete jane nje lloj. Perralla per te varferit per nje moral me te mire. Si islami edhe krishterimi, pa dallim! Por idiote fanatike si puna e juaj bejne gjemat. Ti nuk je me i ndryshem nga ata te isis. Je nje terrorist ne mendim qe ngjall ndarje dhe urrejtje midis njerezve dhe popujve. Jane njerez idiot dhe trushpelare si puna e jote qe bota sot nuk eshte ne paqe por ne lufte. Ka me shume se 2000 vjet qe bota vuan luftrat fetare per te percaktuar se sa zoter kemi dhe se kush ka zotin me te mire. Idiote si puna e jote thone qe zoti i juajn eshte me i mire se zoti i atyre te tjereve. Pra paska nje mije zoter dhe jo NJE! Shko laj trurin me klor ore ti sepse e shikojn qe Anastulla ta ka mbushur me shurre lope. Hape mendjen dhe zemren dhe leri njerezit te falen. A mendon se kryqezatat e te krishtereve dhe numri i jerezve te vrare ja vleu sakrificen per te percaktuar se kush e ka zotin me te mire? Pyke fanatike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *