Superliga, ndeshja në Korçë, koka kundër bishtit

redaktor

Skënderbeu kundër Tiranës do të jetë ndeshja midis dy skuadrave që mbajnë skajet e renditjes. Korçarët janë të parët, të shkëputur me katër pikë nga ndjekësit, ndërsa bardheblutë mbajnë vendin e fundit, ende tepër larg zonës së ftohtë. Te Tirana është rritur besimi pas barazimit me Vllazninë, pika e parë pas pesë humbjeve radhazi. Edhe korçarët vijnë pas një barazimi, atij kundër Kukësit, në një takim që u duk i fituar pas golit të shënuar në minutat e fundit. Një ndeshje tepër e fortë pritet edhe ajo në Durrës, midis Teutës dhe Kukësit. E para është në krizë dhe ende nuk e njeh fitoren nën drejtimin e Sorrentinos, ndërsa e dyta është skuadra me rezultatet më të mira në javët e fundit, por i janë hequr tri pikë, duke zbritur në renditje. Në këto kushte, secila prej skuadrave do të përpiqet të marrë maksimumin sot, pas gabimet nuk mund të tolerohen më. Ndeshja e parë e ditës do të jetë ajo midis Bylisit e Ballshit, e cila do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve.

 

KATEGORIA SUPERIORE

Java e 15-të

Sot

Bylis-Laçi           13:30

Skënderbeu-Tirana     14:00

Teuta-Kukësi          17:00

Nesër

Vllaznia-Lushnja    13:00

Kastrioti-Flamurtari  13:00

Partizani-Besa        13:30

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *