Në këtë shtet studentët paguhen që të studiojnë

Dita

Nxënësit në Danimarkë kanë patur vazhdimisht interes në rënie përsa i përket arsimimit.

Të rinjtë u adresoheshin kryesisht shkollave dhe kurseve profesionale, duke shmangur kështu koston e lartë dhe vitet e gjata të studimeve.

Por, duket se gjithçka ka ndryshuar. Për të ndjekur studimet e larta në Danimarkë tanimë nuk taksohesh, por shpërblehesh.

Qeveria daneze paguan me 1 mijë dollarë në muaj çdo student që jeton e studion larg vendlindjes së tij.

Megjithatë, kjo ka shkaktuar jo pak debat në vend. Pyetja që diskutohet është: a duhet ta paguajë vet studenti  arsimimin e tij të lartë?

Kjo nismë e qeverisë ka gjetur mbështetje të shumtë, sikurse ka fituar edhe kundërshtarë.

Danimarka, Norvegjia, Skocia dhe Finlanda janë të vetmet vende në Europë ku nuk ka tarifë shkollimi për studentët.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • As ne Suedi nuk ka taksa per stundentet suedeze. Pervec kesaj cdo student ka te drejte te marre 300 euro falas dhe 400 euro kredi cdo muaj per te perballuar jetesen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *