“Në kohën e Berishës studentët që qëlluan me vezë do ishin pushkatuar”

Saimir Lleshi
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Erion Brace, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisoini, ku eshte miratuar ne teresi projektligji “Per nje shtese ne ligjin nr.74/2015 "Per miratimin e marreveshjeve mes Ministrise se Financave dhe shoqerive "S2 Albania", dhe ‘Rapiscan Systems’”./r/n/r/nLwmaker Erion Brace, speaks during a Parliamentary economy and finance committe.

Deputeti socialist, Erion Braçe thotë se nëse studentët e ndaluar dje nga policia do të kishin qëlluar me vezë Sali Berishën do të ishin pushkatuar. Braçe në një reagim në rrjet, Braçe shprehet se studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Rama nuk janë nxitur nga opozita, pasi sipas tij, ata duhet të ishin me kallash ose antitank.

“PD ata që nxit i ka me revole, kallash, antitank, tritol; është e provuar dhe e dëshmuar kjo për vite me radhë. Por ka edhe më shumë; Në një kohë tjetër, jo shumë larg-vetëm 4 vite më parë, Berisha kryeministër dhe Basha ministër i vranë protestuesit, jo si këta por nga ata me asgjë në dorë e duar në xhepa. Dhe të dy janë sot në politikë, udhëheqës madje, kërkojnë edhe drejtimin e vendit përsëri e përsëri”, shkruan Braçe.

Sipas tij, ky është dallim i madh dhe se gjithkush ka duartrokitur guximin e tyre.

“Është kohë tjetër, liria që deri dje pritej me pushkë sot të bën guximtar, trim apo trime. Është edhe çështje sjelljeje me pushtetin, autoritetin e shtetit, lirinë e individit edhe kur ky nuk proteston, shkon me tej duke agresuar; kohet ndryshojnë dhe kohët kanë ndryshuar!! Veç Berisha e Basha janë mu aty, të pandëshkuar!!”, shkruan më tej deputeti socialist. /Dita/

 

Share This Article
2 Comments
  • Qe dmth? Nuk duhet protestu mo??? Po pse nuk i referoheni premtimeve tuaja ju qe dolen te gjitha genjeshtra me bisht. Po boll ore duke u krahasu me kancerin. E dime qe jeni me te mire, tuberkuloz. Belaja madhe me ju sa mashtrusa dolet. Çoç na u hoqet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *