Në kujtim të mikut tonë të shtrenjtë Klosi

anazapta

U bë një vit që u nda nga jeta, kolegu dhe miku ynë i paharruar Ardian Klosi.

Ne, si AKIP, humbëm jo vetëm një mik, por mbi të gjitha një kampion të betejave për një Shqipëri të pastër dhe Europiane. Lëvizjet emancipuese të shoqërive civile kanë patur gjithmonë në gjirin e vet luftëtarë për të drejtat e njeriut në parandalimin e rreziqeve sociale, që mund t’i kanosen brezave të ardhshëm; i tillë ishte dhe Klosi.

Si një njeri me integritet të pacënueshëm dhe me dinjitetin moral, që karakterizon çdo intelektual të madh, miku ynë Ardian Klosi na shoqëroi në mënyrë konseguente në çdo betejë të AKIPIT për të ndalur ndotjen e mjedisit tonë nga makutëria dhe spekullimi, që vijnë si rrjedhojë e një pushteti të korruptuar.

Sot ai do të ishte i lumtur, sepse qëllimi ynë për një Shqipëri të pastër do të bëhet  realitet.

Në 12 Dhjetor 2013 të gjithë shqiptarët do të shkojnë në qendrat e votimit për t’i thënë JO importit të plehrave.

Ndaj në këtë përvjetor të tij, kujtojmë me admirim dhe respektin më të madh anagazhimin e tij si intelektual, publicist dhe ambjentalist.

Vepra e Dan Klosit na frymëzon dhe na bën akoma më të vendosur për ta çuar deri në fund misionin tonë për një Shqipëri të pastër dhe të shëndetshme, si për brezat e sotëm dhe ato që do të vijnë më pas.

Me mirënjohje të thellë,

Nismëtarët e AKIPIT

 

 

Letër e nënshkruar: Grup Kolegësh

Share This Article
1 Comment
  • • “Per mortuis aus ben aus nihil” thoshin latinët. Por rasti i vetëvrasjes së Ardan Klosit është fal atij njeriu që janë sot “specie te rralla” që kan mbetur në këtë vend gjithësejcili nga ne që e njihnim ndjen krahas dhimbjes se ikjes se një njeriu të virtytshem dhe “lehtësine” për të folur dhe shkruar mirë pa fund.
    • Dhe në këtë trishtim për të me vjen në mend ajo që ndodhi dhe e çoi ne vdekje të parakohëshme dhe që është epitaf në varrin e Bertold Breht-it që Ardiani e donte aq shumë dhe e përktheu atë dhe shumë shkrimtar e poet Gjerman, përfshi Gëten e Madh, “Nga tigrat munda të shpëtoj, por ç’e do më hëngrën krymbat e plehut” ( më hëngrën servilet desh të thoshte…!) Dhe ja si përseritet historia, por tek ne në forme tragji-komike, dhe nga ky asfiksim shoqëror iku dhe nje njeri fisnik dhe erudit si Ardian Klosi, që jetoi në një vend e shoqëri aspak dinjitoze.! Por miku ynë Ardian Klosi beri atë që s’duhej bërë siç thotë Oskar Wilde: “Njeriu në këtë jetë mund të bëj gjëra që s´duhen bërë”.
    • Dhe “ikja” e njerëzve të tillë me vlera në një vend qe i shpërfill aq shumë me kujton Hosanate panegjirike Soloniane, që tek ne janë aktuale sot e gjithë ditën ku: “ Glorifikimi deri në ekstazë i absolutizmit shtetëror, lindja dhe zhvillimi pakufij i fetisheve, hyjnizimi i kultit të njëshit, mistifikimi i të vërtetave historike, robotizimi i trurit intelektual përmes inkuizicionit të mendimit të lirë, këto përbejnë tek ne edhe sot e gjithë ditën frymën e ritualit të vjetër të substratit gjiriz, mbi të cilin lëshojnë rrënjë dhe harlisen për bukuri të gjitha llojet e gjëmbaçeve dhe hithrave prej nga do të mund të ushqehen të gjitha segmented e turbullirave të llahtarshme shoqërore.
    • Por s’tha kot Sami Frashëri: “ Kalben intelektualet atje ku lartësohen mediokrit. Dhe s’mbetet tjeter për të thënë veç asajë që tha perseri S. Frasheri: ”Dhëntë Zoti që Shqiptarët shpëtofshin nga njëri-tjetri“.
    • Dhe janë të paktë dhe shumë të rrallë tek ne ata që vdekjes i shkojnë me dinjitet si Ardian Klosi, që ishte një fisnik i ditur si ai që iku papritur ne kulmin e vlerave për injorance dhe të shoqërise tonë dhe për dobësi të shokëve që e lanë vetëm në vetmi…dhe ai i lodhur nga kjo iu dorëzua perjetësisë.
    Lamtumirë bashkëpatrioti ynë fisnik Mallakastriot Ardian Klosi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *