Në kohën e krizës së Covid-19, gjermanët i besojnë Merkelit

redaktor

Nga Jens Thurau*

Kur gjendja bëhet serioze, populli mblidhet rreth qeverisë së tij. Gati gjithmonë është kështu, si në demokraci ashtu edhe tek qeveritë autoritare. Parë nga kjo nuk është ndonjë mrekulli, që qeveria gjermane në sondazhin e ARD-së për trendet në Gjermani ka fituar mjaft pikë. Por përmasat e kësaj mbështetjeje janë të habitshme.
Vetëm pak javë më parë, kur pakkush e dinte, se ç’ishte ky virus Corona, gjendja në Gjermani mund të përshkruhej kështu: Qeveria e CDU/CSU-së me SPD-në dukej se kishte arritur limitin e fuqive të saj, pakënaqësia e njerëzve ishte e pamohueshme, në zgjedhjet në Hamburg, CDU-ja pësoi humbje të ndjeshme. Qendra liberal-konservatore sinjalizonte gjithnjë e më shumë mbështetje për Të Gjelbrit, krahu i djathtë për populistët e AfD-së. Po tani?

Gjermania funksionon mirë në krizë
Demoskopët masin në këto javë një mbështetje kaq të madhe në popullsi për qeverinë si për asnjë koalicion tjetër që prej 23 vitesh. Angela Merkel, që në fillim të vitit, gati nuk dukej gjëkundi publikisht, shënon tani mbështetjen më të lartë mes gjermanëve në këtë legjislaturë.
Si e thamë: Në krizë njerëzit, sidomos gjermanët, nuk i ndryshojnë drejtuesit. Por në rastin e qeverisë gjermane në fillim të prillit 2020 shtohen edhe dy faktorë të tjerë: Imazhi i përmbajtur i vetë qeveritarëve dhe një efekt habie, narrativa e së cilës mund të rrëfehet kështu: Ky vend, ku shumë njerëz tundin kokën me mosbesim, që nuk po ia del të ndërtojë një aeroport në Berlin, ku shkollat janë në një gjendje të papranueshme, ku rrugët kanë nevojë për rikonstruktim – ky vend funksionon në krizë shumë mirë, sidomos po ta krahasosh në shkallë ndërkombëtare. E kjo i shkon në favor qeverisë.
Ne përjetojmë një kancelare, e cila dëgjon ekspertët e Institutit Robert Koch dhe respekton rekomandimet e tyre. Një kancelare, për të cilën prej vitesh thuhej, se fjalimet publike nuk janë specialiteti i saj, pikërisht ajo u flet qytetarëve në një fjalim televiziv me fakte, ndjeshmëri, e afërsi. Sigurisht që herë pas here ka grindje me kryeministrat e landeve për detaje, por papritur edhe federalizmi i shumëkritikuar po shihet si bekim, sepse reagohet sipas rajoneve në mënyrë specifike ndaj pandemisë.
Vendi e kupton, se ka shumë kryetarë këshillash bashkiakë, punonjës të zyrave të shëndetësisë apo kryetarë bashkie që janë të përgjegjshëm. E ndoshta turpërohen, se vetëm para disa javësh këta kërcënoheshin fizikisht nga të çmendur e të irrituar që njohin vetëm britmën si gjuhë.

Ekspertë shembullorë
Po kaq e rëndësishme: Gjermaninë e qetëson një grup ekspertësh shembullorë, si virologët e Institutit Robert Koch, që nuk thonë, se i dinë të gjitha mbi këtë virus. Që dukshëm përpiqen për të ruajtur qetësinë dhe vështrimin e përgjithshëm. Që flasin një gjuhë të qartë.
Mjafton një vështrim nga Britania e Madhe apo SHBA për të kuptuar, se kjo nuk është e vetëkuptueshme. Mund të thuhet, se është vlerësim për vendin dhe gjendjen e përgjithshme, që në sondazhe shumë vetë janë të shqetësuar për ekonominë në Gjermani, por personalisht vetëm një e treta kanë frikë për të ardhmen e tyre. Kush jeton në një vend, që pas 14 vitesh stagnacion ende i jep këtë siguri, ai nuk i ka punët keq.

Në fillim të epidemisë
Sigurisht: Ka shumë gjëra që duhen përmirësuar në sistemin shëndetësor. Tani po duken efektet negative të kursimeve, që spitalet i kanë kthyer më shumë në sipërmarrje ekonomike. Dhe Gjermania, këtë e thonë aktorë të ndryshëm, ndodhet në fillim të një epidemisë. Por shanset janë të mira, që përgjegjësit në politikë dhe popullsia ta përballojnë një rritje të mundshme dramatike të infeksioneve. Se si do të jetë Gjermania pasi të marrë fund kjo ëndërr e keqe, këtë nuk mund ta thotë kush me saktësi. Por për momentin, njerëzit i mbështesin masat drakoniane të kufizimit, sepse iu shpjegua qartë, se pse janë të nevojshme.
Në Brazil qytetarët ngrenë alarmin përditë duke përplasur tiganët kundër presidentit të tyre të papërgjegjshëm. Në Gjermani njerëzit nderojnë me duartrokitje mjekët, infermierët, policët, punonjësit e supermarketeve. Të shpresojmë që vendi ta marrë këtë si shkas për t’u dhuruar më shumë respekt këtyre profesioneve. Dhe për t’i paguar më mirë. /DW

***

*Jens Thurau është gazetar dhe opinionist që shkruan për MSN, DW, Die Zeit, The Wire (India)

 

Share This Article
8 Comments
  • Cdo vend perjeton te njejtin fenomen, ne kohe krizash mileti mblidhet dhe justifikon veprimet e qeverise dhe shtetit. Tek gjermanet kjo eshte me e theksuar se tek cdo popull tjeer; duket pervoja nga koha e Napoleonit te I ua perforcoi kete ndjenje, e cila iu be natyre e dyte ne dekadat ne vazhdim, aq sa Bismarku me pak lufte me danezet e arriti kete mbeshtetje per kurorzimin e shtetit gjerman. Luftrat dhe konfliktet e shek. XX e ushqyen me tej kete ndjenje, e cila jo vetem shfaqet ekstremisht tek ‘ta, por edhe i tregon boll qesharak ne syte e popujve te tjere.

