Në kujtim të Charlie Hebdo!

Dita

Pas linçimit të gazetës Charlie Hebdo një gjë është e sigurt: nesër Evropa nuk do jetë me ajo që ishte dje.

Në një ditë si kjo, kur e fundmja dhe më e pumundura gjë që mund të kesh është shpresa, unë besoj se maskat mesjetare që masakruan Charlie Hebdo, duke dashur të vrasin frymëzimin, pasionin për të ndryshmen dhe shpirtin e lire e antikonformist, në të vërtetë na kanë dhënë shpresë. Shpresoj që ato e kanë zgjuar Evropën nga gjumi. Të paktën kështu besoj. Ose kështu do doja të besoja.

Si dikush që ka punuar në një gazetë, unë mund të imagjinoj çdo të thotë tëjesh duke shkruar dhe njënjeri me kallashnikov të të vijë tek koka dhe të të hedhë trutë në erë sepse beson që ajo që ti po shkruan rrezikon civilizimin dhe identitetin e tij.

Me siguri maskat kanë ndjerë një ethe triumfi duke kaluar nga një trup në tjetrin, nga një kokë e shpuar në tjetrën, ndërsa ata që po vriteshin, të hutuar dhe pastaj të poshtëruar nga pamundësia për t’u mbrojtur kanë ikur pa patur kohë të mendonin.

Por ne na takon të mendojmë edhe për ta.

Sot është dita e gabuar për të thënë të vërtetën e hidhur sepse zakoni e do që në funeral nuk thuhet e vërteta për të humburin dhe aq më pak për viktimën. Por nuk mund të mos them diçka për sa kohë që besoj se Evropa është deri diku përgjegjëse për vrasjen e Charlie Hebdo për shkak të apatisë, lodhjes, përgjumjes dhe humbjes së busullës në një botë e cila është bërë kaq e pasigurt dhe e rrezikshme edhe për këto arsye.

Për ne që jetojmë në cep të kontinentit duket tejet dramatizuese dhe e shtirur të qajmë më shumë se ç’duhet për fatet e Evropës, ndërkohë që kushdo do kishte të drejtë të më thoshte: ça thua, ne kemi hallet tona dhe ato s’janë pak. Por kujtdo që në mënyrë legjitime mund të ma bëjë këtë pyetje dua t’i them: a mund ta imagjinosh se çfarë hallesh do kemi sikur Evropa të masakrohet, të vritet dhe të zhduket, njëlloj si Charlie Hebdo?

Çfarë ndodh me një varkë në mes të detit kur sheh se bregu drejt të cilit ka 100 vjet që udhëton sapo shfaqet, zhduket dhe humb në fund të ujit? Ja kjo do të ndodhte me ne, nëse bregu ikën, zhbëhet dhe fundoset. Natyrisht ne s’mund të bëjmë më shumë ose ndoshta s’mund të bëjmë asgjë sepse në një funeral të mbushur me ulërima, ankimet e vogla nuk dëgjohen.

Megjithatë ne që jemi sot në varkë dhe prej aty shohim se si bregu lëviz, tronditet dhe nga tronditja mund të zhduket, kemi të drejtë të kemi frikë dhe të pyesim: Çfarë ka që nuk funksionon me civilizimin tonë? Po me demokracinë tone tregtare? Pse nuk e duan? Pse duan ta fundosin? Pse duan ta vrasin apo ta ndryshojnë deri aty ku mos të jetë më ajo që ishte? Kush janë ata që duan ta shfarosin?

Ajo që mendoj është edhe më e rëndë: Ata jemi ne.

Maskat islamike që vranë Charlie Hedbon me siguri janë fëmijë emigrantësh të lindur në Evropë, ashtu siç janë shumica e ithtarëve të ISIS në Siri, ashtu si xhihadisti Xhon që në pesë muaj ka prerë pesë koka gazetarësh duke i shpallur vrasjet e veta si kronika bujqësore me një anglishte të kulluar londineze. Kjo do të thotë se ata që e përbuzin dhe e rrezikojnë civilizimin që kemi, kanë lindur këtu. Ata janë ne. Ata janë evropiane që nuk e duan Evropën.

Edhe maskat e Charlie Hebdo janë francezë. Ata nuk kanë ardhur nga Siria, as nga Iraku as nga shkretëtira. Ata kanë lindur në Francë, kanë mësuar gjuhën në shkolla franceze kanë shijuar lirinë dhe të drejtën e punës njëlloj si francezët e tjerë.

Nga dolën ata pra?

Besoj se e di nga dolën. Nga depresioni, nga papunësia, nga korrupsioni, nga ngathtësia, nga mungesa e ideve, nga cektësia e liderëve, nga ngutja për nënshtrim financiar, nga arroganca injoruese e Evropës së veriut ndaj Evropës së jugut, nga nevoja që një pjesë e kontinentit ka për të dominur pjesën tjetër, nga eksperimentet e pafundme fiskale, nga polarizimi, nga pabarazia, nga kurrnacëria, nga austeriteti i stërzgjatur, i padobishëm dhe kërcënues që po e shndërron në treg atë që dikur ishte krijuar për të qenë një shtëpi.

Dallimet kulturore në Evropë sot janë kthyer në dallime pasurie. Unë jam i pasur, ti je i varfër. Prandaj duhet të bindesh. Suvaja e solidaritetit ka plasur duke lënë shumë të çara përmes të cilave hyjnë maskat e Charlie Hebdos. Kjo është e vërteta. Evropa po ushqen ata që nuk e duan duke u hequr bukën atyre që e duan. Dikur ajo krijonte kundërshtarët e vet dhe kjo ishte demokraci. Sot ajo po krijon armiqtë e vet dhe kjo është barbari. Me naivitet mund të thoshte kushdo. Me mediokritet do të ishte më e vërtetë të thuhej.

Nga ana tjetër do të ishte e gabuar, e cekët dhe justifikuese të thuash se islami është në një fazë revolucionare, anarshiste, marksiste dhe prandaj reagon dhunshëm duke vrarë Charlie Hebdon. Unë them se jo. Ose, nëse pajtohem pjesërisht, them se kjo është e vërtetë vetëm pjesërisht.

Islami që masakroi Charlie Hebdon mund të ketë gene arabe, por ai është rritur në Evropë. Ai është islam evropian. Aty ka mësuar të flasë, të lexojë, të punojë dhe të reagojë. Ai i ngjan kërpudhës. A do të kishte kërpudha nëse pemët nuk do të bënin hije?

Islami që vrau Charli Hebdo nuk është vetëm mall importi. Ai është hibrid sa ç’është edhe klon. Ai jeton në Evropë dhe ushqimi i tij i përditshëm është papunësia, mjerimi, pabarazia dhe mungesa e shpresës. Disa evropianë me rracë dhe identitet të ndryshëm reagojnë duke vrarë gazetarët, ndërsa disa të tjerë reagojnë si grekët duke vrarë partitë e tyre tradicionale. Siç po ndodh.

Në një kuptim të gjithë antievropianët evropianë  po reagojnë kundër të njëjtit shkak, me mjete të ndryshme, por me pasoja të ngjashme. Nëse një i papunë, një i mjerë dhe i pashpresë në Greqi do të ishte kishte gene të tjera kulturore edhe ai do të  ishte kthyer në maskë islamike si streha më e sigurt për të mbrojtur veten. Grekët kanë zgjedhur të zgjedhin një parti antievropiane dhe unë nëse do isha grek do të kisha bërë si shumica e tyre sepse nuk do gjeja rrugë tjetër për të kthyer në shtëpi atë që po kthehet në treg. Natyrisht nuk do kisha vrarë njeri, por do kisha votuar për të vrarë një sistem. Ndoshta paskëtaj, mendojnë grekët, vjen shpresa siç vjen një shpëtim nga një mbytje.

Ndoshta, them dhe unë, i prirur të besoj se kujtimi i dhimbshëm i Charlie Hebdos na jep shpresë sepse maskat që e vranë kanë një veti që fytyrat nuk e kanë: ato duhet t’i zhveshësh para se t’i njohësh. Dhe Evropa ndoshta do të zgjohet për t’i njohur. Shpresoj shumë.

Në kujtim të Charlie Hebdo dhe të gjitha kujtimeve të ngjashme që nuk dua t’i kem./ lapsi.al

Share This Article
31 Comments
  • O Beno ja ke fut pordhes. Edhe ne kristianet e Shqiperise jemi me te varferit, me te diskriminuarit ,me te perbuzurit e Europes ,por nuk kemi vrare shkaktaret e ketij mjerimi e jo me te vrasim gazetare. Islamizmi eshte djalli dhe si i tille duhet luftuar ne rrenjen e vet….tung

      • Bravo Blushi
        Europa – e europianëve !

        Francën duhet t’a drejtojë Marinë Le Pen (nën kujdestarinë e të jatit Jean Mari Le Pen) dhe Fronti Nacional , e jo kokëtulë si Françoise Hollande që bredh nëpër apartamente private pas kurvave. Ka lagje periferike të Parisit, ku policia franceze nuk futet dot…
        Europa budallaqe po paguan naivitetin e vet.
        Jo “natë shën Bartolomeu” ndaj arabëve, por thjesht: Të gjithë arabët PA PËRJASHTIM të kthehen me hir apo me pahir në vendet e origjinës !

  • va te faire foutre toi avec tes idées de merde! espèce de parano , donneur de leçons des mes deux!!! on doit faire quoi d’après toi abrutis? tuer les musulmans? il faut être solidaires et ne pas avoir peur et d’aimer la liberté!! Mieux mourir debout que vivre a genoux!! vive la liberté !! vive la démocratie !

  • Bravo Beni !
    Nje analize brilante e shkaqeve sociale, politike dhe e
    psikologjise se me te kamurit, me te pasurit me te mireqenit
    te akteve terroriste me ngjyrime fetare.
    Evropa duhet te shkundet nga gjumi dhe ti ktheje syte
    nga te vertetat te cilat, edhe pse jane te hidhura e te dhimbshme
    duhen pranuar e riparuar.
    Por duhet te nxjerrin mesime edhe politikanet tane te cilet,
    shpesh here e trajtojne popullin dhe hallexhinjte si kategori te
    dores se dyte.
    “Ruaju nga i zemeruari, i perbuzuri dhe i urituri”,
    thot nje sociolog i hershem grek-Theofani.

  • SHKRUAJ ROMANE,GJATE SEANCAVE TE PARLAMENTIT ZOTROTE,PSE HUMBET KOHEN ME KETO ” VOGELSIRA”. Ja,shiko Namik Doklen ti e mjaft te tjere,qe shkruajne drama e komedi,edhe pse elektorati i di te vdekur,ata ndihmojne borderone.

  • Po prandaj jemi ketu ne kristianet-futja pordhes bektashianet apo muslimanet ( gjithe shqiptaret jane njesoj) te shqiperise se jemi mesuar te ulim kurrizin dhe te na bejne kaken te gjithe ne koke.
    Keta qe vrane, sipas Blushit, te rritur ne europe por me rrenje jo europiane, dhe perseri kane dinjitet per te mos lejuar te diskriminohen-perseri sipas Blushit.

    Ne kristianet e shqiperise mbas 50+24 vjet lejojme te na shkelin me kembe politikane horra dhe cuba dhe ne si kristiane ulim koken.
    Nese -perseri sipas Blushit do te duhej te reagonim ne menyren tone, greket si greket dhe shqiptaret si shqiptaret do te duhej jo ti ekzekutonim por ti kapmnin prej prapanice dhe ti shpornim nga politika shqiptare rrugacet.

  • Me shume pjekuri politike Zoti Blushi. Cdokush mund te marri nje maske dhe te genjeje. Fakti qe eshte nje maske tregon se fshihet e verteta. Shpesh zgjidhen sebepe per te arritur qellime. Mos harrojme deklaraten e Papes se lufta e trete boterore ka filluar, duhen vetem me i fry pak zjarrit se nuk po ndizet mire. Ka shume vite qe eshte thene se Lufta e trete do jete fetare ose per buke dhe per uje. Dhe si gjithmone eshte raca e bardhe qe sulmon kontinentet…. Kush e verteton se keta te dy ishin te Al-Kaides dhe jo provokatore ? Do zoti dhe Europa nuk e ka me ngut. Kullat binjake e luajten rolin e tyre, por kriza financiare vazhdon. Popullsia boterore eshte shtuar shume, kapitalistet duan zgjdhje..
    Mjer kujt do ti bjere per pjese.

  • Edhe dicka tjeter doja te komentoja. Jane ndezur prej kohesh vatra zjarri ne emer te besimit.
    Dihet qe feja muslimane nuk te lejon te shash, tallesh, botosh fotografi te Muhametit.
    A eshte demokratike qe kjo gazete megjithese e di te mos respektoje kete Tabu te muslimanizmit dhe tamam ne kete kohe? Eshte detyra e gazetarise ti hedhe benzin zjarrit apo te pasqyroje te verteten?
    Me vjen keq per njerezit qe u bene viktima te kesaj loje, por ndoshta gjithsekush duhet te mendohet se si e fiton parane.

    • Bocari nuk negociohet absolutisht liria e shtypit cilado qofshin pasojat.
      1. Le të jetë tabu për myslimanët. Nuk është as tabu dhe as e shenjtë për të tjerët ku përfshij kryesisht satiristët e gazetës dhe sigurisht çdo jo-mysliman apo ateist dhe agnostik.
      2. Në Francë sundon ligji francez dhe jo ligji sharias dhe rregullat e Kuran-it .
      3. Liria e të shprehurit eshtë themeli kryesor i vetë lirisë dhe s’ka negociata për këtë gjë. Mungesa me e vogël ne lirinë e të shprehurit dhe çensura çojne në menyrë të padiskutueshme drejt tiranisë. Ne si shqiptarë e njohim mirë këtë pjesë.
      4. Eshtë e drejta e çdo myslimani të mos qeshë me ato karikatura dhe të ndjehet i fyer në identitet dhe besim. Proçese ndaj Charlie Hebdo ka pas nga të gjitha fetë të cilave gazeta i binte kokës. Krejt normale në një sistem demokratik. Megjithëse 99% të proçeseve i fitonin përfaqësuesit e fesë i kanë të gjitha mundësitë që sistemi demokratik i ofron për të kërkuar drejtësi. Vetë një nga imamët më të njohur në Francë deklaroi sot pak a shume këtë gjë: “Ka plot gjëra për të cilat nuk ishim dakort me Charlie Hebdo, dhe sigurisht ne e patëm zgjedh armën tonë, pena me penë. Jeta është e shenjtë dhe nuk mund të merret në emër të Zotit. Ata që kanë kryer këtë çmenduri janë vrasës, kriminelë, nuk janë myslimanë por mëshirimi i Satanit vetë…”
      Për t’a mbyll, është shumë kollaj të bësh auto-çensurë. Përveç Charl-it asnjë gazetë franceze nuk i botonte karikaturat. Po Charlie e pagoi shtrenjtë çmimin por siç thoshtë Redaktori dhe një nga karikaturistët, “Më mirë të vdes në këmbë sesa të jetoj i gjunjëzuar”. Ky është çmimi i demokracisë, të vdesësh për ideale.

    • @Bocari

      Komenti i dytë më ngjalli ndjesinë e debatit me ju.
      Janë të vërteta ato që thoni se doktrina e fesë myslimane e ka tabu figurën e Muhamedit, madje aq sa nuk lejon askënd as që të pikturojë një përfytyrim të vetin për të. Megjithatë, është tejet zhgënjyes konstatimi juaj se qenka antidemokratike mosrespektimi i kësaj norme nga gazetarët, madje, duke i cilësuar ata benzinëhedhës në një “zjarr” si ky që u ndez tek Revista e respektuar satirike “Charlie Hebdo” (“E përjavshmja Sharli”).
      Çdo bashkësi fetare ka doktrinën e vet dhe statutet e veta rregulluese, por është i papranueshëm dhe antidemokratik çdo devijim i këtyre statuteve, – që domosdoshmërisht mbështeten tek doktrinat përkatëse, – nga tërësia e ligjeve që rregullojnë një shoqëri demokratike. Si rrjedhojë, çdo pohim i këtyre doktrinave, i cili bie ndesh me këto ligje, nuk ka asnjë vlerë detyruese për askënd. Thënë këtë, do të ishte e tepërt të shtoja se, moslejimi nga doktrina e myslimanizmit të shprehjes së mendimit dhe ndjesive të çdokujt, lidhur me besimin e tyre, është një devijim antidemokratik nga tërësia e legjislacionit që rregullon marrëdhëniet midis bashkësive dhe individëve në një shoqëri demokratike. Si mendoni se qenka e drejtë (përderisa fajësoni gazetarët) që një shtetas i besimit mysliman në një vend demokratik t’u kushtëzojë të tjerëve jetën dhe mënyrën e veprimit, me pretekstin se fyhen ndjenjat e tij? Duke nisur qysh nga “pushtimet myslimane” që nisin në shekullin e 7-të me Muhamedin (më saktë me pushtimin e Levantit 632–661) pothuaj të gjitha luftërat e mëdha janë bërë në emër të kredos fetare, madje edhe shekulli që lamë pas,- ndonëse ishte shekulli ku demokracia e fitoi qytetarin anekënd globit, – nuk shpëtoi nga kjo gangrenë njerëzore. Jemi të gjithë dëshmitarë që (me përjashtim të Kosovës, ku të paktën shqiptarët luftonin për liri) benzinëhedhësja e luftërave në Jugosllavi ishte urrejtja e ndërsjellë fetare, pra luftë e nxitur nga doktrina armiqësore ndaj njëra-tjetrës. Pra, kemi të bëjmë me një fyerje reciproke të ndjenjave të bashkësive fetare, prej pothuaj 14 shekujsh! Askush s’ka të drejtë t’u kërkojë myslimanëve që ta pranojnë krishterimin si fe, për aq kohë sa ata nuk e ndjejnë se një gjë e tillë duhet bërë, por, nga ana tjetër, asnjë mysliman nuk ka të drejtë t’u imponohet të krishterëve lidhur me atë që ata mendojnë, ndjejnë dhe shprehin, prandaj këtë fjali tuajën e gjej fyese për viktimat e “Charlie Hebdo”: “Me vjen keq per njerezit qe u bene viktima te kesaj loje, por ndoshta gjithsekush duhet te mendohet se si e fiton parane”. Çdokush që i fiton paratë duke respektuar ligjet e vendosura nga shoqëria e një vendi, nuk janë viktima të asnjë loje, – siç shpreheni, – por janë viktima të urrejtjes së verbër kriminale! Satira e tyre kishte në qendër të gjitha fetë dhe nuk ishte antimyslimane, por afetare, pra ateiste. Nuk paskan pasur të drejtë ata të jenë besimtar të devotshëm të “doktrinës” që thotë se Zoti nuk ekziston?!
      Sa për komentin e parë, ku ju e ekzaltoheni për “pjekurin” politike të zotit Blushi, më duhet të them se ndonëse bashkohem pjesërisht me frymën e shkrimit të zotit Blushi, nuk mendoj se ka ndonjë pjekuri të nivelit për t’u vënë në vitrinë.
      Për mendimin tim, vetë këto paragrafë nuk tregojnë ndonjë pjekuri të madhe politike, madje më duket paaftësi ose mungesë formimi për të bërë një analizë të tillë:
      “Besoj se e di nga dolën. Nga depresioni, nga papunësia, nga korrupsioni, nga ngathtësia, nga mungesa e ideve, nga cektësia e liderëve, nga ngutja për nënshtrim financiar, nga arroganca injoruese e Evropës së veriut ndaj Evropës së jugut, nga nevoja që një pjesë e kontinentit ka për të dominur pjesën tjetër, nga eksperimentet e pafundme fiskale, nga polarizimi, nga pabarazia, nga kurrnacëria, nga austeriteti i stërzgjatur, i padobishëm dhe kërcënues që po e shndërron në treg atë që dikur ishte krijuar për të qenë një shtëpi.
      Dallimet kulturore në Evropë sot janë kthyer në dallime pasurie. Unë jam i pasur, ti je i varfër. Prandaj duhet të bindesh. Suvaja e solidaritetit ka plasur duke lënë shumë të çara përmes të cilave hyjnë maskat e Charlie Hebdos. Kjo është e vërteta. Evropa po ushqen ata që nuk e duan duke u hequr bukën atyre që e duan. Dikur ajo krijonte kundërshtarët e vet dhe kjo ishte demokraci. Sot ajo po krijon armiqtë e vet dhe kjo është barbari. Me naivitet mund të thoshte kushdo. Me mediokritet do të ishte më e vërtetë të thuhej”.
      Ti veshësh këtij konflikti vetëm ngjyra ekonomike, apo ta karakterizosh si të rrjedhur edhe prej ngathtësisë, mungesës së ideve, apo cektësisë së liderëve, si dhe nga “arroganca injoruese e Evropës së veriut ndaj Evropës së jugut, apo nga nevoja që një pjesë e kontinentit ka për të dominur pjesën tjetër”, – siç bën Blushi, – më duket tejet thjeshtëzuese.
      Po e nis nga kjo e fundit. Vërtet në nxitjen e kësaj urrejtje fetare (por që në fakt është njëkohësisht edhe racore) qëndron makutëria për pasurim dhe nevoja e një pjese të kontinentit për të dominuar të tjera pjesë, por kjo nuk nis sot me dëshirën e veriut për të dominuar jugun e Evropës. Kjo ka nisur qysh me ekspeditat e para imperialiste të mbretërive evropiane, të cilat, në kërkim të burimeve të pasurimit të shpejtë, u shpërndanë në çdo cep të globit, duke robëruar popuj dhe duke imponuar edhe me forcën e armëve kulturën dhe besimin e tyre. A nuk është edhe kjo një incentivë për të nxitur armiqësitë midis racave dhe kulturave të ndryshme, që, pavarësisht se ka ndodhur në vijimësi përgjatë 3-4 shekujve të parafundit, sërish ka lënë plagë të pambyllura? Kriminelët vërtetë janë evropianë, – siç thotë Blushi, – por në kuptimin që kanë lindur në Evropë, pasi, pavarësisht se janë shkolluar në shkolla evropiane dhe janë formuar njësoj si evropianët, apo kanë jetuar dhe janë rritur në mjedis evropian, është absurde të pretendohet se këto kushte janë të mjaftueshme për të “krijuar” evropianin e kohëve të sotme, të cilin vetëm problemet ekonomike, apo problemet që lidhen me qeverisjen dhe qeverisësit, e bëjnë të reagojë në këtë mënyrë. Një evropian është evropian që kur lind, pasi rritet në një familje që në çdo kuant të qenies së vet e pasqyron evropianizmin, pasi është një “filiz” që vaditet nga burimet e trashëgimisë kulturore, besimit, gjuhës dhe trashëgimisë së gjakut, pra ajo që e perifrazojmë si “kushtrimi i të parëve”. Ndërsa evropianët e “rinj”, të cilët kanë të tjera rrënjë, jo të gjithë janë evropianizuar për faktin se janë rritur në mesin tonë dhe për këta nuk mjafton të thuash se këto probleme që përmend Blushi janë shkaku që i bëjnë të ndërmarrin veprime të tilla kriminale. Këtë arsyetim të Blushit nuk e ndihmon as rasti i Lavdërim Muhaxherit, që ndonëse rrënjët e tija nuk i ka në një trashëgimi kulturore dhe gjaku evropiane, ka bërë të njëjtën gjë si këta që vranë tek “Charlie”. Pavarësisht se Muhaxheri është shqiptar, në kulturën e tij ka pasur vend edhe për islamin ekstrem, çka i ka shfytyruar identitetin evropian dhe e ka bashkuar me joevropianët, në emër të një kulture dhe kauze që nuk ka lidhje me Evropën, por që njësoj si tek “Charlie” ka shpallur si armikun e vet më të madh demokracinë. Nga ana tjetër, nuk më duket se Osama bin Laden ishte i varfër dhe i goditi Kullat Binjake për të siguruar një kothere bukë, ashtu si është naivitet të mendosh se Al Bagdadi i kundërvihet demokracisë i shtyrë nga varfëria apo nga shpërdorimet e krerëve evropianë, siç do ishte, njëkohësisht, naivitet të ndaje masakrën e djeshme nga këto dukuri.
      SAMUEL HANTINGTONI nuk ishte as idiot e as i cekët, kur iu kundërvu librit të ish-studentit të tij Francis Fukujamës “Fundi i historisë dhe Njeriu i fundmë” (që personalisht e konsideroj naiv, pasi Fukujama, ndoshta i nisur nga integrimi i tij dhe i të tjerëve si ai në kulturën perëndimore, arrin në përfundimin se kemi mbërritur tek njeriu i fundmë, i cili sot e ka marrë trajtën e duhur për të qenë një qytetar modern i shoqërive demokratike liberale dhe që pak a shumë nuk ka më nevojë të përmirësohet e të ndryshojë trajtë), përmes “Përplasjes së Qytetërimeve”, e cila është një teori sipas së cilës IDENTITET KULTURORE DHE FETARE TË NJERËZVE DO TË JENË BURIMI PARËSOR I KONFLIKTIT NË BOTËN E PAS LUFTËS SË FTOHTË. Hantingtoni këtë teori e ka shtjelluar në mes të konfliktit në ish-Jugosllavi, çka do të thotë se urrejtja fetare, si bazë e atij konflikti, mund t’ia ketë futur këto ide në kokë, por kjo është e vërtetë edhe për atë çka ndodh sot e gjithë ditën në Lindjen e Mesme e në botën islamike, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e së cilës është edhe krimi i djeshëm kundër demokracisë. Këto konflikte nuk janë gatuar sot, por 4-5 shekuj më parë, kur evropianët filluan të mendojnë se mund të dominojnë gjithçka, duke marrë rolin e xhandarit të gjithëfuqishëm ndaj popujve joevropianë. Kësisoj, nuk është as çështje ekonomike, as çështje drejtuesish. Njerëzimi do t’i heqë qafe këto konflikte, kur të vijë ajo ditë që Njeriu i fundmë i Fukujamës të ketë mbuluar të gjithë planetin ma praninë e tij. Kjo arrihet vetëm me integrim të plotë dhe të barabartë e pa diskriminim të askujt. Kjo do të arrihet vetëm kur ajo çka nisi me Globalizimin të arrijë pjellë gjithandej shoqëri të hapura. Kjo vlen edhe për evropianët e Perëndimin në tërësi, që duhet të lënë mënjanë paragjykimet dhe të mos i shohin të tjerët si inferiorë. Kjo arrihet kur zgjedhësit evropianë të mos votojnë ksenofobët, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit, pasi, pavarësisht se nga të gjithë u pranua që fitorja e ekstremit të djathtë ishte për shkak të krizës ekonomike që ka kapluar ekonominë botërore, askush nuk mund të thotë se shumica e votave për ekstremistët nuk përfaqësojnë në vetvete edhe urrejtjen klasore e fetare që ka zënë vend në shpirtrat e një pjese të evropianëve. Pastaj vijmë tek rezultati. Mekanika na mëson se çdo veprim ka një kundërveprim!

  • Beno je OK,per sa ke fol,po vazhdimin………se e ke mbyll te zgjimi..?
    Thuaju vazhdimin njerezve mos e ler gjysme,thuaju o njwrez,parrullat Liri,Barazi,Vllazeri ishin utopi….o njerez ju do ta hani se jeni shume goje per tu ushqyer…..
    Hajt mo…….

  • Me pelqeu shume shkrimi i Blushit. Nuk me pelqeu kur ai thote : ” Nëse një i papunë, një i mjerë dhe i pashpresë në Greqi do të ishte kishte gene të tjera kulturore edhe ai do të ishte kthyer në maskë islamike si streha më e sigurt për të mbrojtur veten. ”

    Me sa di une shkenca nuk ka provuar se popujt, racat ose besimet e ndryshme fetare kane gene te ndryshme. Ne se do te ishte keshtu atehere do te vertetohej teoria raciste e Hitlerit ne lidhje me racat dhe luften e racave. Desha ti kujtoj Blushit se para dy vjetesh nje norvegjez safi, ekstremist kristian, vrau brenda disa oreve mbi 70 veta gje qe provon se mendimi i Blushit eshte i gabuar.
    Sot ne tv te ndryshme italjane, gjermane dhe franceze theksohet fakti se ne Europe kemi humbje te vlerave dhe te identitetit. Gjithashtu keto media shprehin friken e madhe per ate qe ndodhi ne Dresden te Gjermanise me levizjen raciste PEGIDA. Kjo per faktin se Franca ka nje histori tjeter, krijoi revolucjonin francez dhe iluminishencen ndersa Gjermania krijoi Hitlerin.

    • plaku, shkrimin e lexova tek TemA ne celular dhe me pelqeu. B.B.ne fakt i meshon difrencave astronomike social ekonomike qe figurojne mes Veriut dhe Jugut te botes e ne dekaden e fundit edhe atyre midis Evropes veriore dhe asaj Jugore. Jo me kot kriza ekonomike ka mberthyer Evropen jugore dhe kjo s’ka t beje me pertacine,korrupsionin dhe mentalitetin, por me nje gjeostrategji te llogaritur mire dhe me pasoja per dekadat e ardhme. Psh, lexoja qe nje punetor italian apo grek punon me shume ore une se nje gjerman e prapeseprape merr shume me pak dhe jeton ne mizerje. Se Gjermania kish patur perfitime nga rregullat komunitare sa dyfishi i Italise, edhe pse kjo e dyta eshte ne krize te thelle. Pra, Evropa eshte solidare vetem ne karte, se ne praktike i ngjan nje qeni qe po ha bishtin e vet, duke krijuar vijen e kolonive ne jugun e saj.Jo me kot ne Shqiperi nuk prodhohet asgje, ka nje dore”te padukshme” qe nuk lejon shtetet e varfra te rimarrin veten e te behen konkurrente dhe besoj se Blushi e sheh problemin ne kete pikepamje. Edhe une kur e lexova u kujtova per rastin Breivik ne vendet nordike apo per shume rastet e tjera qe ndodhin ne Amerike, ne kampuse shkollash,supermerkato,etj. Tanime çdo njeri ka ideologjine e vet dhe dozen e marrezise se pafundme. Tek e fundit, po ti kthehemi nyjes se pergjithshme te Frikes qe sundon ne bote, te gjith e dime se bota mund te shuhet nga nje konflikt nuklear, kush i ka keto arme eshte i lutur te mos çmendet…Une mendoj se te shumtat e feve kane edhe gjynahet e tyre, qofte feja islame e ajo kristiane, qe prej kohesh jane vene ne nje konfrontim te keq nga demagoget. Feja kristiane ka ne koshiencen e vet genocidin fnatik te inkuizicionit, zhdukjen e etnive latinoamerikane, e shume te tjera te panjohura qe s’i dime, por ne te vertete pritet nje revolucion social ekonomik. Sesi do vije nuk e di, se kush do ta sjelle kam shume dyshim, por po pati varferi do kete tensione sociale dhe episode te tilla qe tani i quajme pre te ideologjive neser do jene pasoja te tensioneve sociale. Te pershendes

  • Beni !
    Shkruan si gjithmone mire por te lutem mendoni edhe se ku po shkon Partia Socialiste e udhehequr nga djathtisto – psikopati Edi Rama .Ju i pari dhe te tjere ne krye te PS duhet te ngriheni me force dhe te kerkoni shkarkimin e k. mashtruesit, dhe te gjithe socialistet , te cilet jane shume te zhgenjyer , do t,ju mbeshtesin .
    Ne qofte se do te qendroni sehirxhij si deri tani , PS e mori lumi dhe per 2 vjet kemi perseri Saliun me Liken ne pushtet.

  • Ben Blushi! Diktatoret arabe islamike, kane nevoje per njerez si ju, sepse ju beni ate qe ata enderrojne: JU IDENTIFIKONI TE GJITHE POPULLATEN ISLAMIKE ME nje grusht terroristesh.
    Ben Blushi i cili ka parashikuar islamizimin e evropes, mbytet me nje pike uje, kur perpiqet te na binde se arsyet perse kryhen sulmet terroriste e kane burimin tek papunesia, pabarazia, apatia apo mungesa e vizionit per te ardhmen te udheheqesve evropiane.

    Ne radhe te pare zoti Blushi, ferkimet fetare nuk jane fenomen qe linden ne shekullin e njezet e nje, por fenomen i perjetshem.
    Sulmet fetare nuk burojne nga pabarazia, varferia ekonomike por jane loje e kurdisur prej diktatoreve te cilet nuk mund ta tolerojne paqen fetare ne Evrope, dhe perpiqen te perfitojne pushtet duke perdorur karrema si terroristet e djeshem ne France, dhe qe ti, me Kadarene e shoke te tjere te Partise, spekuloni e bieni pre e provokacionit islamik.

    Udheheqesit evropiane sa i perket aspektit fetar e kane vizionin shume shume te kthjellet: liri fetare per te gjithe fete. Jo me kot jane lejuar ndertimi i qindra xhamive nen tere qiellin evropian. Por, ky gjest human dhe demokratik nuk mund te garantoje paqen fetare, sepse diktatoret fetare kerkojne gjithmone sebepe, pretekse, dhe kur nuk i gjejne ato, i hedhin benzine zjarrit.
    Problemi pra, nuk buron prej Evropes, problemi po impoprtohet me zor, me dhune.
    Nje pjese e problemit, jeni ju zoti Blushi, ju shkrimtaret populiste se bashku me politikanet populiste, si Wilders ne Holande e kudo ne Evrope. Ju, kur beni parashikime profetike se islami do te shkaterroje Evropen, vetem se legjitimoni ose hidhni benzine zjarrit terrorist islamik.
    Diktatoret arabe islamike, kane nevoje per njerez si ju, sepse ju beni ate qe ata enderrojne: JU IDENTIFIKONI TE GJITHE POPULLATEN ISLAMIKE ME nje grusht terroristesh.

    Ne mbyllje, do te benit mire, ti, dhe KADAREJA me shoke, qe te mos beni nje lufte te njeanshme fetare ndaj Islamit, por godisni edhe diktaturen ortodoske greke e ruse. Terrori me i rrezikshem nuk eshte ai qe shperthen nga baruti por nga lufta psikologjike, qe e ndeshim tek kisha greke e ruse, dhe para 1 shekulli edhe tek kishat perendimore.
    Praktikat terroriste te islamit, i denojne edhe vete popujt islamike.

    Evropa, nuk mund te mbrohet prej islamit duke e kerkuar problemin kryesisht ne portofol. Ne Holande, une njoh dhjetra myslimane te radikalizuar, te cilet kane pune, shtepi e te ardhme te mire. Terrorizmi fetar eshte shplarje truri i nje grushti njerezve, kryesisht ne krize psikologjike, dhe krizat psikologjike shpesh nuk kane natyre financiare por ndjenje e nje inferioriteti te semure.

    Evropa mund te mbrohet nga Islami duke e luftuar ate selektivisht, dhe jo masivisht, sic beni ju, duke i futur te githe myslimanet ne nje thes.

    Paqja fetare eshte nje dileme shekullore e njerezimit. Lekundje termetesh te vegjel do te kete gjithmone. E keqja eshte te mos shperthejne termete katastrofike.
    Mentaliteti dhe profecite e tuaja e Kadarese, jane pa dyshim nje garanci e termeteve te medhenj fetare

  • Ben …i biri ..Kocos …Mjaft me shgarravinat ..je racist ne shkrime..e.tua BOLL na..c ..by ..babai jot per socializmin ..por na ben moral ti o legen . JU mor felliqesira nje gje nuk kuptoni ..NE nje dite do te kthehemi ne Atdheun ton AI ESHTE I TE GJITHVE PA DALLIM FEJE Vetem juaji nuk eshte JU EPLACKITET..E ROPET .E..CVATET EMASKRUAT SI KENI LENE GJE PA I BERE TE MAJTE ETE DJADHTE ..JU JENI DJAJT E SHQIPES ..SHIKO MOR P..SI JANE BERE BOSA FRANGAJ ETJ ..

  • z.Ben,je shume i qarte e lexohesh dhe mes rrjeshtash,te lumte! Nuk je konformist dhe kjo me pelqen.Perfundimet ose disa nga ato qendrojne fort.Per politkberesit,vonesa,burokracia dhe mungesa e ideve jane fatale per popujt.Kete e verteton ngjarja e fundit dhe jo vetem. Sot miliona te shkolluar dhe pa pune,pa te ardhme etj.etj. Politika eshte kthyer ne nje biznes te piste,ku nuk mendohet me per qytetarin e thjeshte por per ate qe ka fituar duke vjedhur. Sot ligjet nuk behen ne favor te popullit por ne favor te bizneseve dhe ata po “drejtojne” aktualisht.
    Privatizimi i gjithçkaje heq shpresa per miliona popuj qe votojne per qeverine e shtetit te tyre dhe… votojne qe Qeveria te punoje per ta dhe jo tja u punoje atyre. Urime Ben Blushi je i qarte dhe largpames,uroj te mbetesh i tille dhe nje shprese per “qyteterimin” tone!

  • Artikull shume i dobet dhe teper i merzitshem. Ndonje ide mund te jete e drejte po me mes te shume “ideve” te tjera krejt te gabuara s’kane asnje vlere. Nje nder politikanet pseudoshqiptar qe po i sherben me besnikeri armiqeve te shqiperise.

  • Me kujtohet dikur nga vitet 1998 kur Beni i vogel ecte vete gjate fushates elektorale deklaroi ne Korce se i premtoi rinise me shume seks.Nuk e di por TV klani duhet te kete nje kronike te tille.
    Shpresoj qe Fevzoja ta gjej dhe tia nxjerri nje dite.

    Nga politika Benoja i hyri romaneve, por ato nuk ishin romane qe ecnin vete por dikur i kishte dhene nje dore per te turbulluar disa ujera.Ose me sakte ishte nje vizion bizantin i Ben Blushit per boten .Vizioni Bizantin vazhdoi me ishullin, me otellon etj qe ai i ka projekte ne vazhdim.

    Por nuk e kuptoj cfare e lidh Blushin kaq shume me bizantizmin saqe cdo gje e shikon me syrin e tij.Dhe kur flet per europen flet si nje bizantin jo si nje shqiptar.Merr reference Greqine dhe partine e Agimit te zi, pastaj ben nje lloj katapultimi sikur do te thote mos Europe pse i keni vendos saksione Rusise ju?Pse nuk e ndihmoni Rusine dhe perzini Islamiket nga Europa?Po me Greqine cfare keni xhanem qe e futet ne krize ekonomike?
    Po nuk e ndihmuat do ju bie mallkimi bizantin dhe do jua marrin hakun Islamiket.

    Ben Blushi dil nga veza e kuqe e bizantizmit fol me gjakun e kuq te shqiptarit

  • Beni shkruan si nje filozof i doktrines se organizates terroriste 17 nentori.Ideologu i saj mediatik i cili nuk mund te dale nga kornizat i te qenurit djali i Kicos.
    Blushizmi eshte demshem per Shqiperine sepse nuk ofron paqe dhe tolerance por kerkon percarje dhe konflikt kulturor dhe qyteterimesh, prej te cilit nuk perfiton askush pervec armiqve tone historike kufitare si Serbet ashtu dhe Greket.
    Me pak fjale Blushizmi eshte teori qe vjen nga dyert e sllavizmit-ortodoks me nje ideologji serbo-helene e cila kerkon qe shqiptaret te urrejne njeri tjetrin per shkak te ndasive kulturore apo fetare.
    Kuajte e Trojes ne Shqiperi jane te shumte disa te futur nga veriu e disa te futur nga jugu.Disa perdorin Romanin si nje patkua me tezen e iluminizimit te shoqerise ndersa te tjere perdorin politiken si freret e drejtimit te ndonje organizate apo partie minoritare.
    Arumunet ne Shqiperi kane qeve perhere vasale te Grekeve, e veshtire te vish nga Rumania si copan dhe te behesh shqiptar.

  • @ i nderuar Pellazg

    ke prekur shume tema, por po sqaroj ate qe kam dashur te them me te zbuluar dhe te shtjelluar.
    Persa i perket Blushit them se cfaq shkaqe naive dhe se duhet te ndaje politikanin nga shkrimtari, sepse te dy sebashku demtojne njeri tjetrin.

    „Charlie Hebdo“ per mendimin tim i ka kaluar kompetencat e nje gazete satirike, duke treguar injorance shpriterore dhe mungese respekti. Nje nga te drejtat e njeriut eshte e drejta e besimit dhe nqs. ti futesh ne kete drejte dhe ma dhunon ate, atehere do ndodh ajo qe ti shkruan ne fund te shkrimit tend ” Mekanika na mëson se çdo veprim ka një kundërveprim!”
    Ti shtron pyetjen; ” Nuk paskan pasur të drejtë ata të jenë besimtar të devotshëm të “doktrinës” që thotë se Zoti nuk ekziston?! Pikerisht kjo eshte, respektoji muslimanet ne besimin e tyre. Te besh karikatura te Mohamedit, Krishtit, e shenjtoreve te tjere bythperjashta, me vulgaritete seksiste, eshte shume e rende per besimtaret. Ti dhunon ate qe ai adhuron dhe kete ne menyre publike. Thuaj nje shqiptari, nenen e motren te te vrasi ne vend.
    Kur them se gjithsekush duhet ta mendoj si e fiton parane, eshte perseri nje apel qe i bej cdo njeriu qe parane te mos e fitoje mbi kufoma dhe ketu hyn nje kategori e madhe njerezish, qe nga politikanet, legionaret, paparaci, etj.
    Edhe kur them se hedh benzine ne zjarr bazohem ne situaten teper te tensionuar qe ndodhet sot bota ne lindjen e larget dhe them se kam te drejte. Pervec kesaj hedh edhe mendimin se askush nuk e di te verteten se kush fshihet nen keto maska, duke mos perjashtuar ketu qe, edhe vete ata qe jane te interesuar per luftra te jene autoret e ketij krimi. Disa fjali te tuat jane kontradiktore, thua se, “asnje musliman nuk ka te drejte tu imponohet te krishtereve dhe te kushtëzojë të tjerëve jetën dhe mënyrën e veprimit, me pretekstin se fyhen ndjenjat e tij?” Nuk eshte tamam kjo qe ben kjo gazete?
    Persa i perket citimit te historise dhe filozofeve, po shtoj kete:

    Cdo e vertete eshte e diskutueshme nga kendveshtrimi qe shikohet.
    Sot jetojme ne nje kohe kur kriminelet me te medhenj derdhen ne bronx dhe shkruajne historine qe e mesojme ne. Une personalisht nuk kam nje fotografi te besuar te historise dhe historia qe besoj une se ka ndodhur, nuk mund ta faktoj. Me pelqen thenia e Marksit se, historia sunduese eshte historia e shkruar prej sundimtareve.
    Fillojme qe me genjeshtren e fjales Greqia antike, qe nuk ka ekzistuar kurre dhe deri tek demokracia e sotme, qe eshte nje genjeshter.
    Fjala Demokraci rrjedh nga greqishtja e vjeter nga bashkimi i dy fjaleve Demos = Fshat dhe Kratein= udheheq, udhehiqem ne kuptimin e te pasurit te gjerave ne dore. (nuk di greqisht por keshtu i kam lexuar) fjale kjo per te treguar organizimin e jetes ne nje zone te grupimit te njerezve dhe ka funksionuar per kete njesi. Ne sistemin demokraci, bazen e jetes e perbenin 90% e njerezve qe ne greqishten e vjeter quheshin idios, nga ku rrjedh dhe fjala e sotme idiot. 10% ishin udheheqesit (deme) + keshilli(njerez qe kontrollonin deme) + grupin njerezve qe vepronin per sigurine dhe zbatimin e rregullave (qe me vone mori rolin e ushtrise dhe te adminstrates)
    Kjo forme ka funksionuar vetem ne struktura te vogla. Nga huazimi i konceptit per formacione me te medhaja humbet mundesine e kontrollit dhe tranparences , kthehet ne tirani qe ne kohet tona perfaqesohet nga oligarkia financiare dhe ruan vetem kuptimin idealist te saj. (shiko simbolin e Masoneve me piramiden kokeposhte dhe syrin ne mes)
    Duke ju referuar Hegelit qe thote se: „Historia çon drejt një synimi dhe se kuptimi i historisë, domethënia e saj dhe drejtimi i saj, qëndrojnë te progresi i shpirtit që gjithnjë e më tepër fiton ndërgjegjen e lirisë së tij, nëpërmjet organizimit të një shteti të mbështetur tek pjesëmarrja e qytetarëve“ dhe duke njohur kete zhvillim te mbrapshte te historise shprehem e deziluzionuar per njeriun e fundit te Fukujames.
    Po e mbyll me nje citat te Goethe;
    ” sklleverit me pa shprese jane ata qe mendojne gabimisht se jane te lire”. ”

    • idios( idhios) ne greqisht i thone “i njejte/ te njejte”= te barabarte,nuk ka kuptimin e “idiot” qe ne greqisht i thone”ilithie”.Demos i thone “popull” dhe “Kratos” edhe sot i thone shtet, ose Kryesues, dmth Demokraci=popull qe udheheq. Ne fakt ky si koncept ka lindur ne Persine e vjeter, por filizofia athiniote i dha kuptimin”demokratik”(dhimokratia).Platoni pati teorine e tij mbi drejtimin e shtetit, duke ia besuar kete mision “me te mireve”(aristos ne greqisht, nga ku rrjedh aristokracia), qeverisja nga me te miret.

    • @Bocari

      Ashtu si mendoni edhe ju, kam bindjen që një pjesë e myslimanëve kanë mbetur të fyer nga karikaturat, siç kam bindjen se ka edhe shumë syresh që nuk u vënë rëndësi mendimeve që vijnë nga burime të ndryshme lidhur me këtë çështje. Ajo çka unë them, lidhet me faktin se askush dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përdorë dhunën edhe në rastet kur gjykon se mendimet dhe veprimet paqësore të dikujt fyejnë idhujt e tij. Nuk është “Charlie Hebdo” që ka cenuar rregullat demokratike, por ajo revistë vetëm ka përdorur lirinë dhe me mjete demokratike ka shpalosur idetë e veta. Askush si ndalon të “fyerit” të përdorin çdo mjet paqësor për t’i diskredituar personat apo grupimet që mendojnë se i kanë fyer. Përkundër, nëse do të pranonim si të drejt këtë lloj kundërveprimi, atëherë do të pranonim si normal një reagim të dhunshëm të botës islame ndaj doktrinës së krishterë në tërësi dhe ndaj të gjithë të krishterëve pa përjashtim, për faktin se doktrina e krishterë nuk e njeh Muhamedin si profet, apo si trashëgimtar të fronit të Davidit, nëse më lejoni të shprehem me simbolikën doktrinare. Nga ana tjetër, edhe nëse do arsyetojmë duke e pranuar si normal reagimin e myslimanëve, për shkak se ndihen të fyer, assesi nuk mund ta shohim këtë nën këndvështrimin makiavelist se “qëllimi justifikon mjetet”. Në demokraci nuk ka asnjë qëllim që justifikon përdorimin e dhunës dhe të vetëgjyqësisë, çka do të thotë se fajtorët s’mund t’i kërkojmë tek viktimat, por vetëm tek vrasësit.
      Së fundi, desha të sqaroj, që të mos krijohen keqkuptime, se Ligjin e mekanikës e përmenda jo për të thënë se reagimi ndaj mënyrës sesi Perëndimi sillet ndaj Orientalizmit (po përdor terminologjinë e Eduard Said), do të çojë në veprime të tilla, sepse ajo çka ndodhi është dukuri e izoluar edhe brenda vetë asaj tërësie që Said e quante “Orientalizëm”, pasi jo të gjithë myslimanët veprojnë në të njëjtën formë, ndonëse mund të jenë të gjithë të fyer. Unë kisha parasysh që sa më larg ta mbajë Perëndimi Orientin, sa më shumë të vijojë të tregohet jomiqësor me të (nuk po them armiqësor, sepse nuk është), aq më e largët do të jetë dita kur Njeriu i fundmë i Fukujamës të ketë mbuluar të gjithë planetin me praninë e tij, e thënë ndryshe, dita kur do të vijë ajo çka Fukujama e quan “Fund të historisë”. Personalisht e shoh më shumë fajin tek Perëndimi, sesa tek Lindja për këtë fërkim midis dy qytetërimeve të Hantingtonit. I takon më të zhvilluarve të “hapin” rrugë, në një proces ku dhuna është absolutisht e përjashtuar.

  • @xhungelhesapi
    do te isha shue dakort me mendimin tend,po qe se behej fjale per nje shtyp te lire. Por a ka nje shtyp telire sot? Une me faktet qe njoh them se shtypi sot eshte nje nga shtyllat e shtetit dhe i sherben atij.

  • @ gjerman i fundit

    nuk e kam nxjerre kuptimin e fjaleve nga koka, por e kam lexuar. Ne baze te emrit them se levron dhe gjermanishten. Ne Wikipedia do gjesh;
    -Demos (δῆμος), der altgriechische Begriff für Gemeinde, gemeinhin auch für das Volk,
    pra kuptimi i pare eshte bashkesi dhe i dyti popull.
    -Verb kratein „herrschen“ und heißt nichts anderes als „Herrschaft“- eshte pjesa e dyte e fjales Aristokratia, pra sic edhe e kam shkruajtur me larte fjala demokrati, vjen nga bashkimi i fjaleve Demos+kratie.
    Sa per fjalen idios kam thene se, nga kjo fjale vjen fjala idiot. Meqenese ne sistemin demokratik ne lashtesi sic e kam thene dhe me larte 90% ishin shtresa e njerezve te barabarte, keta quheshin idios sic thua edhe ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *