Karrigia e kryeministrit në Kosovë vazhdon të jetë bosh dhe ka të ngjarë të mbetet e tillë deri në vjeshtë pasi tani për tani asnjë nga partitë politike në Prishtinë nuk dëshiron të marrë përsipër udhëheqjen e qeverisë. Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e ndërlikuar: taksa ndaj mallrave serbe dhe kush do të jetë ai që do ta heqë.
Edhe pse askush nuk mund të flasë me siguri për vendimet e qeverisë së re gjatë katër viteve të ardhshme, një vendim i rëndësishëm është lënë pezull në tavolinën e kryeminstrit të ri nga Haradinaj dhe ka të ngjarë të përcaktojë fatin e kreut të ardhshëm të qeverisë.
Heqja e taksës prej 100 % ndaj importeve serbe ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë kërkesa kryesore e komunitetit ndërkombëtar ndaj Kosovës. Ajo është kërkuar me ngulm nga të gjithë zyrtarët amerikamë dhe europianë që kanë vizituar Prishtinën përgjatë muajve të fundit dhe duket se po mban peng jo vetëm dialogun Prishtinë-Beograd, por edhe liberalizmin e vizave.
Pas dorëheqjes së Haradinaj të gjitha partitë politikë në Kosovë u shprehën të gatshme për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve të parakohshme, por me anë të një manovre të papritur politike, ato e shtynë shpërndarjen e parlamentit për në 22 gusht, duke shtyre kështu edhe votimet për në vjeshtë. Por çfarë fshihet prapa këtij vendimi dhe cila do të jetë sipas parashikimeve partia ose koalicioni që do të udhëheqë qeverinë e ardhshme të Kosovës?
Sipas gazetarit të njohur Fitim Salihu, shkaqet për shtyrjen e shpërndarjes së Kuvendit janë sa banale aq edhe të mirë menduara. Analisti thotë për “Gazetën Si” se tani për tani asnjë nga subjektet politike në Kosovë, përveç AAK-së së Haradinajt nuk është gati për të shkuar në zgjedhje, për të mos përmendur pastaj faktin se shumica e politikanëve në Prishtinë po planifikojnë të shkojnë me pushime.
“Është një dispozitë ligjore mbi privilegjet e deputetit që përcakton, se deputetët e Kuvendit të Kosovës i gëzojnë benefitet vetëm pasi ta kenë konsumuar gjysmën e mandatit të tyre dhe ky dyvjeçar arrihet jo më herët se më 8 gusht. Kjo është arsyeja e parë, sado që mund të tingëllojë banale dhe klasa jonë politike pa dyshim që është përcaktuese për mënyrën sesi zhvillohet politika”, thotë Salihu.
“Arsyeja e dytë është se të gjitha partitë politike, përpos AAK-së e cila është rritur në sondazhe këto ditë për shkak të dorëheqjes së Haradinajt, e cila perceptohet si heroike, kanë interes që zgjedhjet të shtyhen rreth vjeshtës. Partitë politike janë zënë të papërgatitura nga ideja e zgjedhjeve në kohën kur politikanët po planifikonin pushimet dhe kanë nevojë për më shumë kohë që ta mobilizojnë elektoratin e tyre.
“E treta, nëse zgjedhjet do shpalleshin më herët, fushata do të duhej të zhvillohej gjatë gushtit, muaji i verës, pushimit e dëfrimit dhe partitë druanin se kjo do ta irritonte qytetarin që mu në mes pushimesh të lodhej me premtime elektorale”, thekson gazetari.
Megjithatë, sipas Salihut, pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj ndërkombëtarët, sidomos amerikanët kanë kërkuar që koalicioni qeverisës të zgjidhte një kryeministër tjetër për të përfunduar mandatin e Haradinajt, në mënyrë që marrëveshja me Serbinë mos të hasë në vonesa të tjera.
“Amerikanët po bëjnë presion për një mandatar të ri për kryeministër sepse duan që të përfundojë sa më parë procesi negociator me Serbinë. Megjithëkëtë, duke parë disponimin e partive politike, ky objektiv vështirë se do të realizohet”, thotë analisti.
Por çfarë do të ndodhë pas kësaj dorëheqjeje dhe kur pritet të bëhet Kosova me një qeveri të re?
Salihu thotë se pas shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht, Presidenti Hashim Thaçi duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme, e cila duhet të jetë jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së Kuvendit.
“Si rrjedhojë, i bie që zgjedhjet të mbahen diku në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit dhe fushata 10-ditore për zgjedhje të parakohshme të mbahet në gjysmën e dytë të muajit shtator”, thekson ai.
Edhe pse kanë shtyrë shpërndarjen e Kuvendin, partitë politike në Prishtinë duket se po nisin bisedimet edhe për të formuar koalicionet parazgjedhore.
Kush po kandidon për kryeministër?
Partia Demokratike e Kosovës ishte e para që ka njoftuar se kryetari i partisë Kadri Veseli do të jetë kandidati i saj për kryeministër, ndërsa përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se Ramush Haradinaj do të kandidojë sërish për kryeministër.
“Duke parë angazhimin e kryeministrit Haradinaj dhe vendimet e vështira që ka marrë, është e pakontestueshëm që të kandidojmë me një personalitet të tillë”, thotë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, i cili është i bindur se partia e tij do të fitojë bindshëm zgjedhjet e ardhshme.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Lëvizja Vetëvendosje, zyrtarë të së cilës kanë thënë se lideri i kësaj partie Albin Kurti do të jetë sërish i zgjedhur i tyre për të udhëhequr vendin. Në këto kushte, dy partitë kryesore të bllokut opozitar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë sinjalizuar se janë të gatshme për një partneritet për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Albin Kurti duket se ka ftuar hapur LDK-në për koalicion parazgjedhor, duke deklaruar se duke krijuar në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe PSD-në, sipas tij do të rezultonin fitues me mbi 70 mandate në Kuvendin e Kosovës që ka gjithsej 120 vende.
Kurti tha se pas koalicionit parazgjedhor, do t’i duheshin mbase edhe ndonjë partner i vogël për të pasur 2/3 në Kuvendin e Kosovës.
Cili është qëndrimi i partive për taksën
Pa filluar ende fushata zgjedhore disa parti politike që kanë kërkuar me ngulm pezullimin e taksës ndaj Serbisë si kusht për të vazhduar dialogu, duket se kanë ndryshuar papritur qëndrim.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket se i kanë dalë në krah kryeministrit Haradinaj duke deklaruar se Prishtina nuk duhet të tërhiqet nga taksa.
Përfaqësuesit e PDK-së kanë kërkuar vazhdimisht pezullimin e saj për një periudhë të caktuar kohore, për shkak të edhe të rritjes së presionit nga ana e Uashingtonit.
Disa muaj pasi ishte vendosur taksa zëvendëskryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, kishe kërkuar pezullimin e saj, duke thënë se ky vendim e kishte arritur qëllimin e saj.
Me shkurtime nga gazeta SI
l.h/ dita

Nuk po jep efekt politika perendimore ne kosove me politikane te korruptuar dhe si rrjedhoje te shantazhueshem
Te ishte ne shqiperi do e kishin hequr me kohe se bien era mut por ne kosove jo
Kur haradinaj tha qe une iki taksa jo thaci pra pdk thonin duhet hequr por edhe ldk thonte qe po armiqsohemi me aleatet
Tani qe ramushi iku kush eshte ajo parti qe do dale ne zgjedhje qe ka ne program heqjen e takses?
Thaci me shoke ishin pro heqjes le ta premtojne heqjen dhe te shohim sa vota marrin
Edhe gazetari qe shkruan se rrezikohen vizat ben po lojen e armiqve te kosoves se te gjithe jemi deshmitar qe vizat do hiqeshin pas marrveshjes me malin e zi per kufirin