  • Ne kohe krizash gjermanet besuan dhe u mblodhen edhe rreth qeverise se tyre Hitleriane te Nazisteve, por me vone kuptuan se ishin mashtruar dhe manipuluar. Nuk ka asnje ndryshim edhe sot. Qeverite kukulla neper bote, po punojne per Kabalet Iluminati, qeverine globale ne hije, per interesat dhe planet skllaveruese qe kjo elite Bankieresh dhe ultra psikopatesh ka planifikuar per njerezimin. Ka tre lloj tipash ne kete bote. Ultra psikopatet qe manipulojne njerezimin, psikopatet qe jane veglat e tyre, sepse i ngjiten parase dhe pushtetit si miza by…es se kalit dhe shumica e njerezve qe manipulohen por qe hyjne ne kategorine e idoteve te dobishem apo sklleverve te programuar me mashtrim e genjeshter. Problemi eshte se si do te zgjohet shumica qe te kuptoje lojen, sepse pa bashkepunimin e shumices ne mashtrimin e tyre, pakica ultra psikopate e ka te pamundur mashtrimin dhe sundimin ndaj njerezimit.

  • Genti @…
    Nuk ke te drejte te akuzosh e te diskutosh ilumitatat e dreqi me te birin ne Gjermani ..
    Duhet si une ,ti dhe te tjeret , Gjermanet qe ti kemi zili dhe te marim shembull .. Gjermania nxjer politikane transparente ,me ideale , me principe te celikta ,jane te drejteperdrejte ,jane transparente per cdo gje dhe ne cdo fushe ,nuk hipin ne pushtet per te vjedhur ,por hipin ne pushtet per te lene gjurme pozitive ,dhe kjo eshte gjeja ,vlera dhe kenaqesia me e madhe ne jete ,per cdo njeri me principe dhe me ideale .Nuk jam filozof ,por kam nje bindje te plote ,qe udheheqesit ,kryeministrat influencojne negativ ose poziteve ne rimekembjen e karakterit te popullsise se tyre ,kudo qofshin per te mire ose per te keq . .Merkeli i nderuar Genti, banon ne nje apartament , e nuk ka vila si ne Gjirin e Lalzit ,Malin e Robit apo ne Jale ,ku dobicat e LSI mblidhen ,bejne orgji dhe pregatisin rremujra per te shpetuar kapedanin dhe kapedanen e tyre nga vjedhjet galopante te tyre ????
    prandaj ,mos qofsha i gabuar ne kete rast kam te drejte .

    • Politikane transparente? Kjo eshte pak e tepruar! Politikane me ideale? Jo; njerez me ideale -po, por jo politikane me ideale! Me principe te celikta? Jo, e shumta me principe dru fiku, qe eshte i bute. Eshte e vertete se nuk hipin ne pushtet per te vjedhur per vete, por per te vjedhur vendet e tjera per Gjermanine. Po i lavderove, te ngrene lart, po i kritikove, te shkelin me kembe, jo hapur, por tinezisht.

    • Shume dakort. Edhe sikur udheheqes te tille te gabojne, u falet sepse kane vepruar me besim per te miren e pergjithshme. Merkel e duam dhe respektojme edhe ne shqiptaret per vlerat e saj.

    • @ Adih. C’do njeri ka te drejte te thote ate qe mendon, ashtu si edhe ti, pavaresisht se programimi individual nuk perputhet me programimin e shumices. Po te jetoje ne vitet e para luftes ne Gjermani, Hitleri ishte politikani me transparent ne perceptimin e shumices dhe ata qe shikuan pertej propagandes, u persekutuan dhe u mbyllen kampeve te perqendrimit. Kjo i kushtoi Gjermanise miliona te vdekur dhe nje gjenerate te tere te zhdukur, duke vertetuar ata qe pane pertej transparences false te politikanit Hitler. E njejta gje ndodhi edhe ne Bashkimin Sovjetik, Shqiperi apo ne shume vende te tjera qe tani jane pjese e historise. Te jesh i bindur se asgje nuk ka ndryshuar, sepse ata qe manaxhojne kete bote, jane po te njejtit 200 vitet e fundit te historise njerezore. Historia do te perseritet, ndoshta ne nje menyre tjeter, por rezultati do te jete i njejte. Miliona ne mos Miliarda perseri do te vdesin, dhe kjo fale politikaneve ” transparente ” , te cilet jane thjesht vegla ne duart e nje kaste satanike mbi qeverite e kufijte.

  • ish gjermani @…
    Paska kerkuar azil ne gjermani dhe te paskan perzene .Nuk ta kane fain gjermanet ,gjeje fain tek vetja jote dhe ata qe te kane drejtuar deri me sot .Me vjen gjynah sinqerisht per ty ,ste paska ecur mbare . paske ngrene goditje ne tru ,e shikoj si komenton ,je i acaruar .Prit kur te hyje shqiperia ne BE , kur te qethen vicat dhe pastaj sdo kesh probleme per letrat e punes ne gjermani .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *