Në kujtim të Lasgushit

redaktor

 

Nga Auron Tare

Ky eshte Çuçi. Kur kam qene i vogel e ushqeja me sheqerka me ngjyra qe i bleja prane shtepise se Llazarit. Ne takimin e pare me kafshoi doren. Me sa duket nuk i donte kalamajte. Por me vone u pajtuam.

Sheqerkat i merte me delikatese nga pellemba e dores dhe pasi i lepinte i hante dale ngadale. Pastaj ngrihej ne dy kembe dhe kerkonte te tjera. Llazari e merrte gjithandej me vete pa rrip. Ai i ecte afer me bishtin perpjete. Balluket ja mbulonin syte dhe ne si femije çuditeshin se si Çuçi ishte i afte te ecte pa u penguar.

Kur shkoja tek shtepia e Llazarit degjoje lehjet e Çuçit deri sa te bindej qe nuk ishe ndonje njeri qe nuk e njihte. Pastaj tunde bishtin dhe shtrihej prane Llazarit.

Ne fund te majit ne se nuk gaboj, une hypja tek mani i kuq per te shkundur mana dhe Çuçi rrinte poshte pemes duke lozur dhe duke lehur nga zhurmat. Manat e kuqe i vendosja ne nje pjate dhe pasi haja ca vete ja shpija Llazarit apo Nines.

Disa here Llazari me kishte marre me vete bashke me Çuçin ne rruget e boshatisura qe te conin tek Gjoli.(Liqeni). Me sakte tek Uçkat nje vend i cili ishte i rezervuar vetem per pogradecaret dhe jo per ata qe vinin nga Tirana. Shtepite buze gjolit kishin nje si oborr te vogel qe te nxirnin tek buza e liqenit dhe ku peshkataret shpesh linin varkat apo rrjetat.

Llazari me mesoi se si te beja petullushka ( hedhje e gurit petashuq ne uje qe te beje rrathe) si dhe te mblidhja guricka te lemuara te rrumbullakta. Pasi mbushja kanatieren plot ja coja deri ne shtepi dhe tek kati i dyte i vendosnim ne nja dy kuti konservash mishi te varura ne gozhde. Ne mur kishte llastika te varura ne ca mbajtese druri.

Me vone mora vesh qe Llazari i mblidhte gurickat per te trembur kalamajte qe i futeshin ne kopesht per te vjedhur molle. Ca molle te medha jeshile qe te mpinin dhembet kur i kafshoje.

E shikoja shpesh Llazarin te ulur tek bufeja afer shtepise me Çuçin prane i rrethuar nga dy apo tre moshatare. Kur bleja ndonje byrek te ngrohte Llazari me jepte ndonje 5 leksh dhe me dergonte te bleja sheqerka per Çuçin. Eshte rasti i vetem qe njoh qe nje qeni i jepnin sheqerka. Ndoshta Llazari sheqerkat per Çuçin e kishte si gjene me te mire qe mund te gjente per te. (me vone kam lexuar qe Çuçi ishte si femije dhe nuk kishte lidhje me qente e qytetit).

Lasgushi me Çuçin, shtatore në Pogradec

Gjithmone me ka mbetur ne kujtese Llazari i çuditshem me kapoten e zeze me republike dhe floket e bardha pak te gjata per kohen dhe me Çuçin prane duke u ngjitur tek rrugica dhe pasi hynte ne nje shesh te vogel ku ndonje here ne kalamajte loznim me botash, i drejtohej shtepise se vogel me hyrje nga rrugica e brendshme.

Rrugica ishte e shtruar me gure te medhej te lemuar lumi apo gjoli dhe fundi i saj shkonte deri tek Topleci nje burim me uje akull i rrethuar me disa shtepi qe Toplecin e kishin si nj oborr te perbashket. Nje lloj formacioni i çuditshem arkitekturor.

Perpara se te shkoje tek hyrja e shtepise se Llazari ishte nje cezme ku ne pinim gjithmone uje dhe nje shtylle druri me nje llampe qe ndriconte edhe pse dobet sheshin e vogel nga ku capitej Llazari me Çuçin.

Shume vone diku ne shkollen e mesme kur degjova se kishte vdekur poeti Lasgush Poradeci (une si te gjithe moshataret e tjere e dinim te vdekur prej kohe edhe pse e benim në oren e letersise) mora vesh qe Llazari i çuditshem i femijerise sime kishte qene Lasgushi.

 

Lasgush Poradeci u lind më 27 dhjetor 1899

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *