Në Kishën ku Gonxhe Bojaxhi u fal murgeshë

Dita

Kisha e fshatit Letnice të Kosovës është vendi ku Gonxhe Bojaxhiu, 17 vjeçe, dha betimin se do të nisej në rrugën e Zotit. Kufiri me Maqedoninë kishte afër në zonën e Vitisë, ku jetojnë shumë besimtar katolik.

Meshë dhe lumturi në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës. Fshatarët janë të lumtur që emri i kësaj humanisteje lidhet me vendin e tyre.

Me shume se kaq e ndjejnë nevojën për lutje. Disa mbajnë mend edhe vizitat e saj në këto anë.

“Ajo ka qenë një grua që ka ndihmuar të gjithë dhe ne kroatët jemi shumë të lumtur dhe lutemi për të. Ajo nuk shihte fenë dhe kombet, por ndihmonte çdo njeri në rrugë”, shprehet Olga Rodic, kroate nga Kosova.

Ky fshat ku ndodhet kisha nuk ka vetëm besimtarë katolik. Aty jetojnë muslimanët, një pakicë kroate nga Kosova.

Për shqiptarët është festë e dyfishtë.

“Ne jemi popull me tre fe: Katolik, mysliman, ortodoks. Por gjithmonë kemi qenë një komb që ka pasur dhe ka respekt, i cili pikëzohet sot me Nënë Terezën. Nënë Tereza nuk është imja, ajo është jotja. Nënë Tereza nuk është lutur për katolik, ajo u lut për Kosovë, për Shqipërinë. Nënë Tereza e ka dashur botën mbarë. Ajo ka treguar se ia ka dhënë familja atë dashuri. Ajo i ka treguar botës se kush janë dhe çfarë janë shqiptarët”, shprehet Don Marijan Lorenci, Famulltar në Letnicë. / TCh

Share This Article
3 Comments
  • Per hir te se vertetes e te zotit kjo qe ndodhi me gonxhe bojaxhiun na nderon qe te gjithve,por e verteta duhet te ngel realitet e jo manipulim?
    Nikolla bojaxhi ish qytetar serb i prizerenit esht baba i gonxhes dhe nikolla ka qen nje besimtar i kishes ortodokse pavarsisht se nga gonxhe katolicizmi e ktheu ne tereze mbas konvertimit ne fen katolike,megjithate besimi esht i lire e jo imponim dhe kushdo mundet te besoj ate qe ai pelqen!
    I vllai llazar sherbeu si oficer ne ushtrin fashiste te benito musolinit dhe komunizmi e denoj si bashkepuntor kunder nacionit te vet,natyrisht dihet se llazari u pagua per punen e tij ne sherbim te fashizmit!
    Ky esht realiteti i shen terezes pavarsisht se ajo shum pak i kushtoj shqiprise si misjonare e kishes katolike e vatikanit arsyet dihen islamo komunizmi shqiptar!

  • Nuk thuhet,u fal!
    “Në Kishën ku Gonxhe Bojaxhi u fal murgeshë”.
    Po thuhet:
    Në Kishën ku Gonxhe Bojaxhi u shugurue murgeshë.
    Cfare asht kjo e falun.Cojeni ne xhami te falurat.
    Katoliket i luten Zotit dhe shenjtenve.Nuk jane te barabart qe ti cojne te falun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *