Edhe pas largimit nga qeveria, Xhaferr Deva u vu kryekëput në shërbim të gjermanëve, duke luftuar ashpërsisht kundër forcave partizane shqiptare e jugosllave. Hito Çako, një nga drejtuesit e formacioneve partizane në luftë për çlirimin e Kosovës ka shkruar në ditarin e tij të luftës se: “…gjermanët dhe reaksioni me Xhaferr Devën në krye, kishin përqendruar forca të mëdha që të bënin të pamundur mësymjen e Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare për çlirimin e Kosovës”
Në mërgim, aktiv
Në gjysmën e nëntorit 1944, grupi i kosovarëve, Rexhep Mitrovica, Xhaferr Deva, Tahir Zajmi, Xhelal Mitrovica, Rexhep Krasniqi, mori rrugën e mërgimit. Udhëtuan me automobil personal të Xhaferr Devës e pastaj me aeroplan deri në Zagreb. Atje janë mirëpritur nga kryetari i shtetit kroat, Ante Paveliqi dhe ministri i Jashtëm kroat që ishte boshnjak. Në fillim të dhjetorit, pas përpjekjeve e peripecive të mëdha, kanë kaluar alpet sllovene-austriake dhe janë vendosur në Vjenë, ku gjendeshin edhe grupe të tjera nacionaliste me Gjon Marka Gjonin, Nuredin bej Vlorën, Shefqet Vërlacin, Mehdi Frashërin me familje, etj. Shtëpitë ku banonin Mehdi Frashëri, Rexhep Mitrovica e Xhaferr Deva, u bënë qendra në shërbim të të gjithë emigrantëve shqiptarë. Gjatë periudhës 1945-1947, Xhaferr Deva qëndroi në Austrinë Perëndimore. Në verë të këtij viti, ai bashkë me Xhelal Mitrovicën, Tahir Zajmin dhe Ali Dragën shkuan në Itali. U vendosën në Gjenovë të Italisë dhe pas dy muajsh, me ndihmën e një deputeti turk me origjinë shqiptare nga Prizreni, mik personal i Xhaferr Devës, siguruan lejen për të shkuar në Turqi. Në Romë më 6 nëntor 1946 qe themeluar partia e re shqiptare, Blloku Kombëtar Indipendent, për një Shqipëri Etnike, të çliruar nga zgjedha e dhuna komuniste. Në fund të vitit 1947, Xhaferr Deva, me shokët e tij (Rexhep Krasniqi, Tahir Zajmi dhe Xhelal Mitrovica) emigruan në Siri. Ata vazhdimisht mbanin lidhje me Rexhep Mitrovicën, i cili, në Ankara, Stamboll e qytete të tjera, ishte i rrethuar nga nderi dhe respekti i shumë atdhetarëve atje. Më 12 gusht 1948 ka nënshkruar Protokollin e Aleksandrisë, në Hotelin Nikolas St. Stefano të qytetit. Nënshkrues të tij kanë qenë edhe përfaqësuesit politikë të BKI, Ernest Koliqi, Ago Agaj, Nexhmedin Qoraliu; nga organizata kombëtare e Lëvizjes së Legalitetit (OKLL), Abaz Kupi dhe Hiqmet Delvina; nga Partia Balli Kombëtar (BK), Koço Muka dhe nga grupi i Kosovës nënshkruesit ishin, Bajazit Boletini me Devën. Më 3 dhjetor 1948, në Stamboll, ata formuan Komitetin Shqiptar, që do të kishte orientim perëndimor dhe mbështetjen e SHBA-së, Anglisë e Francës. Xhaferr Deva në këtë rast përfaqësonte grupin kosovar në mërgim, të cilët e lëshuan Prizrenin në mes të nëntorit 1944.
Marrëdhëniet e Devës dhe Zogut në emigrim
Adjutanti i Ahmet Zogut, kujton, kur ishin në emigrim, se më datën 30 gusht 1947, Xhaferr Deva, është paraqitur te Mbreti me rekomandim të disa intelektualëve kosovarë dhe ka deklaruar se: “…me gjithë zemër e besnikëri vihemi në dispozicion të Madhnis Tij Mbretit Zog”. Në një letër parashtruar Ahmet Zogut, Xhaferr Deva ka shkruar: “…unë dhe Dr. Xhelal Mitrovica shpresojmë të kemi fatin e lumtur me i parashtrue personalisht Madhnis Tij Mbretit homazhet bashkë me besnikërinë tonë e mbarë Kosovës. Ju lutem pranoni mirënjohjet tona të thella. Xhafer Deva”.
Një tjetër “Lidhje Prizreni” në Amerikë
Një udhëtim tjetër të gjatë, Deva fillon në vitin 1956 në drejtim të SHBA. Asokohe aty kishin mbërritur shumë emigrantë politikë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet etnike shqiptare. Si gjithnjë, ai vazhdoi të mbetej protagonist në diasporë për përmbysjen e pushtetit në Shqipëri. Më 1960 shkoi në Kaliforni. Si një nëpunës zyre punoi deri sa doli në pension në vitin 1972 në Universitetin e Stanfordit në qytetin Palo Alto të Kalifornisë. Në këtë kohë Xhaferr Deva shkon në Nju Jork herë mbas here dhe riorganizon Lidhjen e Prizrenit në mërgim, duke krijuar përfaqësimet, zyrën e shtypit dhe atë të kontabilitetit, lidhje që kishte si qëllim organizimin e lëvizjes antikomuniste jashtë.


Po keta qe jane varur,mos kane qene gje komuniste?
Po kjo gruaja me te zeza,mos ishte gje PARTIZANE??
Keto jane KRIMET monstruoze te Xhaferr Deves ketij krimineli te ndyre qe ishte edhe daja e Ibrahim Rugoves spiun te UDB-se!
“…partizanet komuniste në luftë për çlirimin e Kosovës ….”?!??!?!?!?!?!?
Ne kete fotografi ne bere ne Mitrovice jane ushtare gjermane dhe ushtare serbe te qeverise se Nediçit dhe trupat e te varurve jane fshatare shqiptare.
Shikoni si qeshin KRIMINELET E Xhaferr Deves kur shohin te VARURIT ne litar!
Ja keta donin te binin LUMTURINE kombit shqiptar!
Keta bene edhe MASAKREN E 4 SHKURTIT 1944 ne Tirane kur pushkatuan pa DROJE 84 qytetare te pa fajshem te Tiranes!
Ndersa tani kelyshet e zgjebosur te ketyre krimineleve tallin prap menderen duke thene:
Nuk ishin 84,na jepni emrat etj sikur nuk i kishin vete keta kriminele emrat e atyre deshmoreve kur u vajten naten e i nxorren nga shtepite e tyre!
Ky ishte daja i Ibrahim Rugoves TRADHETARIT te Kosoves njelloj si spiuni kriminel Sali Berisha!
VDEKJE FASHIZMIT rugovian,berishian,deva etj!
Ne SHBA paska jetuar. Perse nuk pyet ne ambasade se si e komentoine qendrimin e Xhafer Deves atje kur paska qene bashkepunetor i gjermaneve ? ?tung