Në këto vende të botës, standardet e bukurisë ndryshojnë

Dita

Konceptet rreth bukurisë janë relative, dhe po aq të ndryshme janë edhe standardet që lidhen me të. Nëse në disa vende të botës disa gjëra konsiderohen të bukura, në vende të tjera konsiderohen si të çmendura .

Ndaj po ju njohim me standardet më të çuditshme të bukurisë në botë:

Këmbët (Kinë)

Në Kinë për vite me rradhë këmba e vogël ka qenë përcaktuese e bukurisë së një femre. Vajzat kineze që në moshë të vogël mbanin këpucë të cilat u shtrembëronin kockën e këmbës.

Qafa (Tailandë)

Mbase ju ka rastisur që së paku në televizor të shihni vajza dhe gra Tajlandeze të cilat mbajnë në qafën e tyre unaza. Arsyeja qëndron pas një miti që lidhet me bukurinë. Sipas tij, femrat me qafë të gjatë në kulturën e vjetër tajlandeze konsideroheshin si shumë të bukura. Për këtë arsye që në moshë të vogël familjarët u vendosnin vajzave në qafë unaza të cilat realizonin zgjatjen e saj.

Dhëmbët (Japoni)

Nëse në vendin tonë një dhëmb i shtrembër konsiderohet problem estetik, për të cilin duhet shkuar tek dentisti, në Japoni një dhëmb i shtrembër karakterizonte bukurinë femërore. Shpeshherë për shkak të këtij standardi të çuditshëm bukurie, vajzat japoneze përpiqeshin që të shtrembëronin vetë dhëmbët e tyre.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *