Në këtë qendër votimi nuk u dha asnjë votë për PD-në

Gazeta Dita

Në një qendër votimi në Tepelenë, Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë votë.

Zona njihet si mbështetëse e së majtës, por kësaj here duket se ka votuar bindshëm për Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit 4377 në fshatin Veliqot, i cili ka dhënë 81 vota për Partinë Socialiste dhe 57 për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Banorët e fshatin kanë dhënë edhe 11 vota për Partinë Republikane, pjesë e koalicionit të djathtë. Dy vota kanë shkuar për Partinë Libra.

Nga 222 votues, kanë votuar sipas KQZ, 151 prej tyre dhe asnjë votë nuk është konsideruar e pavlefshme.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *